Sandri shan Lavitolën si sekser i paaftë

19 Tetor 2011, 19:49Antena TEMA
Sandri shan Lavitolën si sekser i paaftë

Ka dy ditë që media italiane dhe ajo shqiptare po merren me Lavitolën. La Repubblica në Itali bile arriti që t’i referohet edhe disa fakteve të Top Chanel-it për të. Po përmbyset Italia pse Lavitola paska kërkuar të jetë në takimin e Metës me Fratinin dhe që i paska mbushur mendjen Berishës të firmosë një gazsjellës që vjen nga Turqia.

Sandri po i ndiqte me neveri këto lajme. Mori Bejten për tu siguruar se mos depërtonte ndonjë prej tyre në Klan.

-Shiko Bejte se paska dalë një  k… në Itali dhe po bëhet zhurmë sikur ç’ka bërë se ka dashtë të jetë në takimin e Fratinit me Metën që t’i kërkonte Metës një nder në Tiranë.

-Po vëllai, e dëgjova, e mo vari k… se s’merremi me të.

-Po ça të merresh me të mor, ai paska qenë një bole. Është telendis për hiç asgjë. E paskan nxjerrë dhe në kërkim pale. Çfarë k… janë këta italianët. Po unë që shkoj 3 herë dita në takime tek Doktori dhe Meta për punët e mia duhet të dënohem me burg të përjetshëm. Hiqe se është turp se kjo media italiane është bërë plehrë fare.

-Ça të bësh Sandër, në ca gjëra ua kena kalu itlianëve. Sekserët i kena më të mirë.

-Po ça sekser k… është ai mo burrë? E kupto ti apo jo, i mbush mendjen sekretares gjysëm ore se ku do rrijë, në paradhomë apo zyrë. Vari leshtë i thonë kësaj. Mua sekretarja e Doktorit duhet të marrë leje të më flasë kur futem në paradhomë dhe shtyj derën të hyj brenda. Përfytyro të më thotë mua ajo ‘jo po do presësh këtu dhe kur të dalë Doktori do bëj sikur je rastësisht’. Këta italianët janë bole fare.

-E drejtë Sandro, e drejtë. Ça të thotë vëllai, ai ty s’të vjen as tek thembra e këpucës.

-Ore shkërdhatë mos tall trapin me mua se e kam seriozisht, i tha Sandri. E kupto ti çfarë medie plehër kemi ne apo jo? Merremi dy ditë ça i ka thënë  Ilir Metës Lavitola, ça i ka thënë Berishës, çfarë u ka premtuar dhe nuk merremi me faktin që Presidenti do të krijojë parti dhe të rrëzojë Doktorin nga pushteti. E kupto ti apo jo? Se ç’punë u prish shqiptarëve se kush i mori paratë italianit, Meta apo Berisha, s’e kuptoj. Në vend që të hapin sytë se po ua merr pushtetin Bamiri, merren me budallallëqe.

-E drejtë, e drejtë, mos ki merak. Vetëm shiko mos të del në ndonjë foto që të ka taku dhe ty ky…

-Ky mo? Jo mo as e rruj për të fare. Një pazar që kam bë me italianët qe ajo firmë e rrugëve, na dha një dorë dhe Fullani se na dha Bankën dhe Hotel Dajtin e s’u përzjeva më. U fut pak dhe tek skrapi i Narit në Fier, por aty me telashe. S’merrem me kësi legenësh unë. Pse mos sekser i thu ti këtij që i lutet sekretares? Vari leshtë. Media muti, s’ka me se merren.

-Drejt vllajo, drejt. Për lajme kot ke merak se unë i shikoj para teje, po kujdes Fevzon se mos ja thotë ndonjëri në emision që Lavitola është Sandri ynë.

-Jo se ua q… robt po hapi njeri gojë se i kam lënë shumë të lirë. Paguaj pare unë për të më sharë mua në TV se i shkri fare.

Mbylli telefonin me Bejten dhe pastaj mori Ilir Metën.

-Ore ç’ishte ky bole që paske takuar në Romë, i more ndonjë lek a jo?

-Jo vëlla, se nuk bëmë gjë tamam. Gjëra të vogla. Ai pastaj kishte orekse të mëdha. Erdhi në zyrë dhe më tha ma firmos këtë punën e gazit që t’i çojë letër Berisha Berluskonit se Berluskoni s’e ka qejf këtë projekt, do këtë firmën Moncada që janë të lidhur me Rulin. Po si t’ia mbush mendjen Berishës unë, i thashë. Më tha i thuaj që po firmose, Lavitola do të blejë 9 deputetë dhe do t’i kesh të sigurt ti për t’i bërë 84 vota. Ja thashë unë Doktorit, ai u bë  entuziast dhe ja shkroi letrën Berluskonit. Po ai shkërdhata s’i ktheu përgjigje.

-Po ça deputetësh do blinte ky bole mo? Unë me Zamirin kemi tre vjet që investojmë, po i majmim me shtëpi, me rroga, me udhëtime jashtë, me çdo gjë dhe mezi po u mbushim mendjen, do vinte ky bole nga Italia t’i blinte. S’di si e ka ngrënë Doktori këtë se unë ja kam shpjeguar që me këtë punë merret Zamiri.

-E di vëlla, e di, po atij po i the do blej deputetë, i ikën truri dhe beson menjëherë. I është bërë makth kjo punë, s’ka faj. Ndaj dhe e hëngri. Po s’ka gjë o flori, s’ka problem me ne ai. Në Shqipëri nuk të zë ligji po premtove lek apo kërkove lek apo po more lek. Mjafton ta kesh bërë me sinqeritet dhe çiltërsi dhe s’ka problem. Italianët e kanë keq atë sistemin ligjor, i fusin në burg vetëm pse ai përdor postin. Po po nuk e përdore postin, pse e merr pastaj kot, se i ul dhe vlerën. Apo jo flori?

-Lëri mo ata se janë k… po shiko se mos na ikën situata nga duart këtej. Se kjo më mërziti shumë që Doktori besoka që përveç meje dhe Zamirit paska dhe të tjerë që duan të blejnë deputetë. Se po i hoqëm dhe këtë meritë Zamirit, ç’na mbeti pastaj.

 

 

 

9 komente në “Sandri shan Lavitolën si sekser i paaftë”

  1. AY says:

    Nuk eshte cudi qe te shiten 9, 19, apo 39 deputete. Ata per leke kane bere cmos per te shkuar ne parlament.
    Ndonjehere pyes veten se me cfare kriteri i sgjedhim ne ne Shqiperi deputete dhe perfaqesuesit vendore?
    Ndoshta para se ti futin ne parti i pyesin:
    A e shet mamane ti per tre pare po te thashe une ( Lideri i partise ).
    Nese pergjigja eshte PO atehere je brenda, nese pergjigja eshte JO atehere ben mire te emigrosh.

    1. Vlora says:

      ky matrapazllek qe behet ne kuvendin tone duhet te rregullohet me ligj……
      deputeti eshte nje person i zgjedhur, dhe ne kuvend nuk perfaqson veten por popullin qe e ka votuar…..dhe si i tille ska asnje te drejte te luaje me ate popull qe e ka zgjedhur…..
      dhe kete gje duhet ta kerkoje pikerisht partia me e tradhetuar qe eshte PS

      1. dino says:

        Bukur!Edhe une e kam theksuar disa here kete ne opinionet e mija,por..kush ta propozoj dhe kush ta aprovoj?Qe te dy krahet presin’prurjet”kur jane keq per deputete dhe nuk u interson nje ligj qe vendos rregulla!

  2. Frank says:

    Ketu po qe shfaqet Sandri me xhevahiret e veta si: bole, k…, ua q.. ro..t ! Shkerdhate ! etj etj !

  3. albani says:

    E bukure e gjithe kjo jetokemi ne nje shoqeri haleje.

  4. matteo says:

    Sekser eshte goxha fjale, fjale me vlere me te larte se nje gur i cmuar, se ari, platini, diamanti. Sekseri hap rrugen , ben pazare te medha, jep licenca, korr pare me shumice, si duaj gruri. Cohuni, mos rrini. Behuni seksere re pushtetareve, nese doni pare, jete, qejf, pasuri dhe…turp, apo fund prej m…

  5. Bubi says:

    That’s really swhred! Good to see the logic set out so well.

  6. Howdy. Basically needed to actually write a short remark and tell you that I positively concur with your particular post. Utterly spot on.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje