Doktori ishte ulur në drekë me disa lobistë të tij amerikanë, që kishin ardhur të merrnin pjesë në një veprimtari të ish Fondit Amerikan të Sipërmarrjeve. Pasi u ulën të hanin, Doktori nisi të flasë. Lulin e kishte në krah.
-Tani ju them unë ju ç’bën ai zotëria. Jo se ju keni të drejtë të pyesni se ç’bën opozita, dhe opozita ka plot punë për të bërë. Por unë kam një problem. Jo, do ta them, do ta ndaj me ju, se ky është problem shumë serioz. Ua them unë ju. Tani ç’është e vërteta ai zotëria është mbyllur brenda ka disa muaj, dhe unë në fakt u shqetësova se shkoi gjatë, por siç e thashë, nejse, kjo s’ka rëndësi, por desha të them se ai zotëria, shiko, ju nuk e njihni atë, por po ua them unë juve se në këto situata opozita ka një rëndësi, kupton apo jo, por çfarë ndodh, në fakt është e pakonceptueshme për ju si amerikanë…
Të tre amerikanët kishin lugët mbi pjata dhe kishin zgjatur kokën më afër Doktorit me shpresë se do kuptonin ndonjë gjë nga fjalia e tij e para e gjatë. E thënë dhe në një anglishte pasionante me gjeste të ngjashme me ato që bën në grupin parlamentar, i kishte hutuar ata fare.
-S’e kuptova, i tha amerikani që paguhet prej Doktorit të mbyllë problemet e tij në Uashington. Ju jeni të shqetësuar se nuk po punon opozita? Po pse pak telashe na kanë hapur ata, akoma do telashe?
-S’më kuptove xhentëlmen, i tha Doktori. Ta them unë ty tani. Ta tregoj unë ty tani se ç’bën kryetari i opozitës. Desha të them që është mbyllur brenda dhe ka shkruar një libër. Por çfarë libri do thoni ju, e kuptoni vetë ju xhanëm, tha dhe shikonte duke picërruar sytë e qeshur nga Luli, i cili qeshte në të njëjtën kohë, por kokulur. E ka me këtë zotërinë, tha. Po, po, ua them unë ju që e ka me këtë zotërinë. Është mbyllur brenda dhe ka bërë një libër për këtë zotërinë, se ç’është e vërteta ai mendoi që fitoi me dhjetë vota, por ne nuk mund ta linim ashtu. Ai nuk mendoi kurrë se ne do t’ia merrnim mandatin dhe është mbyllur brenda ka bërë një libër.
Lobisti që merr paret e tij në Uashington, u bë i zi në fytyrë.
-Seriozisht, tha. Po ky qenka problem. Duhet të më kishe njoftuar. Ka shumë shanse që ai të na dëmtojë?
-Jo zotëri, se ti nuk e njeh atë. Nuk na dëmton hiç fare se ai e ka vajtim dhe vetëm vajtim. E di unë, e njoh mirë atë… tani do thoni ju pse vajton, vajton zotëri se tani Tirana është në dorë të këtij xhentëlmeni dhe ai vajton. Kaq. S’ka gjë tjetër. Mos u shqetëso prej tij. Ua them unë ju që s’ka asnjë problem. Ne nuk mund t’ia linim Tiranën, nuk mund t’i lëmë pushtetin atij dhe s’kemi për t’ia lënë as në vitin 2013.
Amerikani i dytë që i ka bërë nder gruas Doktorit duke i lënë një fondacion, afroi më afër kokën me Doktorin dhe e pyeti nëse mund ta kishte ai një kopje të këtij libri të shikonte se ç’mendonte lideri i opozitës.
-Nuk ka nevojë, i tha Doktori, ta them unë ç’ka shkruar. Vajtim dhe vetëm vajtim, ‘Mbeçë more shokë mbeçë, përtej uresë së bashkisë’. Kaq ka bërë. Vajtim. E ka me këtë xhentelmenin.
Nga gjithë ai pirg me fjalë pasiononte, amerikani kuptoi se ai e paskësh bërë një libër dhe Doktori e kishte lexuar.
-Faleminderit, i tha, por sidoqoftë do të doja një kopje.
-Nuk ka dalë akoma, i tha Doktori. Nuk e nxjerr. Do pres të dalë pas 8 nëntorit, që është dita e themelit të Partisë Komuniste shqiptare. Është një vajtim i vërtetë. Keni për ta parë!
Amerikani i tretë, që deri atëherë as kish kuptuar gjë dhe as ish interesuar, foli befas.
-Po ju ku e dini kur nuk ka dalë akoma, apo ua ka treguar zoti Rama? Ky qenka lajm i mirë, d.m.th ju bashkëpunoni me njëri tjetrin.
-Po jo o zotëri se ju nuk e njihni atë, unë e njoh mirë dhe e di shumë mirë se çfarë mund të shkruajë ai. Ai vajton dhe vetëm vajton, e di mirë unë. Ua them unë ju, kini besim tek unë.
Tre amerikanët panë njëri- tjetrin në sy. Duke u çuar njëri prej tyre i afrohet lobistit Doktorit dhe i thotë:
-Pesëfishoja çmimin këtij se klient më të vështirë se ky nuk paska. Gjithë pacientët kur shkojnë tek Doktori tregojnë sëmundjen që Doktori t’i ndihmojë, ky gënjen dhe Doktorët me shprese se ata do besojnë që nuk është i sëmurë. Dhe qenka dhe doktor vetë, tha.
-Këtij ja rrit sa të dua unë se paguan, tha lobisti, po këtë librin si ta gjejmë, të lexojmë diagnozën të paktën.
aahahaahaha,fjalia e fundit super e vertete, do ia lexojme dokhorrit diagnozen pas 11.11.2011