Një telash i madh ka plasur mes CNN dhe Sandrit. Në faturën e Doktorit për kompaninë e Fazlliçit që lobon për të në Uashington, përfshihej dhe një dalje në CNN. Edhe pse lobistët për t’ia bërë të vështirë ja çuan çmimin 200 mijë dollarë, Doktori nuk u tërhoq. Bisedimet me CNN i mori përsipër Xhoni, i cili kishte shumë lidhje me ta.
Biseda me redaktorin ishte e vështirë.
-Na duhet një intervistë dy minuta me Sali Berishën, i tha, kryeministër i Shqipërisë.
-Për çfarë ta pyesim këtë njeri, pyeti redaktori.
-Përse të doni, diçka që nuk ju prish punë!
Redaktori kërkoi në arkiv për të par profilin e tij dhe u kthye i habitur.
-E paskemi arkivin plot me filmime kur është larguar herën e parë nga pushteti me luftë. Qenka kthyer përsëri. A ta pyesim për këtë?
-Jo, jo, se ka kohë që është kthyer, u bë gjashtë vjet, pyeteni diçka për krizën evropiane.
-Po ç’di ai nga kriza evropiane?
-Po ai thotë që vendi i tij nuk është në krizë, është i vetmi vend në Evropë që nuk është ën krizë.
-Më falni po s’kemi rubrikë humori, i tha redaktori, kemi vetëm intervista serioze.
-Të lutem, i tha Xhoni, bëni qoftë dhe regjistrimin se ai do të ikë nesër në Evropë dhe ndoshta nuk e shikon. I themi që u transmetua kur ti ishe në avion.
-OK, i tha redaktori, le ta regjistrojmë një herë, po i them studios në New York të jetë gati për dy orë.
Pas dy orësh Sandri ishte në telefon me operatorin që ishte në studion e CNN në New York aty ku do regjistrohej. Filloi regjistrimi. Redaktori që e kishte marrë seriozisht humorin me Berishën, i dërgonte gazetares pyetjen online në IPad duke i thënë pse kërkon të hyjë në Evropë kur ajo është në krizë…
Gazetarja u hutua në fillim nga pyetja e postuar, pastaj e bëri, por u sigurua disa herë ta lexonte nëse ishte vërtet ashtu.
Berisha u përgjigj seriozisht dhe tha idetë e tij si Evropa të shpëtonte duke u bërë si Shqipëria.
Redaktori që e ndiqte, qeshte me lot dhe kishte mbledhur gjithë stafin të shikonin regjistrimin ku shkruhej live.
Mbaruan punë. Thirri Xhonin dhe i dha CD me regjistrimin. Xhoni thirri stafin e Doktorit dhe i dha CD. Gjithçka mbaroi. CNN u kënaq me humor, Xhoni mori paret dhe Sandri kasetën.
Këtu ndodhi e gjithë drama. Doktori priti e priti sa ishte në SHBA, por intervista nuk u dha. Problemi ishte se aty shkruante dhe live.
U nis me pishmanllëk në Shqipëri. 9 orë rrugë në ajër, zgjohej herë pas here dhe shtypte ekranin e TV që kishte para kolltukut. Pastaj kujtohej se ajo ishte me filma të regjistruar. CNN nuk e gjente dot. Zbriti në Rinas. E priste Sandri.
-Hë, ç’u bë, tha, e dha CNN apo jo?
-Akoma, i tha Sandri i pezmatuar, por ne e kemi kopjen se na e dërguan me satelit nga New York-u.
-Si t’ia bëjmë, i tha Doktori i menduar…
-Unë them të presim dhe nesër dhe ta japim, i tha Sandri. Kush e mori vesh, e dha apo nuk e dha CNN. Pamja është fiks, studioja është live, të gjithë do besojnë që e dha.
-Mos i prishim punë Xhonit, tha Doktori i menduar. Fazlliçi më ka thënë që janë punë delikate këto?
-Mos e rruaj fare, e fusim s’e çajmë trapin hiç. Bisedoj dhe me ata të Top-it, po e dhamë ne s’ka burrë nëne mos ta besojë që nuk është dhënë.
-Puna është si ta fusin në faqe në internet, tha Doktori se pastaj s’ka problem.
-Mos ça kokë, tha Sandri. E fusim ne në faqen tonë, e shpërndajmë në youtube dhe të gjithë do besojnë se është marrë nga faqe e CNN.
-OK atëherë, shpërndaje shpejt, i tha Doktori.
Intervista u shpërnda në disa TV dhe u transmetua në disa prej tyre. Doktori e shikonte dhe kënaqej. Humori i redaktorit nuk binte në sy aq shumë dhe fundja askush nuk e dinte bisedën e Xhonit me të. Po më e bukura ishte se askush nuk po dyshonte që intervista nuk ishte transmetuar.
Në kulmin e kënaqësisë kur po merrte urimet për intervistën, Xhoni telefonon nga HSBA.
-Zoti Berisha, i tha. Më vjen keq por sapo fola me CNN dhe më thanë do ta vonojnë dhe pak intervistën se nuk po gjejnë diçka me humor për ta transmetuar. Besoj më mirëkuptoni?
—Patjetër Xhon, mos u shqetëso, të bëjnë ç’të duan tani, ne e kena transmetu këtu.
inderuari Baze nuk kane paguare $200.000 por $800.000 (TETQINTEMIJE DOLLARE)…Saliu me kucka dhe mace domethen me familjen shpenezoj $10.000.000 dhjete miljon dollar, jane evidente.
Un kam disa dite qe e kerkoj intervisten, ose lajmin qe Sala ka dhene Interviste tek CNN por nuk egjej asgjekundi!!! Me duket se eshte Mashtrim i radhes!!!!
tymnaja e radhes e diktatorit