Doktori shkon të “këndohet” në Sari Salltëk

15 Tetor 2011, 21:08Antena TEMA

Doktori e kishte të nevojshme këtë ditëlindje në Sari Salltëk. E mendoi disa herë gjatë dhe rruga më e mirë për tu “kënduar” që të shmangte humbjen e përgjegjësisë kur është në publik ishte shkuarja në shpellën e Sari Salltikut.

Në fillim mendoi se do të ishte mirë të shkonte vetëm pa njeri, i shoqëruar vetëm nga rojet, por e këshilluan që kështu nuk zë lutja. Duhet të shkonte hapur në sy të gjithë njerëzve. Kështu dhe u vendos. Bashkë me Lilin hynë në shpellën që buron ujë dhe ju afruan shkëmbit ku duhet prekur me dorë për tu “kënduar”. Në atë moment do thuash me mendje hallin që ke dhe Sari Salltiku të dëgjon dhe të shëron.

Doktori preku shkëmbin me dorë, mbylli sytë dhe filloi të thotë me vete.

“Sari Salltëk ma mba gojën para se të ngatërroj 21 janarin me çdo datë që ka 1 ose janar brenda, ma mba gojën me çdo post që më ngjan si posti i presidentit, ma mba gojën para se të ngatërroj faktin që çdo pasuri është familjen time…”

Pastaj e lëvizi dorën, hapi sytë dhe pa përreth. Njerëzit po rrinin në distancë dhe Lili ishte afër. Nuk po dëgjonin asgjë.

Mbylli dhe një herë sytë dhe përsëriti lutjen…

“Sari Salltëk, unë sot mbush 67 vjet dhe dua të falem tek ty për të më dhënë forcë dhe besim që të vazhdoj të qeveris….”

-Lutja nuk pranohet, i tha Haxhi Dedeja që ishte pranë. Sari Salltëku e ka nëmur shifrën 67.

-Pse, tha Doktori i tmerruar.

-Më ’67-ën na kanë prishur shpellën dhe kanë dashur të prishin dhe gjurmën e Sari Slatikut duke i vënë dinamit, por Salli Saltëku mori hak, tha. Njeriu që e prishi, u vra. Pastaj shoferi që mori hekurat, u çmend. Pastaj djali i tij vdiq dy javë më pas. E ka mallkua ’67-ën Sari Saltiku, i tha Haxhi Dedeja.

Doktori u bë kurioz dhe ju afrua Haxhi Dedes.

-Tani, tha, unë nuk është se nuk besoj, por njoh plot njerëz që kanë prishur kisha dhe xhamia më ‘67 dhe i kam akoma bashkëpunëtorë. Ju e njihni zotin Tritan Shehu për shembull, apo zotin Elezi, apo zotin…

-E di, e di, tha Haxhi Dedej, por ata i kanë lënë si mallkim për ty. Ndaj nuk të zë lutja.

-Dëgjo, e kuptoj, tha Doktori, por shiko, desha me të thënë diçka, shiko, kjo ka shumë rëndësi çka dua të them se e kupton vetë ti, unë nuk erdha rastësisht këtu, megjithëse nuk e dija këtë punën e 7-ës, por ta them unë ty tani, më dëgjo me kujdes, shiko, e di ti apo jo që Sari Salltiku ka lënë amanet që hiri i tij të shpërndahet në 7 vende të shenjta në botë, që nga Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja, etj?

-Po, tha Haxhi Dedej.

-Unë desha të lutem që hiri im të shpërndahet në 7 vende të Shqipërisë dhe ato të bëhen vende të shenjta.

-Duhet ta thoni lutjen me zë të lartë në shpellë se jehona mbetet dhe Sari Saltiku dëgjon, tha Haxhi Dedej.

Doktori u kthye prapë nga shpella dhe vuri dorën mbi gurë.

-Të lutem Sari Salltik, dëgjo lutjen time. Kur të vdes unë, dua që hiri im të shpërndahet në shtatë vende në Shqipëri ashtu si hiri yt në Ballkan dhe ato të bëhen vende të shenjta të Familjes sime dhe mos t’i prekë askush. Të lutem Sari Salltik, më lejo që faqen e Malit poshtë teje aty ku kam bërë dy fabrika çimento të vendoset hiri im dhe askush mos t’ia heqë si pronë Familjes sime. Të lutem Sari Saltik dua që hiri im të vendoset në Malin e Dajtit dhe askush të mos ia marrë atë pronë Familjes sime. Të lutem Sari Salltik dua që hiri im të çohet në bregdetin e Dhërmiut deri në Jalë dhe askush të mos ja prekë Familjes ime atë pronë. Të lutem Sari Salltik dua që hiri im të çohet në tyrben e teqes së Zallit në Ksamil dhe askush të mos ia heqë vajzës sime atë pronë prej 128 hektarësh. Të lutem Sari Saltik dua që hiri im të çohet në Portoromano dhe askush të mos ia heq Fazlliçit pronën që gjendet mbi hirin tim. Të lutem Sari Salltik dua që hiri im të çohet në Devoll dhe askush të mos i prekë hidrocentralet që ndërtohen aty mbi hirin tim. Të lutem Sari Salltëk dua që hiri im të çohet në selinë e PD dhe askush të mos ja marrë fëmijëve të mi atë parti…

-Lutjet u dëgjuan, tha Haxhi Dedej. Sari Salltiku e di se ç’duhet të bëjë tani me to.

-Falmnders shumë, i tha Berisha. Deshta me të thanë se shiko, unë e njoh mirë fenë bektashiane dhe kam respekt të palëkundur, në fakt ashtë shumë interesante se na kemi pas një dervish në fshat, nejse se nuk e njeh ti, desha të them se unë kam shumë respekt për majat se ti e di që kam lindur në fshat dhe gjithmonë doja të ngjitesha në majë, por meqë këtë majë e ka zënë Sari Salltiku, unë kam menduar të zë Dajtin se është në krah, sidoqoftë ajo që desha të them ka shumë rëndësi pasi ne jemi sot këtu me u tregu shqiptarëve se në rrugën tonë evropiane nuk na ndal dot as opozita, as ata që do të festojnë nesër ditëlindjen e  Enver Hoxhës.

Haxhi Dedej u trash nga fjalimi pa lidhje i Berishës dhe filloi të lutej. Fliste me vete dhe shikonte lart nga tavani i shpellës.

Kur mbaroi, Doktori e pyeti.

-Haxhi Dede, ç’u bë me lutjet e mia, i dëgjoi Sari Salltiku.

-I dëgjoi, por tha nuk zënë lutjet, se je 67 vjeç dhe ai e ka vit ters vitin 67. Thotë se do të ndodhin plot fatkeqësi këtë vit, do dukesh si i çmendur para popullit dhe do të dalin çdo natë në gjumë katër të vdekur që të kërkojnë lek për të ushqyer fëmijët që u ke lënë jetimë. Ti do ngrihesh natën i trembur dhe do bërtasësh mbesat, mbesat, ku i kam, pastaj do të qetësojnë, pastaj do shtrohesh prapë në gjumë, pastaj në vend të katër të vdekurve do të shfaqen dhjetë jetimet e tyre dhe nuk do të kërkojnë asgjë vetëm do të sodisin kur fle dhe ti do ngrihesh nga gjumi i trembur. Tobestrafkullah, do ta kesh vit të keq shumë. E ka keq numrin 67 Sari Saltiku..

 

 

15 komente në “Doktori shkon të “këndohet” në Sari Salltëk”

  1. Aqifi says:

    No comment! Mero je i madh!!!

    1. Vlora says:

      ha ha ha i madh shum o mero….
      po ke haruar gjirin e lalzit,,,apo per ate duhet te shkoje floriri….

  2. sorge says:

    Jo ne Sari Salltek ,por edhe ne vrimen e bythes se gomarit te futet,NUK E SHPETON NJERI KETE BANDIT!!!

