Fahro nisi dje punën për të mbyllur sherrin e skrapit. Ja mori përsipër Ilirit ta mbyllte sherrin, dhe dje u nis drejt Fierit. Rruga deri tek Azotiku ishte e qetë. Shkoi tek porta dhe kërkoi të hyjë brenda.
-Nuk lejohet, i tha roja, kemi urdhër nga shefi mos të hyjë njeri.
-Unë jam njeriu i shefit i, tha Farua, jam drejtori i 55-ës.
-Në asnjë mënyrë, i tha i egërsuar roja. Ti ke shkruat për shefin tonë, i ke thënë kaq herë Klani i Zemunit.
-Ajo kohë ishte atëherë, po tani jemi miq, i tha Fahro. Dua të shikoj si është gjendja se duhet të mbrojmë.
-Ta them unë si është gjendja, i tha roja. Ne nuk kemi prekur asnjë kg hekur nga ajo që kemi fituar tenderin. Të gjitha akuzat që bëhen në shtyp janë shpifje. Ne aktualisht po marrim vetëm hekurin që nuk është pjesë e tenderit. Si të ta shpjegoj me qartë, d.m.th kemi fituar tenderin të marrim hekurin e Azotikut për shembull, po e kemi fituar… atëherë ne nuk po marrim hekurin e Azotikut, por të TEC. Nuk kanë ku na kapin. Kjo që bëjmë ne s’ka lidhje me tenderin.
-Po mirë, makinat që ngarkohen a kanë fletë shoqërimi malli ku shkojnë, si i lë policia të ikin?
-Ka folë shefi me një të madh me emrin Goni, dhe një telefon bën ai e kalojnë makinat.
-D.m.th me letra ju nuk u kap dot njeri, i tha Fahro, se se keni fillu akoma tenderin.
-Po ca tenderi mo shefo, tenderi është kot, kur të vijë radha e tenderit kemi mbaru punë ne.
Fahro u kthye i kënaqur. Mori në telefon Lirin.
-Këtu s’ka asnjë problem, tha. S’ka prek njeri asnjë kg hekur nga ajo që kanë me tender, e kanë të gjithë pa tender. Tani puna është sa tu marrim këtyre?
-Çfarë të them unë vëlla, unë u bëra të qartë që në fillim. Ai tjetri afroi 500 mijë e nuk ja dhashë, ndërkohë që ai do merrte vetëm ato të tenderit. Këta e kanë hallall një 5 milionësh, se po marrin gjithë uzinat e Fierit.
-Kjo është serioze, i tha Fahro. Duhet ta mbyllësh këtë muhabet sa më parë se si dihet ndodh.
-Fol një herë me Doktorin vëlla se mos e ka lexuar dhe i mbetet qejfi.
-Mos ki merak. Po e nxori Tema, shpëton se nuk të nget ai. Puna është mos e nxjerr dhe Sandri se atij ka filluar i ngelet qejfi për bizneset tona.
-Jo vëlla, jo, me atë e mbyll unë.
-Po e mbylle me atë, rri rehat. Po seç kanë një gjë me mua ata, prapë nuk më ftojnë tek Opinioni. Më ftuan një herë vjet dhe më hoqën dritat. Sivjet s’më kanë ftuar asnjë herë, duhet të flasim për këtë.
-Ja vëlla të mbarojë ky gjyqi im dhe dil ti. I them un Sandrit të të marrë ty, se në fakt dhe nuk ka njeri tjetër kush të më mbrojë në televizion se këta të tjerët bëjnë si të pavarur.
-Dal unë, e qaj, mos ki merak, vetëm të më nxjerrin se më duket më lanë prapë pas dore. I thashë dhe Lulit t’i thotë pak. Po ai e ka mendjen tek Panorama gjithë ditën, merret me shkrimet e Irfanit për Sokolin.
-Haha, i madh është, flori është. Duhet ta heqim atë Olldashin dhe ta marrim atë ministri. Pastaj ke për të më parë. Ti ke për t’i marrë gjithë rrugët dhe t’i bësh të mira si mbikalimi në hyrje të Tiranës.
-Po e more ti, e di unë, po s’po e heqim dot. Po përpiqem të fus ndonjë shkrim tek Tema, ta lavdëroj këtë Olldashin se më ka dhënë fjalën Flamuri që po e lavdëroi Tema, e heqim ne, por s’po e fus dot. Se po e futa atë, e heq menjëherë ai.
Liri qeshi me të madhe papritur. -Ah sa i madh je o Fahro, flori eja. Eja pak nga darka nga shtëpia, eja. Se më ka marrë ky Fullani në telefon dhe thotë seç paska gatuar një gjë tjetër dhe po e mban në frigorifer. Në fund tha kam bërë dhe karkaleca me akullore në vend të ëmbëlsirës.
-E paska ëmbëlsirën si Ferdinand Ponia, tha Fahro, se të gjithë kërkojnë fruta, ai kërkon fruta deti në fund të darkës.
-Hahaha, i madh je Fahro, i madh, eja, eja, se bie dhe verë të mirë ky Fullani. Flori je vëlla, flori.
Ky Fahro e ka surratin si bytha e Celjetes.
DJALI I HEKURAN ISAIT
CA THU MORE ZIVER ZIU: PSE LAL HEKRI E KA MONTUE KET SURRAT PALLUQE? PRANDAJ ASHT KAQ PERVERS KY FAHRI KALLIU!
ore ti,e ke parasysh surratin e faros?bythen e ciljetes ka lezet ta puthesh,por po ishe burre,puthe surratin e faros te vdesesh ne vend.provoje po ishe burre.
Banda dhe Familja po e katandisin te gjithe vendin “per skrap”.
menxyra ne shqiperi ka Vetem nje emer:—— B E R I SH A……………………..
ky kancer kur do thyej qafen me soj e sorrollop ?!
u qifsha ropt ce ropet vendin kurva
Fahro shkruante poezi per Enverin kur studentet e dhjetorit benin demonstrata per heqjen e emrit. C’mund te presesh nga nje bythlepires?!
o fahri bythq… hajde njehere ne mirdite na bej ndonje rruge se ta rregullojme mire parakolpin dhe prapakolpin