Një ngatërresë e papërsëritshme ndodhi dje me deklaratën e Ramës. Për dreq si dembel që është, ai kishte postuar në Twitter një deklaratë si kundërpërgjigje ndaj Topallit. Deklarata thoshte se ‘nëse unë dhe Bamiri jemi celulë antievropiane, Jozi i bie të jetë Merlin Monro, ndërsa Berisha Xhon Lenon’.
Për pesë minuta Jozi dhe Doktori e morën deklaratën. E lexonin dhe hutoheshin. Përse ta ketë, përse ta ketë…
– E gjeta, tha Doktori. Me më krahasu mu me Xhon Lenon, d.m.th janë Bllokmenë se Xhon Lenon ka dërrmu komunizmin me Bitëllsat… unë jam bërë anëtar partie në vitin 1967, pasi në gjimnazin Partizani u lexua letra që Enver Hoxha i drejtonte sekretarit të rinisë Tritan Shehu ku e përgëzonte për prishjen e kishës katolike në Tiranë dhe i bënte thirrje rinisë të përtërinte gjakun e partisë. Nuk ka dyshim se ne ishim të frymëzuar nga Xhon Lenon, tha Doktori duke i shpjeguar Jozit se ç’ishte në fakt revolucioni kulturor që nisi me 1967.
-Bitëllsat në fakt bënin thirrje për revolucion, tha, por meqë ne ishim brenda Revolucionit, natyrisht përkthehej në veprime të pamatura, por nga ata e kishim frymëzimin. Ata bënin thirrje për të përmbysur botën në kalbëzim dhe i përqafuam.
-Po me mu mar Doktor çka do me thanë që më ka krahasu me Merlin Monron? Si me kanë njeriu kaq i mbushun me urrejtje për të bukurën? Po Merlin Monro ka kenë ylli i botës mar, ka frymëzu mijëra e miliona njerëz me bukurinë dhe klasin e saj. Me më krahasu mu me të më ban nder, por dëfton që ai urren të bukurën.
-Tani ç’është e vërteta nuk them dot që të ka krahasu si femër të bukur, se e bindur të jesh ti që ai vetëm të bukurën nuk di ta vlerësojë. Ai i ka pasë gjithë gratë e bukura dhe i ka ndarë. Jo, nuk di me e vlerësu, ta them unë ty.
-Po çfarë tjetër mor Doktor don me thanë? Që Merlin Monro ka kenë e dashur e Kenedit? Kuku, me ma thanë mu që jam e dashtuna e Bamirit…
-Nejse, po e ka aty, e ka me hile se Kenedi është degë ekzekutive, d.m.th është një farë kryeministri i SHBA, jo, po e ka me këtë kuptim, është deklaratë e ndyrë dhe duhet dënu.
-Hiç mar s’e dënoj se s’jam ka merrem me atë plehën. Ai të shkoj në celulë me Edi Ramën dhe aq.
– Jo, nuk është aty puna. Dëgjo, problemi është se ai ka thënë fjali pa kuptim. Ai ka dashtë me thënë që vajmedet po të jenë ata antievropianë si jemi ne. Don me na fy, por duhet me rujt qetësinë. Duhet me përhapë fjalë që Edi Rama e ka pranu që është grup me Bamirin, të tjerat s’ka rëndësi.
-E bukur, e bukur, kjo duhet me u thanë, shumë bukur, merri pak Blendin në telefon Doktor me dal aty tek banaku i Mesiles, i Enkelit, si e ka ai, dhe me folë, aty e me thanë këtë i kështu si e ke thënë ti. E bukur, e bukur, i kjo është, e ke gjetë tamam.
-Po kështu e kupton ti apo jo, kështu është dhe pikë. Mjafton që e ka pranu. T’i themi Blendit thu ti? Mirë e ke… lene se i ka ngelë qejfi që i kam sha Toptanët. Më mori në telefon dhe më tha janë fy Toptanët se nuk janë të gjithë si Esati. Tefiku ishte burrë i mirë, më tha, dhe Murati vdiq i varfër megjithëse janë dy degë të ndryshme. Po më e keqja është se kulla që po bëhet para PD e ka emrin Toptani, rruga që të çon në PD e paska emrin Toptani… i ka ngelë qejfi.
-Hajt mor mos ki gajle thuj, se boll kanë thënë për njerëzit e mij që kanë shoqëru pushtuesit kur kanë hy ne Shkodër me marrë kalanë e s’jam fort merak. Thuj pash Zotin me dalë aty tek banaku e ma thanë këtë që the ti.
-Jozi, shiko… mirë, dakord, nejse, shiko, mirë, nuk është se e ke keq, po shiko, e sigurt të jesh ti se ai nuk është se nuk e mendon këtë, por shiko… është pak komplekse, mirë, dakord, unë i them, po shiko, ta them unë ty se kjo… dakord, po i them, po shiko atij do t’i shkojë mendja tek Merlin Monroja dhe Kenedi se ai vdes për histori rozë, është shumë vanitoz për këto gjëra, ja kam tërheqë vërejtjen, dakord, mirë, po i them. Mirë, ikim, dakord, shiko ka shumë rëndësi kjo që Rama ka pranu që është grup me Bamirin dhe ne të dy duan të na bëjnë grup bashkë.
hahahaha
HHA HHA HHA,,,KAM QESH ME SHPIRT O I MADHI MERO BAZE….
“e ka me hile se Kenedi është degë ekzekutive, d.m.th është një farë kryeministri”…HA HA HA,,ME E FORT SKA KU TE VEJ…
jo jo, ju krahasoi me starat e vdekur, dmth ju jeni te vdekur ne kokat tona, dhe ashtu do vdisni si xhon lenon, saliu dhe si marilyn xhozi.
as e besoj qe e kane marre vesh krahasimin se nuk merret njeri me budallalliqet bajate te rame kishotit qe eshte bo gazi i botes,,,,,,nejse kirurgu zemerluan edhe kalorsi i zi u kenaqen per momentin por mos harroni….(neser e keni saliun kryminister te shqiperise dhe jozin kryetare parlamenti) hahahahaaaaaaa
o sulo jam e sigurt qe edhe ti nuk e ke kuptu krahasimin.Nuk them qe je i trashe po nga komenti nuk dukesh edhe i holle
hahaha po sa te medhinj ini o gazetare …
o po ju vrafte e mira ju vrafte !
Bravo Tema!
Humor shume i kendshem. Edit s’ia arrijne dot as te “kupa e gjurit” Jozi dhe Sala
Imagjino, Xhozin si Merlin me fustanin qe ja ngre era…dhe Berisha si Lennon me cifteli…
Hutohet e shkreta se justifikon”ZGJUARSIN”me ate injorance i vjen turp dhe vet qe ka haanger ne kurris te shqiptarve,dhe ne emer te shqiptarve….
Me mire t’i kishte thene:atehere Jozefina eshte Cicciolina kurse Saliu Rocco Sifredi!!!
une me sa di merlina kane dhuruar shume gjera te mira ndaj kane mbetur dhe ne zemren e njerzimite po mire e kini se edhe xhozi me doktorin do te ngelen si tomi me jerin <ta haje mortja edin me ke ikrahason pederastat pse xhozi nuk i nxjer ata pederastat qe i ka bere edhe bisnesmen ,:ex}po doktori ate qe e la shtatzanr dhe e dergoj ne france ta heq,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,////////////////////////
me mire te shuhen nga faqja e dheut te dy Xhozi dhe Sala se na turperuan fare.
mmmmmm