Sandri, xheloz për minierën e Fahriut në Rehovë

13 Shtator 2011, 21:06Antena TEMA
Sandri, xheloz për minierën e Fahriut në Rehovë

Sandri u mërzit dje nga replika e Saimir Tahirit me Ministrin e Ekonomisë, kur i tha këtij të fundit se ti ke filluar rri shumë me Fahri Balliun. Në fillim u bë kurioz se mos Fahriu i kishte hyrë në pjesë në repartet ushtarake në Palasë, Gji të Lalzit dhe Kavajë. Pyeti gjithë drejtorinë e privatizimit dhe e siguruan që Fahriu nuk ka asnjë kërkesë të tillë. Dhe një shtëpi që po e bën në Dhërmi, po e bën në tokë të blerë. Atëherë mori vet Nasipin.

-Pse të tha ai Saimiri ashtu për Fahriun, e pyeti.

-Nuk e di, i tha Nasipi, mua më ka dhënë disa porosi shefi dhe jam duke ja bërë, unë nuk kam lidhje personale. Gjithçka e bëj për partinë.

-Çfarë porosie ka dhënë ai shkërdhata pa më pyet mua, tha.

-Po ja, Fahriu me kunatin dhe baxhanakun kanë marrë një minierë në Përrenjas dhe nja dy sektorë këtej nga Mokra. E kanë regjistruar në emër të ca vëllezërve turq, por është ai baxhanaku që ka ambasador nga pas dhe kunata drejtoreshë. Tani i kanë vënë syrin Minierës së Rehovës dhe duan ta marrin atë. Qenka më e mirë ajo.

-Jo more, bravo Fahroja. Po nxjerr kjo Rehova?

-Kjo nxjerr bakër dhe është një kompani tjetër turke, por shefi më ka thënë që ja kemi premtuar Fahriut këtë dhe duhet t’ia japim.

-Po sa lek bëhet me këto minierat apo vari leshtë?

-S’e di ç’të të them. Të thashë, unë këtu jam i emëruar, bëj ç’më thonë. Më thonë jep skrapin e TEC në Fier filanit, ja jap, më thonë hiqja licencën asaj firmës, jepja kësaj të Fahros, ja heq, se ç’bëhet e di Shefi.

-Ore, na bërë shumë kurioz se kam dhe një video të këtij Fahros që flet për ca rus që merren me skrap, mos e ka marrë dhe ky skrapin e Fierit që thua?

-Jo, jo, ata janë ca miq tanë, ata rusët e Fahros kanë mbaruar punë. Unë për vete nuk e pres në zyrë. Ai shkon në darkë tek shefi, shefi më çon në mëngjes korrierin dhe më sjell porosinë. Vetë unë s’bëj gjë pa shefin.

-Ore, jeni bërë shumë shkërdhata, urtë e butë e plot tiganin ju. Mua më q… nëna këtu, po mbaj gjithë këtë peshë mbi supe, Fevzo emision përditë, Doktorin çdo muaj në televizion, Fahroja me një copë gazetë po merr gjithë Shqipërinë.

-Po pse mo Sandër, pak të kemi dhënë ty, Kinostudion e privatizove, Palasën me Zamirin e privatizove, Gjirin e Lalzit ua dhamë, tjetër gjë se vriteni me njëri- tjetrin, Kavajën po e merrni. Nuk di të ketë marrë njeri më shumë.

-Jo mo jo, nuk jam i pakënaqur për ç’kam marrë, por kur krahasoj punën time të madhe dhe Fahron, më vjen pak inat me thënë të drejtën se ky po i merr të gjitha.

-Jo mo, s’ka marrë ndonjë gjë të madhe. Kjo miniera sa për një rrogë për kunatin është, po më ka gjetur belaja se më ka zbarkuar gjithë Pogradeci në zyrë dhe më thotë do na marrë Fahriu gjithë minierat, si t’ia bëjmë. Unë i qetësoj, u them që do vetëm Rehovën e Korçës, por atyre nuk u del frika. Se dhe llafos shumë ai.

-Nuk e di unë vëlla, por po më bëni kurioz me këtë punë. Skrap nga një anë, miniera nga ana tjetër, janë bërë pak si shumë. Se unë dhe Doktori mbajmë hallet, ju merrni lekët. Fol një herë me atë shefin tat, i thuj kur të të vijë veza në bythë në Gjykatë të Lartë, tek Klani do përplasesh se Fahriu i ka harxhuar nderet me Lulin.

-Shefi im ka respekt për ty, ti e di, por tani dhe ndonjë nder Fahros do t’ia bëjmë, mos dëgjo këta socialistët ti.

-Jo se atë dhe ata amerikanët e kanë nxjerr si sekser, i tha Sandri, dhe Doktori është xhindosur, se në fakt s’e qas as në zyrë. Mos të ketë atë shefin tat, shkon për lesh.

-Nuk e di vëlla, ti e di, unë s’bëj gjë pa leje. Po më tha shefi, unë dhe Tit Vasili jemi betuar dhe gomën e makinës kafshojmë.

 

 

6 komente në “Sandri, xheloz për minierën e Fahriut në Rehovë”

  1. DJ Achmed Good evening Infidel says:

    Tamam i ke rene pikes dava kurvash————-e legenash

  2. Padrino says:

    Sa mire ja ke bere ketij ish-prokurorit
    qe cuditerisht u katapultua ne politike.
    Ai jo gomen e makines, por kafshon cdo gje qe i thote shfi.
    Njerez pa shtylle kurrizore dhe pa integritet.

    1. Agim says:

      …padrino, mire e ke thene, “..njerez pa shtylle kurrizore”.
      Dukesh qe ke shume -shume vite qe e njeh mire kete maskara.

  3. eli-Tiv says:

    ….sugjeroj….sandrit…te marri miniere qymyri qe i kane lene pas dore….dikush duhet t’i shpjegoje se qymyri ka te njejten perberje kimike me diamantin !!…..e keshtu me nje ndyshim te vogel..ne strukture kthen qymyrin ne diamant…(i duhet nje kimist e gjeolog i mire)….parate qe i jep Fevsos vene dem….le te mendoje ndryshe..

  4. fama berat says:

    po more po pune kurvash thoni ju. epo u be te themi pacim fatin e kurvave.

  5. Marjela says:

    E ka marre edhe Gurin e Kuq ne Pogradec madje me ata “vellezerit” Turq. Shihni ne METE se do e gjeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje