Të nderuar ministra dhe ju miq gazetarë që jeni në sallë. Sot do të flasim për një temë të rëndësishme, e cila është anashkaluar nga qeveritë e mëparshme në Shqipëri, por dhe nga qeveria ime. Është fjala për gjahun.
Tani më duhet të them se gjahu është një nga traditat e vjetra të shqiptarëve. Ne jemi një popull i vjetër, i cili ka mbijetuar në këto male falë gjahut. Natyra jonë bujare na mbajti gjallë falë gjahut dhe aftësive tona për të dalë për gjah.
Po çfarë kemi bërë ne për gjahun?
Thuajse asgjë. E di që shumë prej jush do të thonë që nuk ka qenë në premtimet tona elektorale, por në të vërtetë nuk është ashtu. Nëse Shqipëria ka bërë progres në zhvillimin ekonomik dhe ka lënë pas 16 vende të Bashkimit Evropian, në fushën e gjahut nuk ka progres. Kemi progres në gjahtarë, por jo në gjah.
Më duhet të kujtoj sot se tri vjet më parë, një gjahtar i shquar shqiptar, Kosta Trebicka, u vetëvra pse doli i vetëm për gjah. Në xhepat e tij nuk e gjet as leje gjahu dhe as ndonjë autorizim nga qeveria për të dalë për gjah. Çfarë ishte kjo në të vërtetë? Kjo në të vërtetë është pasqyrë e mjerimit tonë për gjahun. Ne nuk kemi një politikë të qartë për gjah. Gjahtar nuk mund të jetë çdo kush. Ju e dini respektin që kam pasë për zotin Trebicka dhe e kam shprehur dhe pas vdekjes së tij. Sapo kam marrë vesh lajmin për vetëvrasjen e tij në gjah, kam urdhëruar Ministrin e Brendshëm, Nishani, t’i shkonte për vizitë në shtëpi meqë kanë pasur dhe një biznes bashkë. Pasi u sqarua qysh në shtëpi në Tiranë që ai ishte vetëvrarë, pastaj u bënë dhe ekzaminimet e nevojshme, të cilat e provuan atë. Atëherë lind pyetja çfarë ka bërë qeveria tri vjet pas këtij incidenti për gjahun? Asgjë.
Zoti Ministër i Mjedisit. Dhe ju e keni njohur nga afër zotin Trebcika dhe nuk duhet të ishit kaq i qetë për vite të tëra pa bërë asgjë për gjahun. Duhet një platformë e qartë, një politikë e shtetit për të. Për gjah nuk duhet të dilet vetëm. Vetëm për gjah mund të lejohet të dalin vetëm opozitarë të qeverisë, pasi ata nuk përfillin rregullat, por pjesa tjetër e popullsisë që është lualaje me qeverinë nuk duhet lejuar të dalë vetë.
Unë propozoj që tu jap qeverive vendore gjahun. Shqipëria është një vend shumë i pasur me gjah. Zotërinj, ju si ministri duhet të studioni modele. Shkoni në Austri dhe do të gjeni aty, modele të shkëlqyera të administrimit të gjahut nga qeveritë vendore. Mbajtja e gjahut nga qeveria qendrore sjell vetëm shkatërrimin dhe daljen nga kontrolli dhe asgjë në xhepat dhe në kontot e qytetarëve të atyre zonave. Në qoftë se ne do ta shndërrojmë atë në pronë të tyre, ju garantoj se ata do të dinë ta mbrojnë, do të dinë ta gjuajnë, do të dinë të përfitojnë. Ne ju përcaktojmë rregullat e përgjithshme mbi trajtimin e problemit. Por këtu vijnë gjahtarë nga e gjithë bota dhe bëjnë batërdinë. Nuk ka kryetar bashkie që tu thotë banorëve të vet “se këto të ardhura i kam realizuar nga gjahu”, ndërkohë që të gjithë banorët janë pronarë të atij gjahu, qoftë në ajër, ujë apo tokë.
Marrim rastin Trebicka. Ai nuk kishte vrarë gjah atë ditë, por sikur të kishte vrarë ku do paguante dhe kush do t’i merrte ato të ardhura? Askush. Ja pra që kjo është gabim.
Nga ana tjetër duhet të bëjmë përmirësim dhe të armëve të gjahut. Jo çdokush që kërkon çifte duhet të marrë çifte. Më ka thënë një këshilltar i imi se në Shqipëri ka 150 mijë çifte dhe armë gjahu. Kjo është ushtria më e madhe në botë zotërinj. Ju e dini ç’ndodhi më 21 Janar. Me thika me helm, marrë nga gjahtarë pa leje në faqen e Malit të Gjerë në Gjirokastër, u sulmua kryeministria dhe për pak u pushtua nëse rojet e mia nuk do të kishin ndalur katër demonstrues duke i vrarë. Po sikur nga 150 mijë gjahtarë, 50 mijë të jenë të opozitës? A e kuptoni se një ushtri e tillë mjafton jo vetëm të rrëzojë qeverinë e ligjshme, por dhe të hakmerret mbi pushtetarët e pafajshëm të saj?
Ndaj zotëri duhet rregull për gjah. Çdo çifte duhet t’i regjistrohen viaskat dhe të verifikohet kush e vrau filan zog dhe filan lepur vetëm nga analizat. Kështu do të jemi të sigurt se do të mbrojmë natyrën dhe veten tonë. Ky është një problem madhor dhe mbetet angazhimi ynë madhor për këtë vit.
Ka dhe disa pika të tjera të rendit të ditës në këtë mbledhje siç është pritshmëria nga Komisioni Evropian për kërkesën tonë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, por nuk do të zgjatem aty se nuk shoh ndonjë interes të veçantë.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Do plumb derri o mero, jo sacme.
Gjahu te jepet me koncension…
SE FUNDMI, QEVERIA KA MIRATUAR EDHE LISTEN E PERSONAVE QE DUHET TE DALIN PER GJAH SA ME PARE. NE KRYE TE LISTES ESHTE ISH SHEFI I SHTABIT TE USHTRISE, ISH MINISTRI I MBROJTJES, GENC RULI DHE NE FUND FARE TE LISTES, RUAJNA ZOT EDHE VETE LIRIA NGA FISI I RAMAJVE.
me fal cfurko po i pari ne list eshte ish ministri i energjitikes dritan prifti, pastaj vine ata te gerdecit e keshtu me rradhe