Berisha përuron rrugën për në fshatin e Fatos Nanos

11 Tetor 2011, 22:50Antena TEMA

Flamuri dje ishte në Gjirokastër. Doktori do përuronte rrugën nga Gjirokastra në Çajup, që kalon nëpër Lunxhëri. Alarmi i krijuar nga ngatërresat e fundit të Doktorit nëpër fjalime, bën që fjalimet të kufizoheshin dhe të bëhej kujdes me emrat e fshatrave dhe kryetarin e Komunës. U vendos të mos flitej për data se ngatërroheshin me 21 Hanarin, të mos flitej për udhëheqës se ngatërroheshin me Topin dhe të mos flitej për pasuri se ngatërroheshin me Familjen e Doktorit.

Flamuri shkoi pak më parë se Doktori në Valare. Valare është një fshat i vogël sapo kalon lumin Drinos para Erindit.

Takoi dy fshatarë në anë të rrugës.

-Çfarë ka ndonjë gjë të shquar ky vendi se do vijë Doktori dhe flasë pastaj për rrugët, u tha Flamuri.

-Po ç’të të themi mor djalë, i tha ai më i vjetëri. Për këtë fushë këndohet ajo kënga: Harro mushkë Valarenë, se Ali Pashanë e prenë”.

-Qenka e bukur, tha Flamuri. Po Doktori nuk përmend dot emra udhëheqësish se ja kanë rekomanduar këshilltarët e tij të mos i përmendë se ngatërrohen me Bamir Topin. Ndonjë gjë tjetër që lidhet me pushtetin, me qeverinë, me historinë çfarë ka?

-Po ç’të të themi tjetër, i tha fshatari. Ja këndohet një këngë “Në vitin 14, kur Zografi u bë mbret”.

-Ç’ka qenë ky, i tha Flamuri.

-Po ja ka qenë një djalë nga ky fshati Qestorat që do bëni rrugën që u në kryeministri i qeverisë Vorio-Epirit më 14-tën.

-Jo, jo, tha Flamuri, jo nga këta. Çfarë keni ndonjë djalë të shquar të zonës, që ka bërë emër?

-Po kemi Fatos Nanon, i tha fshatari. Ja, nga Nokova është ku do çoni ju rrugën.

-Pse këtej është Fatos Nano, tha Flamuri i çliruar.

-Këtej o bir, këtej, i tha fshatari. Sa ishte kryeministër s’na e bëri këtë rrugën. Ju lutëm disa herë, po u tall me ne. Na thoshte “Po doni Thanasin ua bie, rrugën s’ua bie dot se është me lek”.

-Mos e shani Fatosin se është burrë, tha Flamuri. Dhe ne kemi pasur mendim të keq më parë, por tani që e njohëm nga afër është ndryshe. Po ndonjë tjetër kush është këtej nga zona?

-Po ç’të të them unë, nga kjo ana tjetër është Aleksandër Meksi, i tha fshatari.

-Meksi, pse dhe ai këtej është… Pupupu, mos ta marrë vesh Doktori se anuloi rrugën, tha Flamuri. 6 vjet e vonoi rrugën Levan- Tepelenë vetëm se kishte frikë se kalonte nga fshati i Gramoz Ruçit. Po e mori vesh që është Meksi këtej, e ktheu. Si i bëhet ta kalojmë poshtë fshatit të Meksit rrugën që mos ta zërë fshatin dhe të vazhdojmë tutje…ku dalim pastaj.

-Dilni në Hormovë, tek fshati i Gjinushit, i tha fshatari.

-Pupupupu, tha i alarmuar Flamuri. Po këtej qenkan të gjithë këta. Atëherë po i them të vazhdojmë këtë rrugën e Çajupit deri matanë në Zagorie.

-S’ma ha mendja që e bën, i tha fshatari se del tek fshati i Spartak Ngjelës.

Flamuri i humbi fare. Nuk dinte se ç’të merrte e ç’të linte nga fshatarët. Eskorta e Doktorit po afrohej. Doktori pa Flamurin dhe fshatarët dhe zbriti. U dha dorën dhe filloi të fliste.

‘Një miku im, tha, kur i thashë që Shqipëria është Zvicër me det, u prish në fytyrë, por kur erdhi disa muaj më pas dhe e pa nga avioni, në një anë detin dhe në anën tjetër malet, u mahnit dhe më tha kishe të drejtë. Ju si mendoni?”

-E ku dimë ne i vrarë ç’është Zvicra, i tha fshatari, po në qoftë si fshati jonë, keq qenka.

-Do ta lulëzojmë, tha Berisha. Unë dhe familja ime e kemi parë fushën e Çajupit nga avioni dhe kemi vendosur ta bëjmë një destinacion të njohur të botës. Vajza ime, unë, Familja ime, do ta bëjmë atë një fushë skish, një qendër moderne turizmi që do të jetë e bukura e botës. Keni për ta parë se çfarë efekti do ketë ky asfalt që do shtrojmë….

-Keq e kemi zoti kryeministër, i tha fshatari. Do na rrëshqasin kafshët, se këta patkonjtë shkasin mbi asfalt. E kishim mirë zall.

 

 

 

8 komente në “Berisha përuron rrugën për në fshatin e Fatos Nanos”

  1. Simbadetari says:

    SALIU DHE ARGITA DO TE NDERTOJNE NE KETE VEND NJE SPITAL PER KURIMIN E SEMUNDJEVE TE MUSHKERIVE. ESHTE NJE INVESTIM I PERBASHKET ME DAMIR FAZLLIC DHE PRANDAJ BEHET EDHE RRUGA. NDRYSHE, NUK I SHKONTE NE MEND SALIUT PER VALARENE, FATOS NANON DHE SPARTAK NGJELEN. TERE ZONA E DI SE KU FLE LEPURI. MERO, INVESTIGO SE DO GJESH NJE MINIERE PISLLEQESH NE KETE RRUGE QE BEHET, SALIU ESHTE I ZHYTYR I TERI NE MUT ME KETE RRUGE.

  2. Luzhjana Abazi says:

    Ke harruar fshatin e Spartak Pocit, te Arben Dukes etj

  3. Tirona says:

    AJo rruge spo behet per popullin por sepse Argita do te ndertoje kazinone me te madhe ne Ballkan ne Gjirokaster , ne ate fushen mes maleve.
    E ka cituar dhe Mero pak si muhabet

    shkurt muhabeti ai ndertoin rruge atje ku ka bizneset vajza e tij

  4. regjistruesi says:

    po si nuk ra ndonje cope shkemb nga kalaja e shentriadhes e ta zinte…..se do shpetonte nje popull i tere.

  5. M.Nano says:

    Ky doktor palla nuk ben rrugen per ne teqene e tomorit ,,qe vene nga 200 mije pelegrinazh , nga e gjithe shqiperia por bene rruget e maleve qe as dhite spo kalojne me. Totalisht i pa afte.

  6. daku says:

    nano si do rregjistrohet si shqiptar apo si vlle me preardhje nga Greqia

  7. adriatik says:

    Nano nuk eshte vlleh. Nano eshte me prejardhje nga bregu. Flas para se te zhvendosej familja andej na Gjirokastra.

    Dmth nano eshte kooooomplet grek.

  8. stegopul says:

    Gjyshin e nanos deshen ta perzinin nga fshati Nokove se ishte shume maskara,me sa duket Fatosi nga ai ka ngjare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje