Luli është në hall. Që kur Doktori ka thënë që ai ha bukë në zyrë se ka shumë punë, është i detyruar që të rrijë në zyrë pas drekës duke fjetur në kolltuk, që njerëzit të mendojnë se po punon. Ashtu bëri dhe dje. Ishte shtrirë në kolltuk dhe po shikonte TV kur BBC tha live vrasjen e Gadafit dhe ekzaltimin e turmës. U trondit nga pamja dhe kujtoi ditën kur e takoi me Fevzon kur Gadafi ishte i larë dhe vinte era parfum.
Pamjet ishin makabër dhe Luli e fiku TV. Ashtu i tronditur dhe në makth, e zuri gjumi. Mund të kishte dremitur rreth gjysmë ore kur Kunati hyri pa trokitur në zyrë dhe ai u zgjua i trembur.
-Ç’ke me mua, ç’ke me mua, s’kam gjë në dorë unë, tha i trembur duke u zgjuar nga gjumi.
-Çfarë ke, e pyeti Kunati i trembur.
-Ou, pashë një ëndërr të tmerrshme, tha. O zot shqyer që jam në zyrë. Nga dreqin e hapa atë TV. Pashë si e vranë atë Gadafin dhe mu prish gjaku. Nuk mbylla dot sy.
-Çfarë pe në ëndërr se ndoshta është mbarësi, tha Kunati.
-E tmerrshme, tha. S’e mbaj mend mirë. Tani që më zgjove ti, po shihja ëndërr që unë isha futur tek këto tubacionet e betonit që ka shtruar Edi Rama poshtë Sheshit Skënderbej, pasi pashë ëndërr sikur ishte 21 janar dhe demonstruesit po vinin tek Bashkia. Mu duk sikur thyen derën dhe mua më nxori roja në bodrum dhe aty paska një dalke për tek këto tunelet e betonit që janë shtru poshtë sheshit. Kur hyre ti, mu duk sikur na gjeti njeri poshtë betonit. Më ngrive gjakun.
-S’është gjë kjo. Kur shikon tunele, i ke punët ngushtë, por jo dhe aq keq. Po më parë çfarë pe?
-S’e mbaj mend mirë. Në fillim u dëgjuan krisma dhe zhurmë. Po luftonin tek kryeministria. Unë mendova një moment se s’e kanë me mua se tani jam në Bashki. Pastaj mu bë sikur kishim marrë disa makina ushtrie dhe donim të transportonim pare përmes Rrugës së Kombit të dilnim nga Veriu. Herë më dukej sikur ishin flori, herë më dukej sikur ishin para. Pastaj mu sikur erdhi Zeni dhe më tha mos ki frikë se janë letra, janë dokumente tokash, s’kemi flori. Epo ato dhe po i kapi armiku s’na prish punë se i bëjmë prapë, i thashë. Jo, jo, më tha, se ashtu i la dhe Ahmet Zogu po ka gjysëm shekulli që s’i merr dot më. Dhe herë më bëhej se ishin flori, herë lek, herë euro, herë tapi tokash. S’e ndaja dot. Pasta harrova çfarë ndodhi. Hapa sytë një herë, pashë që isha në zyrë dhe u qetësova. Por sa mbylla sytë, mu duk se qëlloi dikush në dritare me gurë. Dola të shikoj, ishin dhjetë fëmijë. Njëri ishte i vdekur. Më thërrisnin Luli, Luli, Luli, po nuk më kërcënonin. Çfarë keni, u thashë. Ata nuk më kërcënonin, vetëm më flisnin Luli, Luli, Luli… duam babin. Po ku e keni babin, u thashë unë. Sa i pyeta kështu, ata 9 që ishin të gjallë u tretën, njëri që ishte i vdekur u ngjall dhe tha: Baballarët janë me mua këtu poshtë, na i vrave ti. U tmerrova. U zgjova. S’e di kush ishin. S’i kisha parë ndonjë herë.
-E mo varja do të jenë bërë fiksim ata kalamajtë e atyre kokëpalarëve më 21 Janar. Mos ça kokë. S’është gjë kjo. Bile kjo nuk është as ëndërr. Po ndonjë gjë tjetër çfarë pe?
-Kur dolëm nga bodrumi për në tunele, kishte shumë mut.
-Ah, bravo. Muti është fat. E shikon, të thashë unë ma shpjego me hollësi se është fat. E shikon.?
-Po pra po, duket që është fat se jam në zyrë dhe s’ka demonstratë jashtë, por po të them që u tremba shumë. Nga e pashë atë dreq Gadafi në TV. E kishin masakruar. Po dhe ata fëmijët që më rrinin poshtë dritares, s’e kuptoj pse më dalin në ëndërr.
-Hajt o Lul se romantik ke qenë që i vogël, prekesh kollaj nga fëmijët. Go scarface. Mos i shih më me sy. Shiko punën tate. Ata kanë ikë me të shumtit. Vë ca roje këtu para Bashkisë sa të heqësh fiksimin mos të shikojë asnjë fëmijë nga dritarja dhe aq. Mos e vri mendjen për ata.
-Ashtu do bëj, tha i frikësuar, por nuk guxonte t’i afrohej dritares. Mos janë vërtet poshtë, tha me vete.
kush ja shet shpirtin djallit paguhet me vdekje te tmerreshme. Nuk e di Luli por kam pershtypjen se je per rruge si ben aliu.
JANE TE MBARUAR – NUK KANE KUPTUAR QE FORCA E USHTRISE DHE POLICISE NUK ESHTE ASGJE PERPARA FORCES SE POPULLIT. JANE INJORANTE DHE NUK KANE MESUAR ASGJE NGA POLICIA. DIKTATORET MBAROJNE TE GJITHE NJESOJ, ME PLUMB NE GOJE – ME HELM NE GOJE APO ME LITAR NE QAFE. MOS E PAC FATIN E DIKTATORIT.
bravo mero,,edhe pse ata mundohen nuk i le ti qe ta harojne ate krim para kryeministrise……
Could you write about Physcis so I can pass Science class?
Shkrim i sh, i goditur.Urime Mero
Thua te kete kaq ndergjegje sa t’i dalin ne enderr jetimet e 4 te vrareve? Dyshoj shume. Keta s’e kuptojne sa te urryer jane bere per popullin, duhet ta kuptojne sic i ndodhi Gadafi sot!
E papare !
ka pare enderr por eshte me fat se kolegu i tije gadfi pa enderr te vertet sot .. ti luli do e shikosh te vertet kete enderr neaer besoj ,,te jesh i sigurte qe ty do te dalin enderrat
Right on-this helepd me sort things right out.
BUTAK
O Z.Baze shume e dhimbshme historia e atyre femijeve per te bere humor. NUk me erdhi per te qeshe fare kete radhe.
edlira moj zemer…po sigurisht qe nuk eshte per te qeshur dhe as z.baze nuk e ka shkruar per te tille
EDHE TI MORE LULI BASHKE ME SALIUN NJE FUND KENI : FUNDIN E GADAFIT
PLUMBIN KOKES. PRASI
Epo nuk e shkroi kot Makbeth-in Shekspiri: kishte parasysh kete soj kriminelesh, edhe pse nuk lindin te tille, por behen nga lakmia apo…ustai. Dhe fundi i ketij sojsezi dihet, kistoria njeh shume prej tyre.
That’s not just logic. That’s rlealy sensible.