Konferenca Ipeshkvnore lutet për Berishën

29 Shtator 2011, 21:19Antena TEMA
Konferenca Ipeshkvnore lutet për Berishën

Pas debatit në Kuvend me Erion Braçen, Berisha u nis drejt Konferencës Ipeshkvnore Evropiane në Tiranë. Ishte ende i xhindosur nga ajo që i kishte bërë Braçe dhe po fliste me vete. U ul në sallë dhe vazhdonte mërmëriste. Disa anëtarë të Konferencës po e vërenin me bisht të syrit dhe po njoftonin njëri- tjetrin. Pas pak thuajse gjithë salla i kishte sytë nga Berisha, i cili herë pas herë mblidhte buzët, tundte kokën sikur i kërcënohej dikujt, mërmëriste diçka dhe fillonte sërish nga e para.

Prifti që ishte në krah i tha shokut, dhe ai tjetrit më tej se Doktori po lutet me veten e tij.

U morën vesh me sy dhe dolën për konsultë në korridor.

-Çfarë mund të ketë, pyeti prifti i parë.

-Mua më duket se po lutet, tha prifti i dytë.

-Po përse, çfarë ka?

-Nuk e di për atë Zot, por kam frikë se e bren ndërgjegjja e të parëve dhe po lutet…

-A thu, pyeti prifti i parë.

-Po besa më duket se ka fillu me mendu për botën e përtejme dhe po flet me Zotin.

-Në kjoftë kështu dhe na duhet me u falë për të, tha prifti kryesor. Falja është në parimin e kishës sonë dhe ne s’kena pse e dënojmë këtë vetëm pse është pasardhës i një njeriu që ka vrarë priftin e fshatit.

-Unë them se është pendue, tha prifti tjetër. Ky nuk ka faj për vrasjen e priftit të fshatit se e ka bë stërgjyshi i tij, dhe fakti që po flet me vete, do të thotë se po i lutet Zotit me e falë.

-Atëherë të falemi, tha prifti kryesor. Unë po e recitoj lutjen për të e ju më ndiqni.

Ashtu u bë. Priftërinjtë hynë sërish në sallë, zunë vendet dhe kur u vendos pauza e pushimit, priti kryesor kërkoi të bënte një lutje për kryeministrin e Shqipërisë. Në sallë u vendos heshtja. Doktori vazhdonte përtypte buzët, i kafshonte, tundte kokën, thoshte diçka me vete dhe nuk e kishte mendjen fare se ç’po bëhej.

Prifti kryesor nisi lutjen.

-Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë!….

Doktori u përmend befas nga mërmëritjet e tij, pa rrotull dhe u hutua kur pa se salla po ndiqte me vëmendje lutjen e priftit kryesor.

Lëvizi pak nga vendi dhe përshëndeti priftin.

-Faleminderit, i tha. Nderi juaj. Faleminderit shumë.

Priftërinjtë rrotull hapën sytë të çuditur, por prifti kryesor nuk e ndërpreu lutjen, por vazhdoi…

-…Bukën tonë të përditshme na e jep sot, na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen.

-Një minutë, një minutë, ndërhyri Doktori. Kam me folë pastaj më gjatë, por desha me ndërhy se propaganda ka ba punën e vet. Shqipëria sot ka të ardhura 8 mijë dollarë për frymë dhe asnjë shqiptar nuk ka pse lutet më për bukën e përditshme. Një minutë të sqaroj, jo, do ta sqaroj këtë, jo, s’mund ta lë të zërë vend propaganda këtu. Shiko, ua them unë juve se Shqipëria ka lënë sot 15 vende të BE pas saj dhe është dy shkallë mbi SHBA sa i përket progresit ekonomik. E ka studimi, jo, duhet ta lexoni atë…

-Doktor, lene atin ta mbarojë lutjen se ai po lexon Biblën, jo buletinin e INSTAT…

-Jo, nuk e lejoj, jo, ta them unë ty, shiko, buletini i INSTAT, mirë, dakord, do thoni që nuk është Bibël, por për mue është ma i saktë se Bibla..

U krijua një pështjellim. Prifti kryesor vazhdoi lutjen.

-O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. S’e kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.

Doktori lëvizi prapë nga vendi. –Shiko, dua me e sqarue, tha. Unë nuk kam gjë me Kishën katolike, ua kam falë të gjitha ça më keni fyer dhe çfarë u kam fyer se politika i ka këto, por shiko, unë mendoj se Shqipëria është sot një parajsë që e kanë zili shtete më të zhvilluara të botës…

Ndërkohë prifti kryesor vazhdoi…

– Në emër të Atit…

O Zoti im, të falënderoj që më ke ruajtur sonte. Po të premtoj se sot, me ndihmën tënde, nuk do të të fyej me asnjë mëkat. O Zoti im, gjithçka që do të bëj e gjithçka që do të vuaj në këtë ditë, dua ta bëj dhe ta vuaj për dashurinë tënde e si është dëshira i Zemrës së Jezu Krishtit, që bëhet fli për ne në meshën e shenjtë.

-Ndigjo, dakord, por në politikë nuk vihen kushte. Do ketë fyerje, do ketë sharje, do ketë dhe debat, shiko, unë ju përshëndes për këto lutje, por mendoj se shqiptarët janë sot populli më krenar në botë për qeverinë e tyre….

Prifti kryesor e pati të pamundur ta disiplinojë sallën që zuri të qeshë me ndërhyrjet e Doktorit dhe vendosi ta përmbyllë.

-Po të falënderojmë o Zot i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, për të gjitha bamirësitë e tua. Ti që jeton e sundon në shekuj të shekujve. AMEN.

Këtu Doktori u çua në këmbë dhe u përul.

-Amen, tha. Pas kësaj mori letrat dhe doli në podium ku filloi të lexojë fjalimin e tij për arritjet e Shqipërisë. Në fund ngriti kokën nga salla dhe pa që gjithë priftërinjtë kishin ulur kokat dhe po luteshin në heshtje.

6 komente në “Konferenca Ipeshkvnore lutet për Berishën”

  1. Aqifi says:

    Redaksia “Tema”, ka disa dite qe aksesi tek gazeta online eshte bere shume i veshtire. Shikoni se mos ka ndonje program hackers-ash, ose perpiquni te shtoni kapacitetet. Kujdes se njerezit kur 5-6 here rresht nuk arrijne te futen ne faqe atehere merziten. Shikoni se mos ju ben ndonje puc ky miku per te cilin po luten…

    1. CFURKU says:

      MBRETI U CMEND. KEMI NJE MBRET TANI QE NA ESHTE TOTALISHT I CMENDUR. DUHET SHKELMUAR ME SHKELMA BYTHEVE

  2. K.Kola says:

    Keta politikanet tane koka,midis mekateve te tyre kane edhe nje qe duket sa here dalin mbi lidert fetare ne mbledhje qe i organizon feja ,si te ishin Kryehoxhe, Dhespot apo Kardinal.
    Po s’u ngopen tere jeten duke shitur denglat e tyre mikrofoneve,por edhe atje ku s’u takon derdellitin pa freno.Kur do ngopen me fjalime fodujsh?

  3. sillo says:

    I njejti problem me ndodh edhe mua njeri kompiuter qe eshte vista 2007 nuk i hap onlajne Temen kurse tjetri vista 2010 i hap,them se problemi qendron tek programet e kompiutrave(32 bit i vjetri, dhe te riun qe perdor internet 64 bit.) Besoj se Tema jepet ne 64 bit, prandaj shikohje mundesine qe te punojne te gjithe kompiutrat.

  4. lili says:

    bravo per kete illustrim te çmendurises berishiane

  5. Endi says:

    Ju te Tema-s beni kujdes nga kollovari i Artan Santos Genci Gay se ka nje te punesuar IT e Bankes se Fullanit njefare Kico dhe ju futet si urith ne serverin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje