Ambasadori i Norvegjisë kërkon shpjegime tek Haxhinasja

23 Shtator 2011, 22:25Antena TEMA

Ambasadori i Norvegjisë në OKB, zoti Morten Wetland, ishte dje i alarmuar. Përpos telasheve që i kanë dalë si një vend që sponsorizon pavarësinë e Palestinës, Morten kish marrë një kabllogram urgjent nga Norvegjia ku i kërkohej të sqarohej pozicioni i Shqipërisë lidhur me krahasimin që i ishte bërë nga kryeministri Berisha Shqipërisë me Norvegjinë.

Ambasadori po kërkonte nëpër holl të takonte Haxhinasen. I kishte kaluar disa herë afër, por kish menduar se ishte kurd dhe nuk kish ndaluar. Më në fund shefi i protokollit të OKB ja prezantoi dhe ambasadori Wetland u qetësua.

– Zoti ministër, filloi ambasadori, qeveria ime kërkon të dijë se ku e shikoni ju ngjashmërinë e vendit tonë me ju?

-Nuk kam thënë gjë, më vjen keq, tha Haxhinasia.

-Sapo më njoftuan se kryeministri juaj na ka krahasuar me vendin tuaj dhe ne duam shpjegime, i tha.

Haxhinasia uli sytë, pa nga maja  e këpucës dhe gati sa nuk tha me zë të lartë: “hajt dëgjo dhe pordhët e këtij tani”.

-Do pyes dhe ju them, i tha Haxhinasia.

-Jo, nuk kam aq kohë, i tha ambasadori, se është bërë problem i madh. Unë do të jap një pyetësor dhe ti mund të më përgjigjesh!

-Dakord, i tha Haxhinasia me sy të ulur dhe gati sa nuk e përsëriti me zë të lartë atë shprehjen e tij rutinë: “hajt dëgjo dhe pordhët e këtij tani”.

-Atëherë fillojmë, tha ambasadori. Së pari dua të di se ku keni dëgjuar ju që në Norvegji ka probleme me zgjedhjet?

-Nuk e kemi thënë, tha Haxhinasia.

-Po si mund të krahasohemi kur ju keni probleme me zgjedhjet dhe ne s’kemi, i tha. OK, po t’i lë pyetjet dhe dua përgjigje urgjent.

1. A keni dijeni që vendi ynë ka probleme me zgjedhjet?

2. A keni dijeni që kryeministri ynë ka bërë një rrugë 60 km 1 miliard euro dhe ka mbyllur hetimet me procedurë për këtë vjedhje?

3. A keni dijeni që djali i kryeministrit merret me trafik armësh?

4. A keni dijeni që vajza e kryeministrit jep koncesione për biznesmenë dhe u kërkon 3 për qind për firmën e babait, që do të thotë një firmë rreth 30 milionë euro?

5. A keni dijeni se gruaja  e kryeministrit i vë gjoba biznesit duke ju çuar ftesa për ballo bamirësie për një fondacion tërësisht jo transparent që shërben si arkë e familjes?

6. A keni dijeni që i biri i kryeministrit merret me biznese apo është marrë me ndonjë biznes që i ka kushtuar vdekjen e 26 personave?

7. A keni dijeni që dy ministra të qeverisë sonë i kanë mbyllur akuzat penale për vrasje dhe vjedhje me procedure dhe imunitet?

8. A keni dijeni që zëvendëskryeministri ynë është filmuar duke bërë pazare dhe duke kërkuar ndere në emër të pushtetit dhe të jetë falur nga gjykata?

9. A keni dëgjuar që kryeministri ynë të thotë që Wikileaks janë llafe gazetash armike të qeverisë dhe të akuzojë ambasadorin amerikan që bën polikë personale?

10. A keni të dhëna që kryeministri ynë ka qenë sekretar partie dhe tani përdor metoda komuniste për të nënshtruar institucionet.

11. A keni dëgjuar që kryeministri ynë t’i thotë lavire kryeprokurores dhe horr presidentit?

12. A keni dëgjuar që kryeministri ynë të fyejë gazetarët personalisht dhe të drejtoj fushata linçuese ndaj tyre?

13. A keni dëgjuar që kryeministri ynë të thotë që nuk dorëzoj vrasësit në prokurori se i kam të mijtë?

14. A keni parë kryeministrin tonë të urdhërojë vrasje demonstruesish nga dritarja e zyrës së tij?

….

Kishte dhe nja dhjetë të tjera. Haxhinasia i lexonte dhe i ikte djersë e ftohtë.

– Do mundohem tu përgjigjem, i tha, por nuk besoj se ju i keni bërë gjithë këto të këqija.

-Natyrisht që s’i kemi bërë, tha ambasadori, ndaj duam të dimë ku ngjajmë ne me ju?

-S’di si të ta them, i tha Haxhinasia. Vajza e kryemnistrit tonë ka një hidrocentral që e bën me ca norvegjez dhe kryeministrit i keni hyrë në zemër.

Ambasadori shtangu.

-Ke dhe këtë pyetje, tha më poshtë. Si ka mundësi që të fyeni vendin tonë të nderuar në këtë mënyrë. Ju lutem transmetojeni këtë notë proteste qeverisë suaj.

-Patjetër, tha Haxhinasia i lehtësuar. Shyqyr se kush i duronte pordhët e këtij më, tha me gjysëm zëri.

5 komente në “Ambasadori i Norvegjisë kërkon shpjegime tek Haxhinasja”

  1. amerika says:

    This is really funny.
    Great

  2. nastradini says:

    Flitet qe ne Norvegji kane banuar njerez 12 mije vjete me pare dhe kane pasur vegla dhe pajisje hekuri te nje cilesie shume te larte. Shqiptaret flitet se kane dale ne kete Bote fill pas majmunit. Ketu ngjajne me norvegjezet. Vetem se hekurin nuk e prodhojne dot as sot. Bile nuk prodhojne dot as edhe nje gozhde e patkua qe t’ja mbathin Kryeministrit tone dru me pre.

  3. qazo says:

    E cte mire ka bere Saliu kudo ku ka shkuar ,Takon ndonje ne Amerike dhe mendon qe ja hodhi Krimeve,fryhet dhe nxjer gjithmone gafa klasike nga uforia e Servilizmi qe e karakterizon si njeri kur shkon ne Amerike,ndersa po ta shohesh ne thelb ai eshte Antiamerikan,mbasi e ka treguar boterisht ne 97 kur po i digjej kolltuku ,tregoi Ai dhe disa ministra te tije kunder Amerikanizem ,kete mos e haroje Berisha ,
    Berisha te mos haroje se nje dite do te pergjigjet per :
    Djegjen e Shqiperise ne 97,
    per Gerdegin,26 te vrare 300 te plagosur ,
    per rrugen e Kombir,
    per 21 Janarin ku la te Vdekur 4 Demostrues
    per vjedhjet Familjare dhe kolektive me Minisrat e tije,
    te mos harroje qe ketij Populli dhe ketij Shteti nuk i ka lene gje pa vjedhur e rrenuar
    prandaj ky njeri eshte i mirepritur perpara Drejtesisesi nje Kriminel i vendit te tij.

  4. Altini says:

    Sa ne siklet qe e paska vene norvegjezi Edmind Haxhipordhen!

  5. shpellar says:

    hahaha e bukur kjo,sidomos epiteti haxhipordha.
    Mero cpati Tema qe u mbyll per tre dite?mos e bej me se na thave syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje