Sapo u kthye nga OKB, Doktori thirri Fahron në takim t’i raportonte për vizitën e tij. Mbi të gjitha për takimin me presidentin Obama. Fahroja ja kishte lënë amanet pasi vëllai i Obamës që jeton në Kinë e ka pasur një nga kushtet e kontratës për botimin e librit në Tiranë që Berisha të takonte Obamën dhe t’i bënte të fala nga vëllai.
– Më thuaj si kalove një herë, i tha Fahriu. Këtu ka pasur një impakt te jashtëzakonshëm. Njerëzit më kanë kapur në rrugë dhe më thonë ‘bravo të qoftë që e çove Doktorin tek Obama’. Ka qenë shumë mbresëlënës takimi yt me vëllin e tij se këtë nuk e kanë pritur këta dhe të gjithë tani mendojnë se ai ka realizuar gjithçka.
– Tani zotëri takimi me vëllain e tij kishte shumë rëndësi, por jo aq sa takimi me vetë Obamën. Unë në fakt nuk fola gjatë me të, pasi na u desh vetëm dhjetë sekonda të bënim foto dhe ai buzëqeshi kur unë ju prezantova. Kam dëgjuar për Shqipërinë, tha, dhe buzëqeshi. Në fakt u tregua shumë i dashur dhe e mendova një moment që ai kishte një mirënjohje që ja kisha pritur vëllain. Ma tha pastaj Xhoni, Xhoni është ky lobisti i Podesta Grup, më tha që ishte emocionuar shumë kur kish marrë vesh që unë kisha prit vëllain e tij në Tiranë. I jam shumë mirënjohës, tha, se kam një jetë të tërë dhe s’e kam takuar asnjë herë. I kish treguar peripecitë që ka pasur dhe faktin që nuk ka mundur të takohen. Ishte shumë i dashur dhe shumë mirënjohës në fakt, por unë dhjetë sekonda ndenja se aq të lejonte ai i protokollit.
– Nejse, këtë s’ke pse e thua në publik, i tha Fahro, po këtu ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm, isha të diel në Durrës, hëngra një drekë me Ferdinand Xhaferin dhe ai në fakt këtë po thoshte, se ai e njeh mirë politikën amerikane, se ti e di që ka bërë dhe master aty, dhe tha tani që Doktori takoi Obamën vetëm unë mund ta ndihmoj të ecë përpara të përmirësoj cilësinë e marrëdhënieve publike.
Doktori bëri sikur nuk e dëgjoi mirë dhe vazhdoi bisedën e tij.
– Këtej ç’ka pasë ndonjë gjë, tha, ky Nard Koka vazhdon ashtu siç më the.
– Ai doktor është një djalë i jashtëzakonshëm, një patriot dhe një njeri besnik. Tani teprime kanë të gjithë, por atij i kemi rënë më qafë kot. Më tha të shtunën në telefon ‘s’e kam ditë kush ka qenë Sali Berisha, më ka ikë jeta kot me Fatos Nanon, tani do ta shikoj Sali Berisha kush jam unë dhe ç’do bëj për të’. Mori detyrën ai dhe ke për të parë ç’ka për të bërë. Atë që kemi vite që s’e bëjmë dot ne.
– Nejse zotëri, bën çfarë bën, me emrin tim të mos luajë shumë. Tani ata zotërinjtë po marrin hekurin po e shesin për skrap, po çmontojnë uzina, por dhe ndonjë rregull duhet ta zbatojnë.
– Doktor, ai është një patriot i vërtetë, një njeri i jashtëzakonshëm, ke për ta parë. Fola pak dhe me Metën dhe më tha që nuk duhet t’i hapim rrugë prokurorisë për këtë çështje, duhet ta sulmojmë. Doktor, nëse ne nuk e marrim atë skrap, vjen Edi Rama dhe e shet ai, janë 30 milionë euro, me aq financohet revolucioni komunist. Duhet tua heqim nga duart. Ai është djalë flori. Ka dhe humor Doktor. M tregonte histori nga burgu dhe më tha kam një listë të gjatë të homoseksualëve në Shqipëri se i kish njohur nga ata burgaxhinjtë e qelive, se ata kishin lista. E di ç’më tha apo jo? Shumë interesante… Shumica janë me PS, më tha. Duhet përdorur se është shumë interesante.
– Tani zotëri, mirë, dakord, dakord, mirë, ashtu thua ti ë, janë me PS, nejse, mirë, dakord, shiko, mirë, dëgjo, unë mendoj se,… nejse s’ka shumë rëndësi kjo, po ai zotëria s’duhet të na hapë telashe se për këto kërcënimet i marr unë kostot.
– E ke gabim Doktor, ka për të funksionuar, s’e ke idenë sa janë trembur ata të gazetës Tema, nuk guxojnë as ta zënë në gojë, ka funksionuar. Eshtë djalë patriot Doktor, sidomos tani pas vizitës suaj në SHBA ai më tha mua ‘tani që ja arrita kësaj dite ta shikoj Doktorin e Obamën, jam njeriu më i lumtur. Ta shikoj Doktori ç’do bëj për të, tha, skam bërë asgjë për Fatos Nanon sa do bëj për të’.
– Nejse, dakord, mirë, shikoje vetë, nejse, ndonjë gjë tjetër çfarë ka? Harrova të them: Takova njerëzit më të fortë të botës. Takova dhe Klintonin. Ishte si i dhjerë me nder muhabetit kur e takova. I thashë. Jo, në fakt i thashë. E thashë dhe sot në mbledhje të grupit. Ka thënë dikush uji nuk kalon dy herë në një vend, po ja që kalon. U skuq në fakt. Kam bërë shaka, tha, ma kanë keqpërdorur. Se në fakt i ka pas thënë Ibrahim Rugovës, i ka pas thënë që Berisha nuk kthehet më se uji nuk kalon dy herë në një vend. Jo, ja thashë, e përmenda dhe në mbledhje të grupit. Le të bëjë kabllogram po të dojë ky zotëria. Jo, ja thashë. S’mund të rrija pa ja thënë. Jo, është tregu i pandershëm. Ndaj doja ta takoja ta shikonte se ç’ka bërë. Ai tani është rrugëve të SHBA, unë jam kryeministër. Jo, aq do t’i thosha unë.
– Doktor ka pasur impakt të jashtëzakonshëm, s’e ke idenë si e presin njerëzit këtë vizitë. Sot në orar të lajmeve kafet plot duke parë fjalën tënde. Eshtë një fitore historike. Po shiko se Nardi është djalë i mirë Doktor, është patriot, ka dhe atë listën e homoseksualëve, ka shumë rëndësi ajo, i njeh vetë, i ka provuar një për një.
shkruaj disa komente te 55 e si botoin.jam kurjoz te di gazeta 55 a esht pasardhese e zp qe kujdeset kaq shum per salan sikur dikur fariu per enverin