Logopedi i sugjeron Doktorit anulimin e ceremonisë për Ramizin

7 Tetor 2011, 21:50Antena TEMA
Logopedi i sugjeron Doktorit anulimin e ceremonisë për Ramizin

Pas lajmit për vdekjen e Ramiz Alisë, Doktori u mbyll në vetminë e tij në zyrë. Nuk e kishte të qartë nëse ishte i gëzuar apo i mërzitur, por tronditja kryesore i vinte nga fakti se i vdekuri ishte paraardhësi i tij. D.m.th tani kishte radhën. Donte ta hiqte me doemos këtë fiksim nga truri, por çdo sekondë ajo i ringjallej.

Ndërkohë që po përsiatej në ndjesinë që i kishte shkaktuar vdekja e paraardhësit të vet, hap TV dhe shikon se dhe pasardhësi i vet ishte në spital. TV njoftonte me titra se Rexhep Mejdani ishte shtruar në reanimacion pasi ishte goditur nga një grua me motor ose motoçikletë.

-Si është e mundur, tha. Në një ditë edhe paraardhësi edhe pasardhësi???

Mori telefonin dhe kërkoi Bujar Nishanin.

-A është kapur ajo grua që ka goditur Mejdanin, tha.

-Bujar ju dëgjon, si urdhëron, u dëgjua në anën tjetër të receptorit.

-Ka qenë aksident apo e qëllimshme?

-Si urdhëron, aksident, por i pafajshëm, tha Bujari. Kjo gruaja thotë që një qen i preu rrugën dhe tërhoqi nga pas një burrë të gjatë që i zuri asaj gomën e motorit. Pra, siç e tregon ajo, nuk ka qëlluar Meidanin, por ka shmangur goditjen e qenit të tij, i cili tërhoqi zvarrë atë.

-Nejse, të procedohet me atë gruan, tha Doktori. Dhe atij t’i ndalohet shëtitja me qen, se na duhet tani para Kongresit PS.

Lajmi për Meidanin e qetësoi disi. Kurse kjo e Ramizit e futi sërish në pikëpyetje. Thirri Ben Imamin.

-Ti e mban mend, i tha, se të kam pasur shef kabineti, a na takon ne me i bë ceremoni zyrtare si ish- president këtij?

-Po, ne e kemi trajtuar në qeverinë tonë si ish- president, tha Imami.

Doktori u vërejt në fytyrë.

-Kur e kemi trajtuar, tha.

-Ah më fal, në qeverinë që kam qenë me kryeministër Nanon e kemi trajtuar si ish- president. Pastaj në qeverinë me kryeministër Metën i kemi dhënë dhe shtëpi dhe pension. Në qeverinë me kryeministër ju më duket e kemi hequr, por s’e mbaj mend mirë.

-Nejse, si thua ti, ta bëjmë apo jo, i tha Doktori. Dua mendimin personal?

-Unë them ta bëjmë, tha Beni, por ti duhet të bësh shumë prova nëse flet.

-Çfarë prova të bëj, i tha Doktori.

-Minimumi duhet të përsërisësh 2000 herë me zë të lartë: “Ramiz Alia, president i fundit komunist”.

Kjo duhet doemos. Nga sa po e shikoj si specialist, i tha Beni, rreziku më i madh është që në ceremoni ti të thuash Presidenti Topi… në vend të Presidenti Alia.

-Dakord, tha Berisha, po filloj menjëherë. Beni u mënjanu nga pasqyra që mbante para Doktori dhe ai filloi… “Ramiz Alia, presidenti i fundit komunist vdiq”, “Ramiz Alia, presidenti i  fundit komunist vdiq”, “Ramiz Alia, presidenti i fundit komunist vdiq… si Bamir Topi”… “Bamir Topi vdiq”, “Bamir Topi vdiq”, “Bamir Topi vdiq”, “Bamir Topi vdiq”, “Bamir Topi vdiq”, “Bamir Topi vdiq”….

-Stop, stop, i tha Beni.

-Çfarë ka, i tha Doktori.

-Lere, fare, i tha. Po shikoj ligjin, nuk na takon t’i bëjmë ceremoni. Po të duan le ta bëjnë vetë. Le mos na ngatërro.

-Dakord, ti e mban mend më mirë, por me sa di unë Bamir Topi nuk është në protokollin e shtetit se dhe Zonjë e Parë është gruaja ime, tha Doktori.

 

5 komente në “Logopedi i sugjeron Doktorit anulimin e ceremonisë për Ramizin”

  1. Gj. Fishta says:

    PASAZHE BREHTIANE NE TRUSTIN E GERDECIT…(E KUSH I NUMERON TE GJITHA BEMAT E NEOPAL VATES!?

    1. CFURKU says:

      HAHAHAHAHAHAHA. KJO ESHTE GALLATE ORE, E MADHE MADJE. REXHEPI I SHKON MBAS ARBEN MALAJT DHE QENIT TE VET. KOINCIDENCE APO KA DOMETHENIE. JU LUTEM ME THONI, SE AS GIMI I GAQOS-OSE I PUROS NUK ME KA SQARUAR DOT. SA PER TRAPIN, NUK KA RENDESI ARE KU ESHTE, NE MES APO ANASH, AI ESHTE KAL DHE KALIN NUK E GJEN AS DREQI. TE RRIJE PA FRIKE.

    2. tg usa says:

      pal vates ky i ngjan vetem nga budallalleqet e perditeshme
      per te tjerat pali ishte njeri paqesor ky te vret per pushtet

  2. Alketi says:

    Hahaha e madhe

  3. Simbadetari says:

    GALLATE E MADHE, REXHEPI E PASKA ZANAT QE SHKON PAS QENVE, TANI SHKON PAS ARBEN MALAJT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje