Kishte dy vjet që e priste këtë ditë dhe nuk ja arriti dot qëllimit. Gimi i Puros, i cili ka qenë ambasador në OKB në New York, priste që në këtë udhëtim Doktori ta merrte me vete. Për këtë kishte marrë të gjitha masat. Së pari kish marrë kabllogramin e dy viteve më parë, kur ambasadori fliste për vizitën e organizuar nga i kërkuari nga drejtësia, Fatmir Mehdiu dhe dështimin e saj. Ja kish çuar me kujdes në mendje një njeriu afër Doktorit që t’ia kujtonte se tani duhet organizuar mirë vizita në New York. Priti me ditë, me orë, por nuk ndodhi asgjë. Ai iku vetëm. I mërzitur doli dje në mëngjes nga shtëpia, bleu dy purot e tij tek dyqani dhe u ul në Rogner. Gjithë puna ishte të mos merrej vesh që Doktori nuk e kish përfillur.
Të parit ju hap Kacit.
-Ka takimin Doktori sot, tha. Se këta dhe nuk pyesin mo burrë se si duhet bërë. Më tha mua këshilltari i tij kë të takojmë ndonjërin në New York. I thashë ‘e thjeshtë, bëni një forum ekonomik, të vijnë ca njerëz të njohur aty, mban një fjalim, del në televizion dhe aq’. ‘Po s’kemi lek,’ më tha. ‘Më leni mua se ua gjej,’ u thashë dhe i dhashë një listë kompanish. “Më leni mua tua mbledh lekët,’ i thashë. Shkova i takova të gjithë vetë, po u treguan shuam legena, ‘s’ka problem se ja japim vetë,’ më thanë. Më kapi një frikë se do ta gënjenin dhe kapa Zamirin. I thashë ‘shiko merre situatën nën kontroll’. I thashë fol dhe me Argitën dhe gjeni një mënyrë ta paguani vetë aktivitetin se këta legenat s’kanë ndërmend të paguajnë. ‘Pa problem,’ tha, ‘se kemi këtë kompaninë e hotelit Gjirit Lalzit, e paguajmë me atë’. Dhe kështu mo flori e bëra. Se këta nuk dinë dhe të organizojnë takime dhe nuk pyesin. Pastaj më erdhi prapë ai këshilltari dhe më tha ‘s’kemi kë të takojmë aty, na rregullo ndonjë takim’. Jam ngritur më tre të natës, që i bie ora 9 e darkës aty të kapja në shtëpi atë komshiun tim, që njef një hidraulik, që ka një zyrtar që ka një të dashur në Departament të Shtetit. I thashë atij, ja përcolli porosinë dhe e rregullova. Do ta takoj shefi i desk- oficeres për Shqipërinë. Është niveli më i lartë që mund ta presin. Po, më tha ai, po ndonjë president a mund ta rregullojmë? S’ka problem, i thashë, flas unë dhe le të takohet me presidenten e Kosovës. Dhe ajo ishte gati, ja rregullova për dy minuta.
-I paske bërë gjithë këto punë, tha Kaçi, se e kam vënë re që i ka të paaftë ata.
-Po unë nuk desha të shkoj me vete se me më tha eja, po jo i thashë, nuk dua të konsumohem se të shërbej më shumë kështu. Por po të kisha qenë atje, e kisha grirë fare, me kë s’do ta takoja. Po i ka kot ata ambasadorët mo flori. Jo se dua të shkoj unë pra, por asnjë nuk e njeh si unë punën atje.
-Të drejtë ke, tha Kaçi, po kësaj Jozit si nuk i rregullove ndonjë takim.
-Të them të drejtën kam hequr dorë nga ajo. Më kërkoi herën e kaluar që ishte ta ndihmoja. Unë njihja një mikun tim aty, që merret me këto hotelet në New York rrotull OKB. Ai ka tenderin e akomodimit të njerëzve në OKB. I dhashë adresën e tij se mos i gjente ndonjë hotel të mirë. Ajo s’e kishte marr vesh fare kush ishte dhe botoi lajmin këtu që takoi një kongresmen. Në fakt ai ishte menaxher hoteli. Që atëherë i kam thënë nuk të ndihmoj më.
-Po dëgjova që Obama ka thënë duhet dërrmuar bllokimi i opozitës. E vërtetë? Po të jetë e vërtetë, e paskan shkatërruar këtë të gjatin.
-Po nuk e di tamam mo flori se unë fola dje me një mikun tim, që ka qenë farmacist, e kam pasë komshi në New York, më ka pas sjell ilaç kundër minjve ai se kishte shumë minj në ambasadë. Ai ka një vajzë të martuar në Uashington që ka komshi njërin që punon në Shtëpi të Bardhë dhe unë ja kam përcjellë porosinë që Obama duhet të flasë një herë fort kundër këtij të gjatit, dhe ai më pat premtuar se do ta bëjë, por me sa duket e paska bërë. Po e ka bërë, e kam shkatërruar fare.
Ben Piramida që sapo kish mbërritur po dëgjonte me gojë hapur.
-Si, si, ka folur Obama kundër Ramës, ka thënë që duhet dërmuar bllokimi?… E shikon, doli ideja ime. Kam kaq muaj që them duhet dërrmuar bojkoti dhe bllokimi. Kjo tregon se Obama është me mua, jo me Ramën.
-Po jo mo i madh, se po ja thosha dhe Kaçit unë, kam kaq kohë që ja kam çu mesazhin Obamës t’i bjerë fort.
-Prit pak, tha Kaçi duke hapur iPhone-n. Prit se e gjej këtu unë dhe po kërkonte.
E gjeta, tha. E paska thënë, fjalë për fjalë e paska thënë. Prit se s’po e gjej ku e ka për Ramën, prit … prit, e paska thënë qartë fare … prit…aha e paska thënë për republikanët. Se ata kanë dash t’i bllokojnë reformën e buxhetit për borxhin.
-Po njësoj është mo flori. Kur flet për opozitën e vet, e ka fjalën për këtë tonën, se ai s’mund të ndërhyjë në punët e brendshme se unë jam dhe diplomat, i di këto punë. Ai flet për të vetët, që ta dëgjojmë ne, ky s’do ta dëgjojë, ka për ta pësuar.
-Është ideja ime, tha Ben Piramida, unë kam muaj që kam thënë duhet të shmanget bllokimi, ja tani e thotë dhe Obama, vjen tek mendimi im, vetëm Ed Rama nuk e pranon akoma që kam më shumë vizion se ai.
-I madh je Ben, e shkatërruam. Më thanë që në Fier të kishte dalë takim i mirë, por s’kishin ardhur të gjithë.
-Mirë shkoi, por këta të LSI ishin të zënë se i kishte organizuar Ilir Meta të çmontonin uzinën e Nitrat Amonit për skrap dhe s’mu mblodhën të gjithë. Por ata që ishin, ishin antisocialistë të vendosur. Mirë kaloi.
o ben piramida na turperove,,, ne te mbanim dhe per fshatar te zgjuar!
BENI PIRAMIDA A BEN M…SI TE DONI I THONI NA ISHTE NISUR PER KISMET ME GIM PURON. RRUGEN E KISHIN ME DET DHE NE TRAGET, NE NJE DHOME, KUR U XHESHEN BENI I SHEH GIME KOQES NJE PALE BREKE ALLA MODERNE. JA KERKON DHE GIM LOQEFISHKURI JA JEP, NDONESE PA SHUME QEF. NJA GJASHTE MUAJ ME VONE, PO NE TE NJEJTEN RRUGE, BENI UDHETONTE NE TRAGET ME SALEN NGA VICIDOLI. KUR VJEN PUNA TEK BREKET, SALA MARROSET ME BREKET E BENIT DHE JA KERKON, DHE KY ME SHUME SIKLET, NGA HALLI JA JEP. KUR BEN TI VESHE, SALA SI MALOK QE ESHTE I THOTE: NGA VISHEN KETO BRE BURRE. DHE BENI I THOTE: AJO E VERDHA NGA PARA, AJO BOJE KAFE NGA PAS. PUNE MALOKESH E KATUNARESH, JU VJEN BYTHA ERA MUT.
Gezuar ditlindjen Beni,po me mendjen e hairit se e ke humbur fare e po tallet gjithe diten tema e te gjithe kush i lexon. Mjaft o Ben mavria u bere lolo.
O Ben o; si po të ecin bizneset që i ke me emër të vëllezërve e kunetërve?
Jo për gjë po, sikur është një fjalë e moçme që thotë se harrami nuk bëhet kurrë hallall…