Logopedi Imami u vu dje në alarm për simptomën e re të Doktorit. Në Rrajcë të Librazhdit ai paskësh thënë se ‘çdo shqiptar që dëshiron të pasurohet, duhet të punojë për familjen time’. Beni u trondit shumë nga fjalia e thënë aq qartë dhe aq pastër.
-Subkoshiencë të fortë ka, tha me vete. Si nuk ka një gjë që s’e mendon. Ja dhe këtë punën e Pushtetit të Familjes e mendoka çdo ditë. Duhet t’i gjej patjetër një ushtrim të fortë ta heqë nga mendja këtë, tha. Po vriste mendjen. Duhet të ishte diçka e fortë që t’i kujtohej në momentin që fliste për familjen. E kishte zakon të keq, thoshte qeveria ime, pushteti im, familja ime, partia ime… Duhet t’i hiqej doemos kjo. Filloi të skicojë ushtrimin.
-Pushteti juaj, qeveria juaj, partia juaj, familja juaj…
Bukur, tha me vete i kënaqur. Ky duhet ta përsëris këtë një mijë herë në ditë. Kështu i fiksohet. Duhen bërë dhe disa figura që t’i ketë parasysh tha. Dhe ju fut punës shpejt e shpejt duke vizatuar.
-“Pushteti Juaj”… çfarë të vizatoj për këtë, tha dhe papritur vizatoi një njeri në studio televizive me gisht të ngritur përpjetë… I vuri siglën TV Klan dhe pastaj modeloi flokët e atij tipit që ngjante me Sandrin. Bukur, tha me vete. Aty është pushteti juaj. Pastaj vazhdoi me fjalinë qeveria juaj. Këtë e kishte pak më të vështirë të gjente një figurë ilustruese. Vizatoi një mbledhje qeverie me gjithë ministrat pa Berishën, që të gjithë shikonin nga një pikë, nga fillimi i tavolinës. Dhe kjo është mirë, tha, se kujtohet që ai që mungon është ai vetë. Partia juaj… Këtu Benin e kapën pak emocionet. Nuk dinte se çfarë të vizatonte dhe spontanisht i doli një ndërtesë trekatëshe si e PD dhe një tip që ngjante me Flamurin me ca çelësa në duar para oborrit. Familja Juaj… Këtu ngeci. Ça t’i tregonte një skicë që të dukej sikur nuk ishte Familja e tij… E gjeti! Vizatoi hartën e Shqipërisë dhe pamjen e Doktorit duke e soditur…
Kështu vendosi të kombinojë ushtrimin me figurat.
I shkoi në zyrë. Filloi t’ia shpjegojë ushtrimin.
-Ti do thuash një fjalë, i tha, unë do nxjerr një figurë, ti një fjalë, unë një figurë…, ti një fjalë, unë nj figurë dhe këto do të fiksohen. Doktori u bind. Filloi ushtrimi.
-Pushteti juaj, tha Doktori dhe Beni nxori shpejt studion e TV Klanit me Sandrin… Qeveria juaj dhe Beni nxori menjëherë foton e ministrave me sytë nga kreu i tavolinës… Partia juaj dhe u shfaq pamje bosh e PD me Flamurin me çelësa në qafë… Familja juaj dhe harta e Shqipërisë me sytë e Doktorit si shqiponjë që donin ta shqyenin….
Doktorit po i pëlqente.
-M’i lër këtu në projektor figurat, tha, dhe do t’i kombinoj vetë.
Beni ja rregulloi figurat me ritmin e fjalisë së tij dhe iku i kënaqur.
Doktori filloi provat. Beni llogariti sa minuta i duhej ta thoshte një mijë herë fjalinë, dhe pasi u mënjanua, la një cep të derës hapur të shikonte ecurinë.
Doktori filloi të recitojë fjalinë e ushtrimit dhe ta kombinojë me pamjet. Gjithçka po shkonte mirë. Pasi kaloi gjysmën e ushtrimit, Beni e pa që diçka nuk po shkonte. Doktori e kishte humbur dhe po ndryshonte tonin e zërit. Pushteti im, familja ime, partia ime, qeveria ime, nuk do bëhen kurrë tuajat, kurrë të Bamir Topit, kurrë të Edi Ramës, kurrë… Familja ime, pushteti im, partia ime, qeveria ime, janë të miat….
Pushteti im, qeveria ime, familja ime, partia ime do të fitojnë…
Beni shikonte i trembur nga cepi i derës. Doktori rrëzoi projektin me nervozizëm nga tavolina dhe thirri Benin.
-Dëgjo, ushtrimi nuk ishte i plotë, tha. Dëgjo, ta them unë ty, partia ime, qeveria ime, familja ime, pushteti im, s’do bëhet kurrë i atyre. Jo, ta them unë ty …
-Nuk thashë tu japim, tha Beni, por s’duhet të ngatërrohemi në publik se është keq.
-Jo, e ke gabim, unë zotëri flas njësoj në zyrë, në rrugë, në podium, jo, s’më mëson dot mua ti si të flas. Dil jashtë.
Beni iku i trembur.
-Po mua ç’mu desh kjo punë, tha, kam dhe tenderin pasnesër, mos më thotë dhe skrapi im.
hahahaha
hahahaha, skrapi im do te thote Krapi im
SALIU E HEQ BENIN E BESES SI LOGOPED DHE EMERON VETE SHKELQESINE E TIJ BURRIN E LIDRES, REXHEP MEJDANIN QE E SHTYPI BICIKLETA. KETA JANE BERE PER TU QARE ME LLAHINKA, SE KESHTU TE BEN KONFRONTIMI ME POPULLIN, MASHTRIMI I POPULLIT.
ene plak ene i rjedhur
ah ah ahhhhhhhhhh!
po ik o beni loz ndonje filem tjeter se ai qe ke lozur po harrohet