Pas gafës së përsëritur në prani të ambasadorit amerikan, Berisha ka vendosur dje në mëngjes të bëjë një kurs logopedie. I vënë në siklet për të marrë një mjek apo një pedagog aktrimi, zgjodhi këtë të dytën. Ben Imami e ka bërë këtë punë si pedagog në arte dhe pranoi me kënaqësi që dy orë çdo pasdite të bënin kursin së bashku në zyrën e tij. Me këtë rast Beni ka mundësi të përtërijë dhe raportet e tij personale me të.
Seanca e parë dje ishte e sikletshme. Beni i kishte caktuar një program special ku do të përqendroheshin dhe ushtrimi i vetëm ishte të përsëriste dhjetëra deri qindra herë sipas rëndësisë secilën fjalë me kuptimin e saj.
Pjesa e parë e ushtrimit ishte me data, kurse pjesa e dytë me poste.
Pjesa e parë.
-21 Janari është puç shteti. Përsëritet 500 herë.
-15 Marsi është incidenti në Gërdec, ke përvjetorin e baxhanakut, përsërite me vete.
-22 Marsi është dita e fitores së demokracisë, përsërite 50 herë.
-21 Prill është dita e Kodit zgjedhor… Përsërite 200 herë që të mos ndryshojë.
-8 Maji është ditë e fitores në zgjedhje… Përsërite 100 herë deri sa ta besosh.
-8 gusht është dita e Kolegjit Zgjedhor, përsërite 200 herë ta fiksosh.
-11 Shtatori është tragjedia e Amerikës … përsërite me vete pa zë.
-1 Tetor është festa e Kinës, përsërite 200 herë dhe mos harro të shkosh.
-28 Nëntor është festa kombëtare, përsërite 50 herë.
-8 Dhjetor është lëvizja studentore, përsërite 100 herë
-12 Dhjetor është lindja e partisë tënde, përsërite 1000 herë.
Doktori i mori u hodhi një sy dhe filloi t’i përsëriste. Beni e ndiqte me cep të syrit se mos i binte në sy. Por ushtrimi po funksiononte për mrekulli. Doktori u autosugjestionua dhe po i përsëriste pa fund duke thyer normat që i kishte vënë Beni si logoped.
Pas 30 minutash ai pa që Doktori kishte ngecur tek 15 Marsi që Beni ia kishte shkruar ta thoshte pa zë me mendje.
Ja bëri me shenjë të ndërpriste.
Doktori u përmend.
-Çfarë ka, tha.
-Boll me 15 Marsin se aksident teknologjik ishte, i tha Beni.
-Po ti ma ke shkruar thuaje me vete dhe s’ma ke shënuar sa herë, tha, ndaj po e zgjasja. Po s’ka rëndësi, e fiksova.
Vazhdoi dhe me datat e tjera dhe pastaj filloi pjesa e dytë që kishte të bënte me postet. Teksti i Benit ishte ky:
-Bamir Topi është dhe pak president i Republikës.
-Jozefina Topalli është kryetare e Parlamentit. Zotin Topalli e ka burrë.
-Aleksandër Arvizu është Ambasador i SHBA në Tiranë.
-Aleksandër Frangaj nuk është zëvendëskryeministër.
-Zoti Fevziu nuk eshte zoti Arviziu.
-Mos e përmend jashtë se e ngatërron me zotin Arvizu.
-Andi Bejtja dhe Andi Bushati janë dy persona të ndryshëm, një pro dhe një kundër. Mos u fol në emër.
-Withers nuk është më ambasador, por pensionist.
-Ina Rama është ende kryeprokurore. Mos i thirr zonja Rama.
-Ridvan Bode është akoma Sekretar i Përgjithshëm.
-Astrit Patozi është akoma nënkryetar i PD-së.
-Lulëzim Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës. (Akoma jo nënkryetar, jo ministër, jo i dënuar).
-Të tjerët janë deputetë dhe anëtarë partie.
