Telashet e Kunatit të Lulit me antiplumbin e Berishës

1 Tetor 2011, 22:07Antena TEMA
Telashet e Kunatit të Lulit me antiplumbin e Berishës

Dje Doktori do takonte pensionistët në ditën e të moshuarve. Si zakonisht takimet e të shtunave i bën pa kostum. Për këtë i duhet që të veshë antiplumbin poshtë këmishës dhe të veshë një jelek të zakonshëm me jakë V sipër këmishës. Pasi e veshi antiplumbin, këmishën dhe jelekun e vetëm që i bën me antiplumb, u nis. Në makinë thirri në telefon Lul Bashën dhe e pyeti se çfarë do bëjë ai për ditën e pensionistëve?

-Unë do tu premtoj bileta falas në autobusat e Tiranës, i tha Basha.

-Po a ke pyetur Ridvanin a ka kosto në buxhet kjo gjë. e pyeti Berisha.

-Jo, nuk ka. Më kanë thënë këta pronarët e autobusave, që nuk hip asnjë pensionist në autobus se u zihet fryma nga rrëmuja. Kështu që nuk kemi ndonjë kosto.

-Mirë, dëgjo, atëherë po vij dhe unë aty me ty. Kur e kë lënë takimin?

-Pas një ore, i tha Basha.

-Mirë, dakord, pas një ore …

Kunati po dëgjonte me vëmendje bisedën.

-Çfarë ndodhi, i tha Lulit.

-Do vijë Doktori pas një ore, i tha Basha. Si t’ia bëj për veshjen. Ai vishet me jelek të shtunave. Duhet të vishem dhe unë me këmishë blu dhe me jelek.

Kunati vrapoi në dyqanin më të afërt Hermes dhe i bleu një këmishë dhe një jelek si të Doktorit.

U futën bashkë në zyrë dhe po i provonin. Shikonin foton e Doktorit me jelek, pastaj Lulin… Ngjante, por jo tamam.

-Seç ka diçka ky, tha Luli, i rri më i fryrë, më bukur, mua më rri keq, më rri pas trupit.

-Ja të pyes, tha Kunati dhe mori shoqëruesin e Doktorit.

-Ku e ka blerë Doktori atë jelekun që ka vesh, i tha, se i rri shumë bukur, i rri pak i fryrë.

-S’e ka nga jeleku, i tha, e ka nga antiplumbi. Ka këmishën antiplumb poshtë dhe ajo ja rrit përmasat.

-Kuptova, tha Kunati me zë të prerë. U kthe nga Luli.

-Na duhet një antiplumb, tha.

-Pse, jam i rrezikuar, tha Luli i trembur. Kush të tha, shoqëruesi? D.m.th do na qëllojnë…?

-Jo, jo, qetësohu, i tha Kunati. Por Doktorit i rri i fryrë jeleku nga antiplumbi. Duhet të gjejmë dhe në një antiplumb.

U ulën të dy dhe zunë të mendohen. Thirrën Florencin e policisë t’i kërkonin ndihmë. I thanë a mund të gjejmë një antiplumb?

Florenci u zverdh në fytyrë.

-Pse, kaq keq ka shku puna shefo, tha. Por po u bëre ti për antiplumb, unë qekam i mbaru fare…

-Jo, jo, s’e nuk kanë gjë me ty, i tha Luli. Ashtu është një punë, më duhet shpejt.

-Po kush janë, mos janë këta kokëpalarët e 21 Janarit. Mos e rruj nga ata shefo se i marr unë masat!!!

-Jo, jo, po ashtu një punë, më duhet shpejt.

-Çfarë, mos janë këta që po i prishim shtesat pa leje, mos e rruj shefo se i kam marrë masat.

-Jo mo burrë se ashtu është një punë, më duhet shpejt.

-S’kena shef, ku me e gjetë, tha. Ato që ka garda ua ka shpërndarë ministrave. Për Bashkinë s’kishin llogaritë gjë se ka qenë Ed Rama.

Luli u pre në fytyrë.

-OK, tha. Le se e zgjidh vetë.

Kunati e shikonte i trembur.

-Çfarë do bëjmë, vajti ora, tha.

-Nuk e di, s’do dal me të, tha. Kam gjithë jetën që vishem njësoj me shefin. Dhe në Kosovë kur isha merrja 4 kravata me vete në punë dhe ruaja kur kalonte shefi dhe vendosja atë që kish vendos dhe ai. S’mund ta bëj tani këtë për kryeministrin. Më mirë po e marr e po i them bëjmë dy takime të ndryshme se s’mund të dal i veshur ndryshe nga ai. Dhe nga nesër na duhet urgjent një antiplumb.

5 komente në “Telashet e Kunatit të Lulit me antiplumbin e Berishës”

  1. Zani Burimi says:

    O ustai i madh! Mos e bej dhe aq per te qeshur kete punen e antiplumbit te Berishes dhe “hallin” e madh te Bashes se gjoja nuk e ka jelekun antiplumb! Berisha eshte me moden e vjeter me jaken V, ndersa Basha e ka kemishen antiplumb te modelit Pres SiX, o djalo! Se per pak vite ia kaloi Sales, bashustait te tij ne krime dhe ynere!

  2. CFURKU says:

    MIRE PLUMBIT SE I SHPETOJNE ME ANTIPLUMB, PO HELMIT NE RIZOTO SI MUND TI SHPETOJNE? PO TULLES NE KOKE KUR KALOJNE POSHT PALLATEVE SI MUND TI SHPETOJNE? PO ERDHI PUNA DERI KETU, NUK KA ZOT TE SHPETOJE KERKEND, MADJE AS OBAMEN E PUTININ.

  3. Endi says:

    E forte kjo. Me redhi dje te dyqani Artan llacifaci i Credinsit bashke me kollovarin e tij Genci Gay per te blere dy jeleke antiplumbi. Por me poshtersite qe keni bere te dy nuk ju ben derman vetem jeleku… Iken si te dhjere te Tonin Vocaj qe ti paguajne rrogen mujore qe ti veje gjithe Policine e shtetit ne dispozicion.

  4. tak fak says:

    haha, i madh je

  5. kacidhja says:

    hahahahahahaha je i modh mero o ja di ti ktyne nuk ja di njeri hahahahaha vdiqa se qeshuri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje