Fahro po kalon momente kritike. Përpjekja e tij për të nxjerrë të pavlefshme videon e Metës duket se nuk është kuptuar siç duhet nga gjyqtarët. Ndaj dje thirri dy prej tyre t’u shpjegonte rëndësinë e këtij vendimi.
-Dua t’iu shpjegoj dhe një herë rëndësinë që ka fakti që videoja të dalë e pavlefshme, tha Fahro.
-E dimë, tha gjyqtari i parë. Biseduam dhe me avokatin e tij kur na ftoi tek Gjiri i Lalzit dhe na e shpjegoi rëndësinë.
-Puna është se ka shumë rëndësi, tha Fahro. Shiko se duhet doemos të dalë e pavlefshme për një arsye shumë të madhe kombëtare dhe patriotike.
-Çfarë, tha gjyqtari i dytë duke hapur sytë.
-Shiko se këto nuk janë punë të thjeshta, tha. Se ka ca legena që duan t’i paraqesin si rastësira dhe gjëra që i bën media. Kjo është punë agjenturash. Këtë e kemi shumë mirë të dokumentuar dhe së shpejti do ketë dhe fakte publike.
-Si është e mundur, tha gjyqtari i parë. Këtë nuk e dinim…
-Po, po, ua them unë. Fola dhe me atë të madhin. Është çështje agjenturash. Ekzistojnë celula antishqiptare kudo në botë që i nxisin këto. Nga hetimet tona rezulton se eksperti amerikan që ka bërë ekspertizën e videos, është njeri i afërt me Edi Ramën.
-Si është e mundur, i tha gjyqtari i dytë, atë e zgjodhi prokuroria.
-Dëgjo mua ti, se nuk janë rastësi këto. I kemi zbuluar të gjitha lidhjet. Ai është një njeri me edukim mesatar, që ka marrë një bursë nga Sorosi, i cili dihet që i përket lobit çifut, dhe meqë Doktori tha që do e njohim Palestinën, d.m.th ata kishin informacion dhe më parë që Doktori do e njihte Palestinën, deshën ta godasin dhe sajuan të gjithë këtë punën e kasetës. Tani është provuar që amerikani është parë një herë në një avion me Edi Ramën, dhe kur kanë dalë tek polici kanë bërë sikur janë përplasur me njëri- tjetrin dhe kanë ndërruar dy çanta. Nga kontrolli që kemi bërë ne, çanta që ka marrë Rama ka qenë bosh, kurse çanta që ka marrë ai ka pasë para. E kemi të zbardhur, por kjo ka shumë rëndësi kombëtare pasi është verifikuar lidhja e amerikanit me lobin çifut. Bile nuk dua ta them këtu se ta marrin për ters tani, por është dhe homoseksual.
Gjyqtarët ngelën gojëhapur.
-S’e dinim vallai, na fal që e kemi vonuar, i tha i pari.
-Tani desha tu them nja dy gjëra dhe për të dytin, i tha Faro. Ai bën kot si anglez se nuk është as anglez, as skocez, por thjesht agjent rus. Puro rus. E kam të verifikuar nga burimet e mia. Kam ca rus unë që desha t’i ndihmoj këtu me punën e këtij skrapit, se këtu ka skrap sa të duash, bile ka për mua e për ju, pra e kisha fjalën te këta rusët. Ata ma identifikuan. Sa u dhashë emrin, panë njëri- tjetrin dhe qeshën. Ky punon për KGB, më tha i pari i tyre. Ja kemi ne dosjen. Është agjent rus, skualifikojeni.
-Kjo qenka e rëndë, tha gjyqtari i dytë. Do ta bëjmë menjëherë doemos. Por ai avokati i Metës nuk më tha këto. Ai më tha që shefi s’do tua harrojë kurrë dhe nuk do tu lërë pa gjë. Ta dinim ne që ishte çështje kombëtare as që e diskutonim, e mbyllnim që në fillim.
-Ua them është e sigurt, kam folë dhe me atë lart. Duhet të eliminohet patjetër si provë. Fola dhe me atë lart dhe ai më tha se duhet të eliminohet patjetër si provë, jo vetëm se është montim i ndyrë, por se armiqtë e Shqipërisë janë angazhuar të na shkatërrojnë me këto gjëra. Nga një anë nxjerrin Wikileaks, nga ana tjetër sajojnë përgjime të tilla dhe është skandal. Se nuk është puna se ja bënë Metës sot. Nesër ma bëjnë mua, pasnesër ju… kjo është histori antishqiptare. E keni të sigurt që gjithçka deri tani është bërë nga KGB dhe lobi çifut. Fola dhe me atë lart dhe ai ma konfirmoi. Shumë shpejt do ketë dhe fakte publike.
-E morëm vesh, thanë gjyqtarët duke parë njëri tjetrin në sy të trembur.
-Ndaj u thirra, tha Fahro, thashë një herë të bisedojmë si shqiptarë, si patriotë që jeni, si njerëz të ndershëm se Shqipërinë po e shkatërron lobi çifut dhe KGB. Po nuk u hodh poshtë kjo video, do plasë tjetra e tjetra me radhë dhe do bëhet Shqipëria rrëmujë. Nuk është as puna ime, as e Metës, as e tjetrit, por e Shqipërisë. Nuk mund ta lëmë Shqipërinë në duar të atyre që nuk i duan të mirën.
Faro, mor kryeredaktor i ZP; ene hoxh fendija i ka bo lanet kamunistat. Në të sëmës do shkojë edhz ky.
..s’ka figure me te shemtuar..!!
hallall te qofte o mero…..me cdo shkrim po ben nje opozite te forte.
Mero mire e ke kap problemin, por nuk e kuptova se si mundet te lidhen cifutet me kgb! Vetem faro mund ta dije.
Ky plera e spiuni i vjeter i sigurimit te shtetit Fari,ben mira ta mbylli gojen qe te mos i nxjerrin te palarat e tjera qe ka bere,duke perdorur emrin e Sali Berishes.