Përshkrimi i mrekullueshëm i një darke nga Turi i Kazinosë

25 Tetor 2011, 22:07Antena TEMA
Përshkrimi i mrekullueshëm i një darke nga Turi i Kazinosë

Sandri hoqi dorë përfundimisht nga Turi i Kazinosë. Doktori e porositi që ta thërriste dhe të bënte një shkrim mbi një darkë pune që ka shtruar një zyrtar evropian në Tiranë me disa gazetarë dhe të nxirrte që gazetarët e tjerë janë vegla të Edi Ramës dhe nxijnë realitetin e Shqipërisë.

-Jepi ndonjë lek paradhënie se e bën ai, i tha Doktori.

E thirri Sandri dhe ia shpjegoi situatën.

-Duhet të thuash patjetër, tha, që gazetarët që ishin me Ramën donin bllokimin e integrimit të Shqipërisë, rikthimin e vizave dhe embargo ndaj vendit.

-Po sikur nuk u fol kështu mo xhan, i tha Turi.

-Po ti qenke k…, i tha Sandri, se mos të pyeta se çfarë është folur, unë po të them çfarë të shkruash. Na merre këtë zarfin se e ke paradhënie dhe ma dërgo pak shkrimin shpejt.

Turi mori zarfin, e hapi dhe ishte në dilemë të futej tek mensa e Klanit apo tek një nga ato kazinotë afër që i thoshte Ruletat e Kaçit. Si përfundim vendosi të hyjë tek ruleta. Doli pas gjysëm ore me zarf bosh. U kujtua për porosinë. U ul para letrës.

-Dje na thirri për darkë Komisioneri… ishte një darkë e këndshme nga ato që nuk harrohen lehtë. Apertajzenin e gjetëm në tavolinë dhe ishin disa salca pikante, pak gjalpë i freskët, pak aceton me vaj ulliri dhe disa cibune të vegjël me djathë dhe pikante… Ishin të jashtëzakonshme. U ula dhe fillova t’i shijoj pa fund ndërkohë që takimi filloi. Biseda duhet të ishte shumë e tensionuar, pasi këtë e ndjej sa herë që ha pa pasur mendjen. Sa herë që biseda ka tension dhe nervozizëm, mua më hahet dhe fare pa dashje konstatova se kisha ngrënë gjithë apertajzenin e tavolinës. Por Komisioneri ishte shumë xhentëlmen. Buzëqeshi dhe porositi pjatën e parë. Biseda duhet të ishte shumë nervoze pasi pashë disa nga kolegët e mi që po flisnin për viza, për reforma, për korrupsion dhe krim. Pjata e parë ishte një kombinim i brusketave me domate dhe pak salcë tartuf, disa pesha cuk, një pjatë e lehtë me guaska të gjalla të marinuara dhe pak verë Barolo. Ishte një mrekulli të dëgjoje një bisedë të ndezur dhe njerëz që donin të prishnin atmosferën dhe të zhyteshe në shijen e mrekullueshme të asaj darke xhentilmenësh që dukej se nuk kishin kursyer asgjë për Shqipërinë….

Biseda duhet të kishte qenë shumë e nxehtë dhe negative për Shqipërinë, pasi pashë kolegët e mi që nuk i kishin prekur pjatat fare dhe mua më ishte rritur nervozizmi shumë më tepër se zakonisht pasi konstatova se kisha ngrënë dhe pjatat e dy të tjerëve. Ishte xhentilesa e Komisionerit … që porosti pjatë tjetër për ta dhe vetëm atëherë unë ngrita sytë dhe pashë se e kisha tepruar me pjatat e para të gjithë kolegëve të mi, që duket se janë të stresuar që punët në Shqipëri po shkojnë vaj dhe nuk e prekën ushqimin me dorë. Jam i sigurt që ka qenë kështu, pasi po të ishte ndryshe unë do të rrija si zakonisht në tavolinë dhe nuk do bëhesha nervoz, dhe nëse unë nuk bëhem nervoz, unë nuk ha gjithë pjatat sikundër ndodhi në atë darkë.

Por kryeargumenti është tek pjata e dytë. Në fillim u ofrua një levrek. Kamerieri pati xhentilesën t’ia çonte komisionerit… dhe unë duhet të kem shqyer sytë dhe ta kem parë me shumë inat Komisionerin. Ai pati një turbullim në fytyrë dhe ma ofroi pjatën pa zë. Është pikërisht ky fakt që më bën të besoj se kolegët e mi, ushtarë të bindur të Edi Ramës, duhet të kenë përdoru një gjuhë shumë të rëndë për Shqipërinë dhe kundër Komisionerit, derisa atij ju dhimbsa unë dhe më ofroi pjatën e tij. Aq më tepër që duhet të kem qenë i stresuar pasi e kam hëngër shumë shpejt pjatën e tij dhe kur erdhi pjata ime fillova të ha normalisht. Në fund mbaj mend që u bë një debat nëse kamarieri i solli gjithë pjatat pasi Komisioneri nuk kishte levrek, por ishte xhentilesa e Komisionerit që tha se ai ndjehej i ngopur dhe nuk hëngri. Si të hajë një njeri darkë kur ulet në tryezë me njerëz të tillë si ata kolegët tanë, ushtarë të Edi Ramës që nxijnë realitetin në Shqipëri. Duhet të ketë qenë një skenë shumë mizore, pasi unë u ngrita, shkova pak në banjë, futa gishtat, nxora dy pjatat e fundit që të haja akoma pasi pikasa se dhe dy nga ushtarët e Edi Ramës nuk po e preknin levrekun pasi ishin mërzitur që Komisioneri nuk u hapi rrugë për imazhin e zi që ata i ofruan për Shqipërinë.

Në këto kushte unë arrita të ruaj dinjitetin e tavolinës duke plotësuar çdo mungesë gastronomike të kolegëve të mi dhe duke mos turpëruar Shqipërinë në sytë e një xhentëlmeni evropian, i cili kishte ardhur këtu të ndihmonte Shqipërinë, biles të shpëtonte atë nga disa shqiptarë të këqij, që janë ushtarë të Edi Ramës….

Desh të shtonte diçka dhe për ëmbëlsirat, por ju duk i plotë deri këtu artikulli.

Ja nisi Sandrit dhe i bëri sms. –“Artikullin ta nisa. Po ke resto nga ai zarfi, ma jep sot se ti e di hallin tim, i lashë tek ruletat që ka hapë Kaçi.”

Sandri hapi shpejt e shpejt e-mailin dhe e lexoi.

-Ç’është ky k… mo, tha. Unë them të shkruajë çfarë kanë thënë atë kundër Shqipërisë, ky përshkruan gjithë menynë e darkës. S’pati nerva as ta merrte në telefon. I ktheu SMS. “E lexova shkrimin. Do botohet të diel tek suplementi i kuzhinës tek Koha Jonë. Sot s’kemi vend. Para s’ka.”

Turi i mërzitur lexoi SMS dhe s’dinte ç’të bënte.

-Po ja shes Çilit, tha, se kam dhe normën e muajit. Po heq ndonjë gjellë dhe po ja çoj.

 

 

 

 

 

 

6 komente në “Përshkrimi i mrekullueshëm i një darke nga Turi i Kazinosë”

  1. fulxher says:

    eshte shume qesharake!diplomatet e huaj kur nuk kritikojne qeverine quhen te blere,ndersa kur e shajne ate quhen zeri i se vertetes.sa konfuze dhe e pashprese qe eshte media opozitare

    1. Albann says:

      I pashprese eshte nje popull i tere,jo vetem mediat e opozites….po e shtyn sic ka bere gjithmone duke qeshur e qare per fatin e tij bloze…

    2. eli-Tiv says:

      …e ke fjalen per qeverine e Saliut????…..Permendu!!

  2. ivani i madh says:

    KY ar,trua,ri zhei paska qene nje njeri pa skrupull qe besoj te kete gjitha ligesite qeka nje gazetari jane mbedhur tek ky sharlatan qe e pranon vete ne komente se eshte servil dhe ka ne gene te lene trashegimi nga familjaKy donkishot edhe pse paguhet me leket e taksapagusve shqiptare lufton opoziten sikur kjo nuk ka pjese ne pagesen e roges te ketij karagjozi mediatikqe kur del ne ekranin e tv duket si nje gorille ne mes te pyjeve te amazones.

  3. sofra says:

    po ti shikosh nga afrer,disa prej ture mbajne nga nje steme ne xhakete…nuk e di ku i kane porositur,por eshte e sigurte qe jane pjese e ndonje klani..nje dite rastisa ne deren e nje lokali dhe vura re se ne steme ishte gedhendur nje luge.Kjo prove me bindi se klani i sahanlepiresve ka mbaruar se egzistuari,tani ka ardhur koha e LUGES.a nuk tregon progres kjo!?
    turi eshte “PJACE” se ne steme ka dhe pirun, sigurish te kryqezuar me lugen.

  4. lumbardh says:

    ishin disa pem perime ne tavolin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje