Peripecitë e qenit të gardës në TV Klan

12 Shtator 2011, 22:53Antena TEMA

Një ngjarje e madhe ka tronditur TV Klanin. Doktori do shkonte për intervistë për herë të parë këtë muaj tek Fevziu dhe Sandri kishte njoftuar gjithë ekipin që të mos merrnin bukë me vete pasi qeni anti-minë i Doktorit mund t’ua hante. Në mbasdite, rreth dy orë para se Doktori të vinte në TV Klan, qeni anti-minë arriti. Ushtari i Gardës, që mban qenin, ndoqi rrugën që do ndiqte makina e Doktorit. U ndal në fillim tek një kazan plehrash në hyrje të Kinostudios dhe filloi të ecte djathtas.

-Këtej, këtej, i tha Sandri, se andej është Marubi, nuk shkon Doktori andej.

-Po seç po nuhat, i tha ushtari.

-Hajt mo burrë se janë këto gocat studente të Marubit, kushedi ç’kanë hedhur në kazan, i tha Sandri.

Qeni me shumë vështirësi u kthye nga rruga dhe eci drejt TV Klanit. Pasi bëri dhjetë metra bëri të ecte majtas, por nuk e linte një gardh.

-Këtej, këtej, i tha Sandri, se andej është Koço Kokëdhima, s’ka gjë aty e kam rrethuar rrugën, s’hyn më njeri.

Ushtari e drejtoi me zor. Sapo bëri dy metra, qeni bëri djathtas.

Sandri kafshoi buzën dhe ja bënte me shenja ushtarit ta tërhiqte.

-Kush është këtej, i tha ushtari që e pa Sandrin të trembur.

Sandri ia bënte me shenja ‘ta them më vonë’. Kur ushtari i afrua, i tha tek veshi ‘është Ylli Ndroqi, por është nevrik dhe nxehet kot’.

-Ç’o ky mo, tha ushtari i gardës, a të shkoj t’ia çoj një herë qenin tek kazanët?

-Jo, jo, mos më ngatërro se s’dihet ç’ngatërron qeni, tha Sandri i trembur. Eja, shiko punën që të kanë dhënë.

Kur u fut brenda territorit të Klanit, që është dy të tretat e Kinostudios, ushtari u qetësua. -Tani të shkojë ku të dojë, tha dhe e lëshoi qenin. Qeni u soll rrotull oborrit, shkoi afër një kazani, përmori tek kazani dhe ju afrua një furgoni transmetimi. Hapi me kokë derën e pasme dhe doli pas pak me një qese plasmasi në gojë. Pas tij kameramani vraponte t’i merrte qesen.

-Ç’ke mo k…, i tha Sandri, që vrapon, çfarë të mori?

-Kena bukën shefo, i tha kameramani, se kemi 24 orë në gatishmëri se vjen Doktori.

-Hajt se të porosis unë një picë, tha, le ta marrë qeni atë.

Ushtari e qetësoi qenin dhe më në fund e futi në ndërtesë. Qeni u hutua pakëz dhe në fund mori korridorin. Eci i qetë në korridor dhe më në fund shtyn një derë zyre. Hyn brenda dhe fillon të mbajë erë nëpër sirtarë.

-Ça k… mban ky Bejtja në zyrë që nuk del qeni, tha Sandri me zë të lartë. Kur hyri brenda, gjeti Bejten që dremiste mbi kolltukë dhe qenin që nuk ja hiqte turinjtë nga pantallonat

Sandri hyri dhe zgjoi Bejten.

-Çohu mor k.. se të hëngri qeni i tha.

Bejtja u zgjua i përgjumur.

-Ç’e ke këtë qen mo Sandër në zyrë time, ktu s’gjujnë lajme gazetarët, do gjujë qeni, i tha.

-Çohu mor burrë se s’po heq turinjtë nga pantallonat, ça ke futë aty, i tha.

-Ça kam futë mo, kanë mbetë qindarkat e fundit se s’na ke dhanë rrogën, i tha, dhe i nuhat si mina qeni.

-S’ke faj ti, tha Sandri, pak se të bëj lajmet, po do dhe rrogë. E tërhoqi qenin dhe doli në korridor. Para i doli Ardit Gjebrea. Qeni ju turr tek krahu, ndërsa Arditi e shtynte.

-Ça ka ky mor burrë që hidhet, i tha Sandri.

-Kam thy krahun dhe kam futë një hekur i tha Arditi, po qetësoje.

Pas Arditit hyri në studio.  Ushtari u hutua pakës pasi studioja e Opinionit ishte ndarë në dy pjesë, në një anë Arjan Çani, dhe në një anë Fevziu.

-Më bëjnë sytë i tha ushtari, apo u ka ngelur kjo studioja e Arjanit që atëherë?

-Jo mo jo, e kemi marrë prapë tha Sandri, por s’ke punë aty se mban ca B52 ai, por nuk janë bomba, është pije.

-Epo, po dal, tha ushtari, se tek tavolina e Fevziut kam porosi nga Doktori të mos kontrolloj se ka besim.

-Po pse ne të tjerët ça jemi që s’paskeni besim, ju tha Sandri i nxehur.

-Ça të them unë, unë detyrën bëj tha. Po duhet me shku me kontrollu dhe këtë Zamirin se më kanë thënë që vjen gjithnjë pas emisionit të Doktorit, i tha ushtari. Ku e ka zyrën ky?

-Mos e kontrollo kot se s’ka asnjë hekur në trup, i tha Sandri. Dhe paret i ka kartëmonedha, nuk mban metalike si ai k…

-Mirë, po iki, tha ushtari. Po lë këtë shokun mos të lërë njeri të futet derisa të vijë Doktori.

-Pash Zotin ma hiq nga dera kryesore se më shikojnë këta të tjerët dhe thonë Doktori s’ka më besim tek Sandri, i tha ushtarit të qenit.

-Më vjen keq, i tha ushtari, unë vetëm qenin komandoj, atë e komandon Doktori.

 

8 komente në “Peripecitë e qenit të gardës në TV Klan”

  1. Devolliu says:

    Qenin e gardës kot e paskan çuar për kontroll tek zagarët e klanit o MERO.

  2. Frosua says:

    Ky Fevzo doli delenxhi fare. Nga dhjetorist u kthye ne bedel i Sales. I rri ngjitur qe te fitoje sa me shume toka. Toptanasit e tjere rrine me gisht ne goje se ua zhvati ky qelbesira te gjitha pronat. Po sado pare te fitoje e te vishet firmato koka si bythe do i mbetet. Ia ka vene Zoti damken. Shemtire e vertete. Nuk e di c’e lidh akoma me gazetarine?! “Opinion” nga biznesmeni Fevzo Toptan Berisha, keshtu duhet te prezantohet emisioni i ketij lapangjozi.

  3. Achmend the dead terrorist says:

    hahahahaahh po pi nje kafe te pallati i Sales ——–ku jane 5-6 makina policie dhe 20-25 civile
    qenka dhe ushtari i gardes me qen qe e fut poshte makina hahahhahahahah me shume peshon anti-plumbi se ushtari ————–
    ca bohet me saliun aq shume e ruajne si te jete Obama ——-

  4. eli-Tiv says:

    ..QEN…per te ruajtur nje qen re zgjebosur…..zhvisheni saliun nga pushteti…e do te shihni nje qenie te zgjebosur qe as qeni nuk i afrohet…provojeni !!

  5. gjethi says:

    O froso Blendi Fevziu(bregasi) nuk ka qene kurre dhjetorist. Ai si arrivist duke menduar se u be deti kos e kishte ardhur koha te ndaheshin thelat, mori pjese ne greven e urise se studenteve per heqjen e emrit te diktatorit universitetit.Pas greves u kap nga sigurimi iu be presion psikologjik dhe iu fut ndonje shpulle turinjve. Pas kesaj Blendi pranoi te behej spiun i Sigurimit me pseudonimin Korani i Myzeqese. Per kete shih shkresen informative per Ministrin e Brendshem Gramoz Rucaj(9 prill 1991) nga nje sigurimsi i larte i quajtur Lahedin Bardhi. Ne shkrese ne pjesen e pare jepen emrat e deputeteve te posazgjedhur bashkepunetore te Sigurimit te shtetit,ndersa ne pjesen e dyte jepen rekrutimet e reja dhe aktivizimin e spiuneve ne drejtim te PD-se.Ne shkresen per Blendi Fevziun flitet edhe per nje spiun adoleshent nga Durresi me pseudonimin Burbuqi si edhe per nje student nga Tropoja me pseudonimin Urithi(ky ka punuar ca vjet ne presidence)

    1. DJ Achmed SILENCE! I KILL YOU! says:

      He qerrata qenke i shkolles se vjeter —————–vetem (nick-u) qe ke te tmerron ————–por me keto qe thua, e ke lare veten

      1. merimanga says:

        o gjeth vellai, aman mor burre si e ka pas pseudonimin Jozefina se ca thone lapsi, ca thone brigadierja

  6. Ivani i madh says:

    Do te thoni ju pse iku qeni i vogel se do te vinte qeni i madh dhe plak me huqe si germuqe.E kuptoi dhe ai qe se perballonte dot hungerimen e tij prej qen stani tropoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje