Fahroja më në fund ja doli dje. Pas disa takimeve intensive me gjyqtarët e çështjes Meta, i bindi ata të merrnin tre ekspertë të pavarur. Meta, i cili priste me dridhërimë përgjigjen nga Fahro, e mori dy orë para seancës gjyqësore.
-Mbaroi, i tha Fahro, e mbyllëm.
-Hajde vëlla se po të presim. Ti je flori, hajt ma shpjego pak, tha Iliri dhe fërkoi duart.
-U mbyll, i tha Fahro sa hyri brenda.
Në krah të Metës rrinin dy fierakë të Albpetrolit dhe një që ishte veshur si turk dhe thoshte merrem me skrap.
-Më thuaj pak si u mbyll, i tha Iliri.
-I takova, tha Faro, dhe u thashë që nuk mund ta bëjmë me ekspertë të Ministrisë së Brendshme se akuzojnë Kuliçin. Duhen të pavarur.
-Po ku të gjemë të pavarurit, kishte thënë Fullani, se ata janë komunistë…?
-Jo, jo, kemi universitetin tonë, i thashë, kemi Kristalin. Dhe iu dhashë emrat. Ky i pari është djali i xhaxhit Genc Pollos, i thashë. Mos u shqetësoni se nuk kupton fare nga teknika, vetëm shkruajani si duhet. Fola dhe me Pollon dhe më tha vetëm me ata të Kristalit mund ta zgjidhim. Nuk ma harron Meti, tha, nderin që i kam bërë kur u takuam tek hotel President tek Mali i Robit atëherë për licencën e infermierisë.
Liri fërkoi duart me nxitim.
-I madh je Fahro, tha. Dhe këtë e mban mend.
-Më vjen keq, krijimtaria është në bazë të punës sonë, i tha Fahro. Pastaj u rekomandova të dytin. Është një miku im që punon tek Kristali. Fola me atë, ai më pyeti vetëm për honorarin.
-I japim sa të dojë, tha Meta me nxitim dhe pa nga fierakët që mban afër.
-Mos u nxito, tha Fahro. M’i jepni mua se ua jap unë me karar, s’duhet nxituar.
U thashë dhe për të tretin, po për atë më thanë që është nxituar dhe paska dhënë intervistë tek Shqipi, e paskësh vënë Xha Brahoja. Kështu që u gjeta një tjetër.
-I madh je prapë, tha Meta dhe fërkoi duart. Tani të të prezantoj këta miqtë. Këta i kemi nga Albpetroli. Është ajo historia e naftës virgjinë. Se ti Fahro vëllai e di ç’ke hequr me Fishekun deri më 2009. Këta janë djem të rregullt, me norma, të përgjigjen në çdo kohë dhe po të kesh hall, i ke këta.
Djemtë tundën kokën me mosbesim nga Fahro.
-Ky është një turk, tha, po mos ki frikë se nuk di shqip. E ka caktu Nari sikur ka marrë tenderin e skrapit në Azotik, dhe i ka premtuar se do t’i gjejë nuse kur të mbarojë punë.
Turku buzëqeshte duke parë nga Fahro.
-Ata po ecin mirë në Fier. I kanë hy Azotikut, TEC-it dhe po vazhdojnë me gjithë hekurishtet çfarë gjejnë. Na eci mirë ajo punë e çmimit. Ulën çmimin formalisht dhe blenë një të dhjetën e sasisë që po marrin. Dhe me letrat jemi në rregull. Vetëm kemi një hall. Ka filmuar një nga gazeta Tema më duket dhe do na hapë telashe.
-Mos e ça kokën. Ekspertët për video i kemi. Dhe po e çuan në gjyq, e fitojmë, i tha Fahro. Ti vetëm ndaj plaçkën në rregull se me të tjerat merrem unë.
-Jo, mos ki merak për këtë vëlla. Unë mirë që gjeta këto hekurishte se s’ka ngel më gjë në këtë vend. Për pak më iku Nasipi me Terin vëlla mos të më kishin dalë këto hekurishtet. Na shpëtuan. Tani duhet mbajtur nën kontroll tu marrim dhe ne pjesën tonë dhe të ecim. Po ndonjë gjë tjetër çfarë thoshin ata gjyqtarët?
-Të bënë shumë të fala. Fullania të bën shumë të fala dhe tha u kënaqëm atë darkë. Më tha që burri i saj paska gatuar një aragostë, ka tri ditë që e mban në frigorifer se duan të hanë një darkë tjetër. U thashë ta hamë shpejt mos prishet.
-Hahaha, i madh je Fahro, i madh. Flori je.
-Një gjyqtar tjetër u çudit sa mirë e dija unë punën e kasetës, pozicionin ku ke ndenjur ti, ku ka ndenjë Prifti… As ekspertët se kanë parasysh kaq mirë, më tha.
-E di shumë mirë se kam qenë vetë në atë vend, i thashë. Dhe i tregova për videon time. Jam në të njëjtin pozicion si Meta, i thashë, dhe mua ma bëri me hile. Unë kisha hall me një firmë ruse, ai tallej me mua. Prandaj po erdhi ajo të mos kemi fjalë, u thashë, duhet ta hidhni poshtë.
-Po u hodh poshtë kjo e Metës, nuk quhet më asnjë, tha. Shpëtojmë dhe ne nga kasetat se na nxijnë jetën pastaj, të gjithë përgjojnë.
-I madh je Fahro, flori je. Ja do bisedoj unë me këta çunat e skrapit dhe ata të virgjines të të japin ndonjë gjë këtë javë. Pastaj flasim prapë. I madh je. Andej nga Luli ça bëhet? Ka ndonjë gjë tjetër për atë Olldashin, apo e la me kaq? Se Irfani ishte mërzitur pak se ai Luli i kish bërë si ndershëm, i kish thënë nuk përzihem se e merr vesh Doktori.
-S’e ka të gjatë ai, e kemi në proces, mos u mërzit. Puna është ta marrësh ti, se po i mbeti PD-së nuk bëjmë hajër.
-Po ja flori ta mbyllim këtë gjyq e pastaj do më shohësh.
o mero po na late permbyse mbi temen ,hahahahah ju lumte pune shume te sakte beni ,une ju uroj vetem paci fate,ruani veten se maloku eshte i pa bese dhe mund te presesh cdo gje ,edhe nje fm shume per te gjitha informacionet
Eh mjer ne per Cobanet qe kemi,ngelen duke ngren plackat e stanit.
O Mero — Po pse mo sulmi i Irfanit ndaj Olldashit eshte per Ministrine e Transportit??? Po pse mo te gjtiha do ja japi Berisha Metes mo?? Ekonomine dhe Transportin dhe pastaj Berish te mbaje Pollon me IT-ne!!! Sikur nuk shkon more vella
…..te neverit mania e ketyre njerezve qe rendin pas pjatave e te ngrenit.(kuptohet ketu behen edhe pazaret}..eshte pjesa vulgare e shoqerise sone…qe patjeter ka perfaqesuesit e tij…fahriu ka vendin e nderit…meta po.. patjeter
kur u be dhe fahri kokerroc.. si i zgjuar.hajde o fahri njehere ne vlore tju kenaqim ty dhe vajzen tende
ka edhe djalin nje qen i dhjamosur qe bredh me jahte e makina luksoze neper Shqiperi me qindra mijera euro qe ja jep Fahroja per ti harxhu. andej ne vlore duhet te vine keta qe tja tregoni mire vendin ju