Kishte kaq muaj që Sandri ishte i shqetësuar për legalizimet. Me porosi të tij disa herë Fevzo kishte shkruar rreth kësaj çështje dhe në një emision televiziv më në fund ja plasi si dështim të madh të qeverisë pikërisht legalizimet. Po ashtu këmbënguli disa herë tek Doktori që Shabanit t’i dërgohej kontroll dhe ashtu u bë.
Por puna prapë s’po ecte. Pesë katet shtesë pa leje të pallatit tek Liceu nuk po legalizoheshin. Edi Rama ia premtoi, por nuk ja bëri më në fund. Lul Basha ja ka premtuar t’ia bëjë me ligjin e ri për hipotekat, por i duhet një shkresë nga Legalizimi. Sipërfaqja pa leje që ka ndërtuar Sandri është sa 60 për qind e sipërfaqes me leje. Pallati nga 7 kate ka përfunduar 12 kate dhe shumë banorë të pallatit duan të shesin shtëpinë se një konduktor i ka thënë që rrezikon të shembet pallati pasi kolonat kanë qenë llogaritur maksimumi për 8 kate. Por Sandri me Zamon për tu hequr frikën, morën vetë shtëpi në katet pa leje.
Si përfundim Sandri doli i humbur nga gjithë beteja për legalizimin. Fushata për prishjen e ndërtimeve pa leje të Lul Bashës, natyrisht që nuk e prek Sandrin, por ai ndjehej i poshtëruar. Për këtë vendosi t’i turret Shabës. Një herë, dy herë dhe Shaba e thirri.
-Or ti çun, ça të kam bë, i tha. Më ke rënë disa herë më qafë, po qe se e ke inatin me redaksinë që të kanë djegë më ’97, sqarohu me Doktorin se unë mbuloja lagje tjetër.
-Jo mor burrë se nuk çaj trapin për atë punë unë, por se ç’e ke një legen këtu në Tiranë që s’ma legalizon mua pallatin. Vetë ka legalizuar pallatin e tij 8 kate pa leje fare, kurse ne pesë kate pa leje kemi dhe nuk na e legalizon.
-Or ti çun, kaq të them unë, mos e kruj me mua pa të tjerat rregullohen, i tha Shaba.
Sandri e mblodhi veten dhe nisi sulmin ndaj drejtorit të Tiranës. Filloi të pyesë ku ka punuar, me se është marrë. Gjithandej i dilte që kishte shitur karrige në Vlorë dhe Fier. Pastaj dikush i tha që ka punuar në Ministri të Brendshme. I hyri arkivit. Ç’të shikonte. Ishte emëruar në një ditë në prill të vitit 1992 me 7 tropojanë ekspert kriminalistike në Ministri të Rendit.
Fluturoi nga gëzimi. Mori prapë në telefon Shabën.
-E gjeta Shabë, tha. Ka punu në Ministri të Brendshme ekspert kriminalistike.
-Çfarë date mor burrë, i tha Shaba.
-Në prill 1992, i tha Sandri.
-Po lene mor burrë se e kam futë bashkë me nja 7 tropojanë nga katundi im dhe një kuksian që e kena pasë dhe kryetar bashkie më pas. Nuk quhet ajo.
Sandri i dëshpëruar u tërhoq përsëri. Filloi të gërmojë. Dhe më në fund e gjeti. Kishte qenë ekspert i hetuesisë për mjetet motorike në Vlorë qysh në vitin 1989. E kap ligji i dosjeve, tha dhe mori prapë Shabën.
-E kapa, tha. Ka qenë dhe ekspert në hetuesinë e Vlorës nga viti 1989.
-Për çfarë ka qenë ekspert, e pyeti Shaba…
-Për punë makinash, ku di unë, tha Sandri, ç’rëndësi ka, e kap ligji i dosjeve.
-Ligji i dosjeve s’është miratu, tha Shaba, por këtë çështje do ta shikojmë. Varet dhe si silleni ju. Tani shkoni prapë tek Doktori, kërkojini ndjesë që më keni ngatërru mu në këtë punë dhe këtë legenin e heq unë. Ndryshe as këtë s’e heq dhe pallatin ua prish.
-Shiko Shabë se ky ja ka bë dhe Lul Bashës me hile në zgjedhje tek njësia 5!
-Ik mor me atë legen, i tha Shaba, se po të mos isha unë do kishte nja 50 mijë vota më pak, ka gojë dhe flet ai. Për atë s’i luaj as qimen, po meqë po përziheni ju, dua të shkoni të kërkoni ndjesë tek ai Burri atje lart dhe pastaj e heq unë.
-Po dërgoj Fevziun Shabë, se ai është më i besueshëm. Po i tha ai që Shaba punon mirë, po çalon puna rrugës, e beson ai burri.
-Bëni si të doni. Unë po u pres deri në drekë. Po nuk e bëtë, nuk e luaj nga vendi.
Në drekë Sandri mori i gëzuar.
-E sqaruam Doktorin, tha. I thamë që Shaba na ka ndihmuar shumë dhe kemi legalizuar gjithë ato toka. I thamë që i ke dhënë dhe nja 50 mijë vota Lul Bashës. Tani hiqe atë legenin se na duhen letrat e pallatit se po na padisin banorët për rrezikim jete.
-A, bravo, ja tani u bëtë djem të mirë, u tha Shaba. E heq unë tani se boll ka ngrënë ky, kanë radhë dhe të tjerët se ju rritën shumë pordhët, më bënte dhe si i PD-së.
SANDRI ESHTE DJALI I BILAL PARRUCES
nje sugjerim per temen: ishte me mire faqja e pare e komenteve….te afronte me teper, dhe kishte mundesi per te komunikuar me mire. flm.
zoterinj te Temes me duket se Shaboni ka te drejte i ishin rrit pordhet shume Ferdinandit, ku i boni leket ai? Zoti Shehu hajdut si gjithe te tjeret ka qene mos tju vije keq apo ju ka bo ndonje nder diku ….. eee
Shtesat pa leje te pallateve i trajton Drejtoria e Pergjithshme ,jo ALUIZni i Tiranes.Ja ke fut kot plako,tjeterkund fle lepuri!
It’s wodrneful to have you on our side, haha!