  3. analist says:

    Nqs Sali Salltiku nuk e keshillon te mos lexoje gazeten TemA, zor e ka punen me mendjen e kokes Saliu i Viçidolit.

  4. albani says:

    Nje dite isha me nje shoke po pinim kafe , na erdhen dy evgjite lypsare dhe po na kerkonin pare . Shoku im i tha dy here ik dhe ata perseri pare kerkonin ! Pas disa minutash shoku im u nxeh dhe filloje ti fyente shume rende por ata perseri kerkonin pare , eh me ne funde i moren paret .

    Prandaj zoti Baze shkruaj sa te duash shkruajme sa te duame ai paret po na i mer , shaje sa te duash ai eshte kaqe pa morale sa llafet nuk i bejne asgje . Kur do dali dikush ti japi ate qe i meritone nje plumbe ne balle !?.

  5. berati says:

    Mero je vertet i madh

  6. teto ollga says:

    No Koment
    I madh eshte shume shume pak per t’i thene
    FJALA E Z. Mero NE VESH TE Sari salltekut !
    E zufshin mallkimet e gjithe atyre qe permend Z. Mero.

  7. CFURKU says:

    kryeministria eshte shndruar ne spital psikiatrik. saliu nuk shkon me atje per pune, shkon dhe tere diten e dites inspekton nevojtoret, bredh permes korridorevet dhe shikon pastrueset, ja u fut nganjehere edhe doren mes shaleve dhe kaq. madje, pardje i kishte futur doren mes shaleve edhe Zana Panit, me falni Guxhollit dhe i ishte lagur dora me shuren e kesaj ekonomisteje postmoderne. saliut ka shume per ti dale naten ne gjume, Azemi, Pjetri, Remzi Hoxha, te vraret e Gerdecit, te mbyturit neper det, te vraret ne vitin ters 97, te humburit ne skemat piramidale, te perndjekurit e dikurshem qe i shndroi ne te perndjekur te perjeteshem, ish pronaret qe i beri perjetesisht ish, madje do i dale edhe vete ramizi e do i thote: e kalove cdo kufi, madje edhe ato qe te kisha vene une. lanet tu befte shpirti, malok i pagdhendur.

  8. haskoduka says:

    Mero të përgëzoj për humorin e hollë. Na bëre të qeshim që në mëngjez. Tung.

  9. gjethi says:

    Mua nuk me beri pershtypje Sala por shoqeruesi i tij Baba mondi.Mu kujtua nje relacion i tij ku spiunonte koleget e vet oficere.Ky Baba Mondi ka qene oficer dhe partija qe djale te ri e kishte cuar per specializim ne Kine.Baba Mondi si spiun i devotshemi Sigurimit spiunoi koleget e vet(edhe eprore edhe anetare partije) qe ishin pjese e delegacionit.Sigurimi per pune te mire e gradoi dhe nga spiun(informator) te thjeshte e beri resident,qe te vazhdonte spiunlleqet andej nga Elbasani.

    1. tg usa says:

      lere kete baba mondin .
      le te qeshim me plakun e rjedhur

  10. Leka says:

    Duket qe Baze e njeh mire shkencen e psikiatrise dhe vecanerisht sindromin e halucinacioneve.Por fakti eshte qe ai, na ka yshtur te gjitheve, vecanrisht Ramen me ps-ne,qe vec belbezojne percart kur Saliu i fut duart ne kutit dhe i ben te vetat votat e tyre, gjate kohes qe atyre u ka ngrire kembet dhe duart.Tani Rama dhe tabori i tij te izoluar ne kullen e ps-es, shikojne nga frengjite e saj duke dredhur tespijet dhe murmeritur :Tubestrafkurullah, perseri ihsani na i solli votat ne tepsi,por ato sy per sy na i mori prape shejtani Sali.

  11. Matjani says:

    JE I MADH O MERO.BRAVO

  12. Frank says:

    Ah mor Mero ! Je i vecante ! Te ruajte zoti !

  13. Deshiroj ta njoftohem edhe me shum ndaj ketij fenomeni te lavdrishem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje