Pas polemikave me Presidentin për vlerat e Jozefinishtes si gjuhë origjinale e rrallë që duhet mbrojtur, Jozi thirri Logopedin për tu konsultuar për do fjalë që s’kanë të bëjnë me gegërishten, por me disa defekte fonetike të saj. Siç dihet, problem fonetik i Jozefinishtes është ngatërresa e Ç me Q, ngatërresa e Gj me Xh dhe disa shprehje banale që i kanë mbetur nga zhargoni i rrugës.
Beni, i cili mezi e duron Jozefinën për shkak se e ka armiken kryesore në parti, vendosi t’i përgatisë disa ushtrime të vështira që ta torturonte.
Ushtrimet i filloi me ngatërresën e Ç me Q. Për të shmangur këtë, Beni shënoi në një anë të fletës Ç dhe shënoi në krah Ç si çekani dhe më tutje Q duke shënuar në krah Q si qeni.
Pastaj filloi të shkruajë fjalët:
Me Ç si çekani- Çiljeta, Çimento, Çiban, Çizme, Çifteli, Çift, Çifut, Çikago, Çika, Çiliminj, Çiflig, Çikërrimë, Çiklistë, Çikrik.
-Fillo me këto, i tha Beni, se këto janë problem. Kujdes me Ç si Çekani, kujto Çekanin.
Jozi filloi, Qi… dhe pa nga Beni. Ai kafshoi buzën dhe bëri shenjë Ç-ekanin…
-Ah, po, Çiljeta, shqiptoi Jozi. Vazhdoi më tej Qi…
Beni kafshoi prapë buzën.
-Ah, po, çimento, tha Jozi, dhe vazhdoi gjithë fjalën duke tentuar ta thotë gabim. Pastaj i hodhi një sy gjithë rreshtit dhe konstatoi se pas çdo Ç kishte germën I.
-Lexo vetëm rrokjen e parë të të gjithë fjalëve, i tha Beni, për ta parë sa e ke kapur.
Jozi filloi Qi…Qi…Qi…
-Lene, s’ashtë punë që bahet, tha. Tash e kuptova pse unë nuk po e shqiptokam, tha Jozi. Krejt këto Ç e Çekanit që po thu ti paskan nga pas I dhe ndaj I ngatërroj. S’e kam ditë që Ç shoqërohet gjithandej me I.
-Jo, nuk shoqërohet gjithandej me I, tha Beni, por ta bëra këtë ushtrim për të të rritur përgjegjësinë. Ja më thuaj një fjalë që e ka Ç brenda dhe si e thoni ju në Shkodër?
Jozi u mendua pak.
-Po më kujtohet gjyshja ime kur më thoshte ‘Loqka jeme’, kur kthehesha nga shkolla, i tha Jozi. Beni kafshoi prapë gjuhën duke i bërë shenjën e Çekanit.
-Po pra, po, e dij se duhet me e thanë ashtu, por gjyshja jeme kështu e thoshte, ndaj them që është gjuhë e Fishtës dhe Migjenit.
-Dakord, tha Beni, në vend të Çekanit po të vizatoj Doktorin me çekan që të kujtosh se duhet me Ç-ekani. Kalojmë tek ushtrimi tjetër, i tha Beni. Do shkruaj fjalët me Q, të cilat s’duhet t’i lexosh me Ç.
Qibar, qilar, qime, qilim, qindarkë, qiparis, qipriot, qengj, qira, qiell, qiri, qitje.
Jozi filloi t’i shqiptojë. Këtu ishte më mirë. Beni i kishte vizatuar një qen tek fleta për t’i treguar se është Q si e qenit.
Disa i lexoi me Q e disa me Ç.
Beni u bë nervoz.
-Po ta shkrujta lart, i tha, me Q si Qeni jo si Çekani.
-A po ma ban këtë Qenin si Bamiri me e mbajt mend ma mirë se veç ishtu i kuptoj, tha. Çekanin me ma ba si Berisha dhe qenin si Bamiri.
-Dakord, tha Beni, pa i thënë as po as jo.
Kalojmë tek ngatërresa e dytë mes Xh dhe Gj. Këtu ka më pak problem.
-Lene mer atë se s’e kena problem se ngatërrum xh me gj, nuk bëhet nami. Si me ja ba tash për do fjal që i përdori pa takt kur nxehem?
-Çfarë janë ato, gegnisht, i tha Beni.
-Vallaj s’di po në Shkodër i kam ndi.
-E bëjmë kështu, i tha Beni.
Lere ato, tha Beni, po rregullo një herë këtë punën e Ç me Q. Po të bëj një fjali dhe thuaje një mijë herë çdo ditë. “Çifti që çoroditi qendrën e Xhabijes qe qorr”. Thuaje një mijë herë këtë çdo dite dhe do ta kalosh. E para me Ç çekani, e dyta me q qeni, e treta me Ç çekani, e katërta me q- qeni, e pesta Xh si e xhaxhit, e gjashta me q si e qenit, e shtata me q si e qenit…. Fillo!
-Qifti çë qoroditi çendrën e Gjabijes çe çorr…, e shqiptoi Jozi.
-Po çfarë bën, i tha Beni, nuk the asnjë fjalë të saktë.
-Qka me ba dhe unë gjeta një vlonjat me msu gegnisht, tha Jozi dhe ndërpreu e revoltuar seancën. Si me msu mu një lab gjuhën e Fishtës, ju jeni mësu me gjuhën e atij doganierit, Naimit. Lene mor këtë punë në daqi mësoni gjuhen teme, as jam ka merakosem për ju.
-Unë gegnishten e di, tha Beni, dhe e flas, po kjo është Jozefinishte dhe s’e kam mësu akoma.
-Epo msoje në daq me hy në PD, i tha Jozi nervoze.
-Qifti çë qoroditi çendrën e Gjabijes çe çorr…, e shqiptoi Jozi(jo keshtu)
-Qifti çë qoroditi çendrën e Gjabijes “kje” çorr…, e shqiptoi Jozi(origjinal Jozi).
Keni harru ushtrimin me “ll”-“dh” mjell-mjedh,prodhim-prollim,sjell-sjedh……si dhe “vagabond-llakaband”
Ka edhe bodh (boll) te tjera o miç!
Gabim i pafalshem i autorit! Gjuha e jozefi-ns nuk eshte jozefinishtja, por topallishtja. Ka nje dallim rrenjesor.
E BUKUR KJO HISTORIA ME JOZIN. MENDONI PAK KUR AJO FLET ANGLISHT, SI I SHQIPTON FJALET DHE SI E KUPTOJNE TE HUAJT. ME SIGURI NUK E KUPTOJNE FARE DHE KAM QENE ETE PREZENT KUR SHUME MESHKUJ E SHOHIN NGA MESSHALEVE, QE NE MENYRE PROVOKUESE I LE PAKSA HAPUR. ME SHALET MENDON SE SHKON PERPARA DIPLOMACIA PARLAMENTARE KJO XHOZEFINA E TOPADHAJVE.
femen e nyt, veq me t’kall krupen. kishe me ja numru t’tana t’kqiat: njimllet, dymllet, tremllet e me e xu prej nj’asaj karriget prej ka hingllin si pel me zakone e manej me e xu ene at malokun tjeten qi flet n’fakt pak ma zi se kjo por qi nuk asht ma pak i nyt.
Problemi i te folmes se Jozit eshte pa sherim! Ngaterresa e “ll” me “th”ose “dh” si dhe e “o” me “u” i krijojne situata ilariteti gjithmone. Ajo pa e care koken thote ” Nal lluns” ne vend te ” Ndal dhunes” e pastaj don te kacavirret si shkurrja neper lisa si Fishta,Mjeda,Koliqi…etj.
Kane dale kahere barcaleta me Jozin prej keqpedorimit te germave.
Thone se kur ishte e vogel,shkoi me ble dicka ne dyqan.Kur u kthye bosh e pyeten ne shtepi se pse nuk bleve? Jozi i vogel u pergjigj: Shitsja e kishte mby…(…ne vend te ll-th)….
eshte totalisht injorante…..qe ne klasen e pare mesohet abetarja dhe me von vjen gjuha e paster shqipe…..
duket se cka pervetesuar ne 8-klas shkolle qe ka xhozi….
“Argumentum ad ignorantiam” Argument nga injoranca, kjo eshte shprehja Latine qe do t’i shkonte ketij artikulli. Ju garantoj se nuk kam asnje lloj simpatie (bile e neveris) Topallen e Shkodres por artikulli merret me nje teme tjeter qe nuk ka te beje me karakterin apo formimin politik te nje personi (kushdo qofte) por rreket te satirizoje ate qe sot quhet “dialekt” Geg e sidomos te folmen e Shkodres. Injoranca ju ka mbyllur syte dhe po nxit urrejtjen mes atyre qe flason Shqip. Kongresi i drejtshkrimit te ’72 eshte nje nder veprimet me antishqiptare te bera ndonjehere gjurmet e se ciles po ndjekin vullnetarisht edhe brezat e sotem duke kalcifikuar nje krim te paster qe eshte vendosur me dhune. Nuk eshte vendi t’ju deshmoj sa e rendesishme dhe FENOMENALE eshte ruajtja e te folurave lokale ne dobi te nje te vertete qe nuk do te vonoje te dale, se sa te rendesishme jane ato “ngaterresat” e germave qe jane ruajtur me fanatizem dhe instinktivisht por edhe sikur thjesht ne planin e lirise te flitet eshte e patolerueshme qe njerezit t’i bejne presion tjetrit per te foluren qe e ka mesuar ne djep. Ajo nuk eshte nje e folur individuale por kolektive … athere po talleni me Shkodren por me te njejten te drejte edhe ata mund te tallen me sot se nuk flisni korrekt Shqipen ndersa neser kur injoranca juaj te kaloje do te skuqeni vete me budallallekun e sotem.
Keto biba nuk duhet t’i nxjere as nje televizion qe flasin kodra mbas bregut.Deri sa te mesoj te flasi gjuhen letrare shqipe dhe ate zyrtare, as edhe nje media nuk duhet t’i japi akses kesaj Bibe, por edhe atij Cjapit ne krye te qeverise qe nuk flete gjuhen zyrtare( e keni vene re vetem kur shane ky perdor gjuhen letrare!!!).
Thirje te gjithe drejtuesve te Medias qe te mos u japin kujdo politikani apo shtetari qe nuk flasin gjuhen letrare e zyrtare shqipe, as edhe nje sekond sinkron. Keshtu te shpresojme qe te edukohen keta palo politikan, por edhe te ndeshkohen ne nje fare menyre.
Shpresoj qe ndonje drejtues i ndonje prej mediave ne Shqiperi ta lezoj kete postim tek Tema dhe pse jo ta vere ne zbatim…
Edhe ate veglen…. Jozi e shqipton me “Ll” e jo me “Dh”, sic e njohin te gjithe shqiptaret…..
Jam OK me Ben Dibrani. Per Jozin as nuk ma ndjen por dhe ju komentuesit e leshit mos harroni laberishten tuaj. llakaband nuk thohet asnjehere ne shkoder z. anal (ist). Ju po fyeni Shkodren dhe jo jozin me keto komente. po ti hyjme dialetit te jugut kushedi ku dalim pastaj.
Turp per gazeten tuaj qe publikon komente te ketij niveli!
Ju lutem behuni gazetar objektiv!
ooo sa kam qeshe! me barsaleten hahahaha!
artikulli nuk tallet me gegerishten. shkodranet dhe dialekti i tyre kane qene nje krenari per ta dhe per ne si komb dhe nuk ka shqiptar qe te mos e kuptoj por paaftesia e jozefines per te folur gegerishten e embel te shkodraneve e ben ate karagjoze megjithese nga nje ane eshte per te ardhur keq sepse ajo nuk mund te flase nje gegerishte te paster pasi nuk i ka te zhvilluara sa duhet muskujt e artikullimit ne gjuhe dhe ne fyt; me siguri ka lindur me keto paaftesi dhe paaftesi te tjera mendore tamam si i rrjedhuri sali dhe natyrisht qe ka qene shume e lehte per kedo qe ta korruptoje ate ne nje sherbyese besnike.