Berisha i hodhi një sy tekstit dhe i pëlqeu shumë.
-Sa herë duhet t’i përsëris këto, tha.
-Sa herë të duash, i tha Beni, sipas nevojës që ke.
-Në rregull, e di vetë, tha, dhe filloi me fjalinë ‘Bamir Topi… do ta zhduk nga faqja e dheut!’
Beni po e dëgjonte dhe për 20 minuta ai e përsëriti 200 herë.
-Nuk ta kam shkruar ashtu, i tha Beni, po nejse, ti e di më mirë.
-Beni, e di unë. Duhet me e zhdukë. Kjo pikë s’ka diskutim. Vazhdojmë me fjalitë e tjera.
ja c’ndodh kur krimet e pushtetit te marrosin.
Dhe Ben Hamami vazhdoi me leksionet e tij, per ta sjelle ne vehte ate qe eshte bere si Lymi i Tutit. Thuaj 100 here qe Balla eshte rrugac, thuaj 50 here qe Withers eshte lolo. Dhe duke dhene leksione, Ben gjenerali papritmas doli edhe vete nga binaret dhe filloi te mermerise duke thene: e kemi idiot, ta qeroj me antitanks, Zani Caushi, gati tu, para marsh, prapa ktheu dhe ne fund mori gaveten dhe kerkonte groshe, njesoj si ne kohe te zborit. Jane te gjithe gati per cmendine. pse, se e kane kutuar qe ajo qe kane bere eshte shume e madhe, aq e madhe sa nuk ka me shte per falje, vetem per ndeshkim shembellor. Kane menuar se ndeshkimin e jep vetem ai qe ka pushtetin. Jo more jo, me te madhin e ka ne dore populli dhe te fundit fare e ka ne dore ZOTI, qe eshte nje me popullin dhe te denon, madje duke te bere nje cope mishi pa asnje vlere, qenie te pasur mbase, por te nxirre e katranosur ne shpirt, zemer, familje e ndergjejge. Te ben qenie qe merr fryme, njesoj si cakkalli, por qe nuk i perket asaj bote qe bashkon ata qe kane dinjitetin e te qenit njeri. Beni do flase me vehte, per vehte, por edhe per ate qe e pati mik, e beri armik, dhe tani e mban peresri per mik, se i bashkon paraja, qe po ju merr edhe shpirtin.
Te gjithe po tallemi me nje njeri,por fatkeqesia qendron se ai eshte Kryeministri i Shqiperise
Në rregull, e di vetë, tha, dhe filloi me fjalinë ‘Bamir Topi… do ta zhduk nga faqja e dheut!’
Beni po e dëgjonte dhe për 20 minuta ai e përsëriti 200 herë.
-Nuk ta kam shkruar ashtu, i tha Beni, po nejse, ti e di më mirë.
-Beni, e di unë. Duhet me e zhdukë. Kjo pikë s’ka diskutim. Vazhdojmë me fjalitë e tjera.
ooo Zoti Mero sa kam qesh me kete pasazh. Ta marte e mire eshte dhe kryministri i shtetit time, gjynaf zoti te kete meshire oer Salen ta heqi nga mesi jone se degradimi i ti eshte i pa shmangshem
Mero po ku i hedh dhe ti kripe Berishes o i uruar, m’u tek vendi qe eshte prere?
Nese ai e lexon Antenen jam i sigurte qe tensioni i leviz me 4-5 shkalle.
Berisha e ka kaluar fazen e degradimit.Pas 21 janarit eshte ne fazen e dekompozimit. Me nje fjale eshte katandisur nje xhenaze qe po kuterbon ere. Si nuk ka meshire “Familja” per te,por e lene ne kete derexhe?! Mos more se gjynah! Kalleni ne toke,sic eshte zakoni! Percilleni tek me te shumtit!…
CESHTJE KOHE
Do ta shikoni saliun sa te ndroje ilacet
ok