Jozi kërkon seancë urgjente me logopedin Imami

6 Tetor 2011, 21:53Antena TEMA

Dje Jozi kërkoi një seancë urgjente me Ben Imamin. Lajmi se Doktori kishte filluar seanca me logopedin për ngatërresat e fjalëve, nxiti Jozin ta kërkojë dje qysh në orën 8 të mëngjesit. Shkak u bë vdekja e Steve Jobs. Jozi kishte përgatitur një fjalim për vdekjen e tij dhe donte ta mbante në parlament. Pasi dëgjoi Doktorin që tha në mbledhje qeverie se sot pritej iPhone5, por doli iPhone 4S, Jozi vendosi ta zhvillojë më tej se Jobs kishte llogaritur dhe ditën e fundit të jetës së tij me një produkt. Meqë i duhej që të lidhte arritjet e Steve Jobs me arritjet e qeverisë Berisha, Jozi kishte shkruar se qeveria shqiptare ka kenë e para që ka njohur licencën autentike të Microsoftit në një takim që kryeministri Berisha ka pasur në vitin 2007 në Irlandë me një nga punonjësit e Steve Jobs, presidentin Bill Gates. Duke folur më tej për vlerat e Jobs, Jozi theksonte herë pas here se marrëdhëniet e Berishës me Bill Gates ishin forcuar dhe se ky i fundit vlerësonte Shqipërinë në moshën digjitale si një nga vendet më të përparuara të botës. Bile në raportin e tij të fundit kishte theksuar se është i vetmi vend ish komunist ku edhe kryetarja e Kuvendit di të përdorë kompjuterin.

Pasi e kishte shkruar fjalimin, ja kishte dhënë këshilltares së shtypit dhe ajo po e bënte gati tua shpërndante gazetave. Fare papritur ajo i telefonon zonjës Topalli qysh më 7 të mëngjesit.

-Më fal shefe, tha, se ndoshta është herët, por kemi një problem me fjalimin?

-Çfarë problemit ka, i tha Jozi. E kena krye tanë natën dhe kena me ba shoq sot në parlament.

-Ka një ngatërresë emrash, tha, s’di si të ta shpjegoj, Bill Gates është armiku i Steve Jobs, si me ta thënë janë si Doktori me Edi Ramën.

-Si kekan…d.m.th Steve Jobs keka si Edi Rama?

-Jo në atë kuptim, që është i keq si Edi Rama, i tha zëdhënësja, por në raport me Bill Gates ai është kundërshtar, pasi ka krijuar sistemin Apple, ose mollë si i themi ne, që është krejt i ndryshëm nga produktet e Bill Gates.

-Po na kë kena mik si qeveri, pyeti Jozi.

-Doktori ka bërë marrëveshje me Bill Gates, d.m.th kundërshtarin e Jobs, por dhe Jobsin e ka dashë shumë se ka ëndërruar qysh në vitin 1981, që ai të krijonte iPas.

-A, d.m.th ne s’kena problem pse ata janë kundërshtarë, i kena miq të dy. Mirë fort atëherë. Po e ndryshoj fjalimin e po e vë në vend të Bill Gates, Steve Jobs.

-S’ka nevojë, e kam ndryshuar unë, tha këshilltarja, vetëm kam frikë se mos ngatërrohesh në Kuvend.

-Ke të drejtë, i tha Jozi. Shiko, Doktori ka bë dje një seancë me logoped Ben Imamin dhe ka kenë e frytshme më tha. A bën me e thirr dhe unë këtë sot pa u hapë Kuvendi.

-Patjetër, tha zëdhënësja, dhe u lidh me Ben Imamin. Beni i la gjithë punët dhe në orën 8 ishte në zyrën e zonjës Topalli.

Jozi ja shpjegoi shkurt problemin dhe i kërkoi të fillonte seancën. Benit i duhej të bënte shpejt e shpejt ushtrimin. Dhe filloi ta formulonte.

-Do thuash me zë të lartë 200 herë Steve Jobs, d.m.th punët stivë.

-Çdo me thanë punët stivë, i tha Jozi?

-Që mos ta ngatërrosh emrin e Stive Jobs, duhet ta shqipërosh që i bie pak a shumë një stivë me punë, d.m.th ka punë plot, që është në natyrën e qeverisë sonë që ka zhdukur papunësinë, pra që ta lidhësh.

-Aha, e kuptova, d.m.th me kriju fiksimin që ky asht joni, duhet me thanë Steev Jobs, punët stivë… shumë mirë, e kuptova, shkëlqyeshëm, ja po e provoj.

Pas kësaj filloi ta thotë 200 herë Steve Jobs, punët stivë, Steve Jobs, punët stivë….

Pasi mbaroi Beni i kishte bërë fjalinë e dytë.

-Bill Gates, shoku i Pollos, Bill Gates, shoku i Pollos, edhe këtë 400 herë, i tha.

-A për njimend asht shok i Pollos a, tha Jozi?

-Po, e di unë, tha Beni se kam qenë shef kabineti atëherë kur Pollo na e rregulloi takimin në Irlandë.

-Ku ku nane, ky keka pis. Edhe ky mban pastruese në shtëpi a?

-Nuk e di, tha Beni, po ta krijova këtë fjali me qëllim që të të bëhet figurë e urryer e mos ta ngatërrosh me Steve Jobs.

-Mrekulli po e provoj.

Bill Gates asht Kuqoja, Bill Gates asht Kuqoja…

-Është Genc Pollo, i ndërhyri Ben Imami.

-Lene mor se du me e thanë si i thotë Doktori se ashtu e fiksoj, mos ma prish magjinë, i tha Jozi dhe vazhdoi 400 herë Bill Gates asht Kuqoja.

Pas kësaj Jozi ndjehej e sigurt për seancën parlamentare. Tani e kishte të qartë. ‘Steve Jobs është njeriu që Doktori e ka pritur 30 vjet me ba iPas, kurse Bill Gates është shoku i Pollos, ashtë qelbësinë skena punë me ta’. Dhe ja doli, s’u ngatërru asnjëherë.

7 komente në “Jozi kërkon seancë urgjente me logopedin Imami”

  1. XON KATUNARI says:

    JOZEFINA PERDOR KOMPJUTERIN AQ SA PERDOR LOPA LUGEN. POR LOPA ESHTE ME PAK E LUMTUR, PASI MILET CDO DITE DHE Q…HET 1 HERE NE VIT. NUK DI SA HERE MILET E QI…T JOZI. KETE E DIN ME MIRE FAHRIU NGA PEQINI DHE ALEKSANDRI NGA LEZHA. PIKA, U BE EDHE LEZHA ME PAS ALEKSANDER, KUR TE GJITHE JANE COL, KOL, DHE KAQOL.

    1. Antoni says:

      (XON KATUNARI )I rrosh lesht lezhes dhe lezhjanve…..se emrat kol,pal,pjeter jane tash 2000 vjet..e jo sic mund ta kesht ti naj emer arab

      1. tg usa says:

        o antonio mos je corap kuq?

  2. zani_tirane says:

    O kasolle ku na mblodhe.Vaj vatan e mjere mileti.keto dy vargje me vine ndermend per injorancen e paskrupullt te politikaneve tane qe mundohen te shesin deshtimet per suksese.Turp dhe per kete popull trim e sylesh.

  3. Endi says:

    Steve Jobs ka qene shume mik me Artan LLacifacin e Credinsit. Kishte marre nje kredi afersisht 100.000.000.000$ prandaj edhe beri shume biznes sukseshem Steve.

  4. dnerguti says:

    steve jobs paska pasur kemben e marr:na hoq nje pleh,edhe na sakatoj nje tjeter!dashte Zoti i Madh qe te vazhdoje me kete tjetrin

  5. LUANI says:

    lulezo luleza ime lulezo luani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje