Pas përfundimit të Konferencës Ipeshkvnore në Tiranë, disa hierarkë të lartë të Kishës Katolike kërkuan të njihen me pasojat e prishjes së Kishave në Shqipëri në vitin 1967 dhe sidomos shkatërrimin që ju bë Klerit Katolik si më antikomunisti. Kisha Katolike në Tiranë kishte organizuar në ekspozitë të vogël me dokumente të gjetura në Arkivën e Shtetit për këtë kohë.
Hierarkët e lartë të Kishës Katolike shkuan në fillim tek Spitali i Zojës së Mirë, ku i priti Tan Shehu.
Ju prezantua si drejtues i Qendrës Spitalore dhe filloi t’iu shpjegojë:
-Ky është spitali, është spital i mirë shumë, është ndërtuar në kohë të Partisë Demokratike, d.m.th në kohën kur isha kryetar i Partisë Demokratike, është spital i mirë shumë. Keni për të parë, është i mirë shumë, ka qenë president zoti Berisha, është spital i mirë shumë, keni për ta parë sa i mirë është…
-Faleminders zotëri, i tha një klerik, besoj shumë tek shpirti human i kishës sonë dhe besoj se ju keni bërë më të mirën.
-Patjetër, patjetër, është spital i mirë shumë. Është ndërtuar në kohën që ishte në pushtet Partia Demokratike, ka vazhduar dhe më tej, bile Vatikani ka premtuar 20 milionë dollarë për ta bërë më të mirë, kam ardhur unë disa herë në Romë, po s’i kemi marrë akoma.
-Faleminders zotëri, i tha një klerik, tjetër, çfarë ka tjetër ky spital përveç kësaj ambulancës?
-Keni për ta parë, ka dhe një Universitet, është universitet i mirë shumë, paguan edhe Kisha, edhe studentët, më shumë studentët, është Universitet i mirë shumë, keni për ta parë, është hapur në kohën që erdhi në pushtet Partia Demokratike për herë të dytë me në krye zotin Berisha.
-Faleminders zotëri, do ta vizitojmë dhe atë, i tha kleriku, po ju si quheni?
-Unë quhem Tritan, Tritani, Tani më njohin të gjithë në Tiranë…
Kleriku nuk foli, por pa nga një prift katolik shqiptar.
-Nuk e dija që ka dhe emra katolik Tani, i tha, por me sa duket ateizmi ka bërë të vetën. -Si quhet babai i juaj i tha?
-Masar, Masar, ka qenë burrë i mirë, i ka dashtë shumë katolikët…
Këtu kleriku e humbi dhe më keq.
-Vajta dhjetë vjet që jam kardinal, tha, dhe s’e kam ditë që në Shqipëri myslimanët qenkan kthyer në katolikë. Kur jeni pagëzuar ju zotëri, i tha Tritanit…
-Unë, hëhë, unë jo, unë nuk jam pagëzuar. Në fakt u pagëzova, shkova në Kishë, u bënë ato ritet, por hëhë, ashtu ishte një punë. Isha bërë synet i vogël dhe nuk pranonte prifti.
Kardinali uli kokën dhe heshti. U krijua një situatë e rëndë. Për të dalë nga situata, prifti shqiptar propozoi t’i hidhnin një sy ekspozitës së prishjes së Kishave në Tiranë.
Pas pak ishin para stendës. Në një foto shikoheshin nxënësit e gjimnazit Partizani që trokisnin në derën e Kishës.
Prifti u afrua më shumë dhe po shikonte sa nga foto, sa nga Tani.
-Më falni zotëri, ju jeni këtu, i tha Tritanit.
-Hëhë, unë jam, i tha Tritani. Është foto e rinisë, hëhë, unë jam. Ishim të rinj atëherë, po nuk ishim bllokmenë, ishim të rinj idealistë, hëhëhë, unë jam, unë, e bukur ë, unë jam.
– Zotëri, kjo është e shëmtuar, tha prifti dhe vazhdoi më tej. Fotoja e famshme ku Tritani ishte mes Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.
-Po ky këtu, ju jeni zotëri, e pyeti Tritanin.
-Hëhë, unë jam, unë, i tha. Pas aksionit na priti shoku Enver. Hëhë mua më futën në mes se nuk doja të dilja në foto dhe më thanë rri këtu se s’ke ku shkon. Hëhë, e bukur ë?
-Jo zotëri dhe kjo është e shëmtuar, i tha prifti. Pastaj më tej një dokumentar i Kinostudios ‘Shqipëria Sot’. Nxënës të gjimnazeve që hipnin mbi çatitë e kishave dhe hiqnin dërrasat e para.
-Edhe këtu ju jeni, e pyeti prapë prifti shqiptar.
-Hëhëhë, unë jam zotëri, unë, tha Tritani. Por do t’i ndërtojmë prapë, do t’i bëjmë më të mira seç kanë qenë. Kam qenë dhjetë herë në Itali. Kam takuar 7 kardinalë, kam takuar dhe Butilionen, dhe Kazinin, duhet të na i jepni ato 20 milionë dollarë dhe keni për të parë si do t’i bëjmë.
Prifti dëgjonte i shtangur fjalorin e rrjedhëm në italisht të Tritanit.
-Mirë atëherë zotëri, që e kuptoj që paske qenë në çdo çati kishe, po tani ç’punë ke prapë me ne që na ngatërrohesh nëpër këmbë, i tha.
-Hëhë, ja ndihmojmë, ndihmojmë, i tha Tritani duke qeshur. Ndihmojmë, hëhë, ç’të bëjmë. E bukur ë, në çdo çati, e bukur ë? Hëhë ja, ndihmojmë, ç’të bëjmë.
Tritan Shehu me pseudonimin “Prasi” eshte fatkeqesia e kristianizmit shqiptar. Eshte realisht miku i Casinit dhe Butigliones dhe ka marre monopolin e perfaqesimit te katolikeve shqiptare ne Itali dhe ne bote. Turp dhe faqe e zeze! Ne vend te behet dervish (sic duhet te kene qene te paret e vet nisur nga mbiemri) i ngaterrohet neper kembe kristianizmit.
hahahahaha,nuk ka vend per koment per kete turkoshak ……thjesht nje bastard!!!
Tourkofagos, ti sec ke dicka te perbashket me kete Tanin. Ju lidh kjo puna e prasit me duket…
Ke te drejte o Qife, por me duket se Tritanit per mungese kohe ja futen prasin jo aty ku kishte qef ai vete……
tritan ppprrrrrreeeesssshhhiiiii.
boll i rate me qafe ketij, ka nja 1 milione te tjere qe kane me shume faje se ky ne shqiperi, ai eshte thjesht nje nga viktimat e sali berishes ne rruge per pushtet, edhe te pakten nuk eshte legen e shpirtkatran sic jane te gjithe te tjeret qe i kane bere temena berishes
Shpirtkatran mund te mos jete, por per legen te pakte jane ata qe ja kalojne…
o miku i matoshit
tritani eshte edhe legen edhe shpirt zi
sidomos pasi lepiu cfare kishte vjelle kunder berishes kur doli me pollon si parti me vete
Ky qylaxhi i neveritshem sa here qe shkonte ne nje restorant tek shqiperia sot,me viktimat e tij ne momentin e pageses cohej dhe rrinte nje ore ne banje.E bukura eshte se gagaci kur dilte nga banja therriste kamarjerin per te paguar dhe fillonte te luante rolin e te revoltuarit.Burre mutimenje fjale.
Titani duhet bere synet ne gjuhe se eshte me lafsh ne gjuhe
i ziu ky nuk ka halle per vete po per gruan do edhe nje here tja beje sala,me falini ta kete sekretare sala
Nuk eshte Tritan Shehu e keqja e ketij vendi.Kush e njeh nga afer(une po) nuk mund te flasi keshtu.Iliri, Aida nuk ka pat asnje fije nga ajo qe ju aludoni!
PRESHIN(Tritanin pra) e njeh tere Shqiperia!Me LOLO si ky ka bere PALLE Sali Berisha!!Nuk ka qene edhe kaq lolo,por ka bere PARE te madhe me naften ne kohen e luftes me serbet!!E MBANI MEND APO JO???Dhe tani eshte bere administrator i UNIVERSITETIT KATOLIK!!!Haaaa!!!