Meta, plane me Fahron për gjyqin në Itali

21 Tetor 2011, 19:59Antena TEMA
Meta, plane me Fahron për gjyqin në Itali

Meta vendosi të hedhë në gjyq La Repubblica-n. Fahro, si i ngarkuar me gjyqet e qeveritarëve, e inkurajoi ta hidhte në gjyq gazetën, dhe ai shkonte e ndreqte atë punë atje.

-Unë kam lidhje me Vatikanin, i tha. Një njeri i Papës njeh një gjykatës në Romë, dhe ai ma zgjidh mua këtë punë. Më jep ca para cash dhe nisem unë e mbyll këtë punë.

-Po mirë flori se s’ka problem për lekët, por kam hall mos e humbasim gjyqin dhe na e përdorin këtu më keq pastaj.

-Ma lër mua këtë punë, mos u mërzit. E fillojmë me radhë. Marrim një avokat të mirë, njoh unë një studio të mirë se kam hapur një herë një padi se s’donin këta katolikët këtu në Tiranë të më pagëzonin se thoshin je bërë synet. Hapa gjyq në Vatikan dhe e fitova. Tani i kam bërë miq ata. Takojmë ata dhe e fillojmë punën me radhë.

-Po puna është se ata më kanë regjistruar bisedën, i tha Meta. Si t’ia bëjmë o flori?

-E bëjmë si këtu. Takoj unë ata avokatët, ata gjejnë tre ekspertë. I themi ja ku keni tre ekspertë. Flas unë me ata italianët të gjejnë tre vetë, u japim nga një diplomë nga këto universitetet tona këtu, ku ta kemi më lehtë dhe paraqitjen si ekspertë atje. Marrin kasetën dhe e hedhin poshtë, thonë për shembull nuk është origjinale.

-Po kam frikë se e kanë origjinale?

-Po le se e rregullojnë ata, thonë ka përgjuar paralelisht sekretarja për shembull dhe ka ndërhyrje që mund të interpretohen si manipulim,. Pastaj italishtja jote, i themi që s’e ke kuptuar mirë atë fjalë dhe e gjejmë ekspertin dhe për këtë.

-Mirë vëlla, po sikur gjykata mos t’i pranojë ekspertet?

-Flas unë me Berluskonin, se i them Doktorit të më japë një numër të tij se ka një vajzë nga Elbasani ai që e foton nëpër mbrëmje, e njoh atë, më siguron ajo përkthimin dhe ja shpjegoj hallin. Berluskoni i ka tmerr gjykatat dhe do na ndihmojë, se për çështje shqiptare nuk i prish punë njeriu gjykata. Takojmë gjykatësin, i themi si i do lekët, cash apo do ndonjë tender. Se me tender i pastron më mirë. Po deshi tender, ka akoma ca skrap në Rubik dhe Rrëshen, i japim atë, merr një pesëqindmijëshe dhe e mbyll.

-Mirë o flori se kështu me llafe bëhen planet kollaj, por kam  hall mos e humbasim gjyqin.

-Po si o do humbasim gjyqin? La Repubblica, gazetë e majtë, e lidhur me mafien, është gazetari çimkash, ajo gazetari duhet shkatërruar. Do ketë zhvillime të mëdha në këtë drejtim. Më ka thënë njëri që Berluskoni ka ndërmend të nxjerrë ligj kundër çimkave në shtyp, dhe ne duhet ta nxjerrim. Nuk mundet që çdo njeri të të regjistroj1% dhe të t’i botojë. Se ashtu s’do shkojmë dot më nëpër zyra.

-Të drejtë ke mo flori, e bëjmë dhe ne këtu, po ja sa të mbarojmë këto gjyqe që kem nëpër këmbë. Se le hallin tim, po ka nisur prokuroria dhe atë tënden.

-Po lëre këtu se këtu e zgjidhim, po puna është ta fitojmë në Itali dhe me lekët e Italisë mbyllim këto të Shqipërisë. Po kam dhe një hatërmbetje me ty. Si s’ma ke prezantuar këtë Lavitolën mua? Sa herë kemi ndenjë bashkë.

-Po s’është gjë mo flori, është kot. Ti dhe Sandri jeni profesora para atij. Ai një djalë kot, donte ndonjë lek, sillej nëpër këmbë sa herë kishte ndonjë pazar. Po nuk ishte çun i keq. I ka ngelë qejfi dhe Fratinit, më telendise dhe mua, tha.

-S’ka problem se e ftoj unë tek instituti im këtu në Tiranë në një aktivitet që do bëjmë tani afër dhe ja kthejmë reputacionin. Vetëm më bë gati lekët dhe të nisem unë në Itali. Duhet ta fitojmë se s’bën këtë gjyq se ndryshe na vunë para. Kur ta shikojnë që ne i fitojmë gjyqet dhe në Itali, këta në Shqipëri hapin rrugën.

-Sa i madh je vëlla Fahro. Hajt se do ta ndreqim këtë punë. Po si do ta bësh, ëë, si do ta bësh, do marrim tre ekspertë me diploma këtej the ë, hahata, i madh je. E bën vëlla Fahro, e bën. Tre ekspertë ë, hahahaha, do t’i ikë truri Ramës kur ta marrë vesh që kam fitu gjyqin dhe në Itali. I madh je. Nesër merr lekët dhe nisu. Tre ekspertë the ë… hahahaha.

 

 

 

 

8 komente në “Meta, plane me Fahron për gjyqin në Itali”

  1. Aqifi says:

    Me perjashtim te asaj punes se tre eksperteve italiane me diploma shqiptare, gjithe pjesa tjeter mund te ndodhe realisht sic shkruhet…

  2. Lex Rex says:

    Po Gimi i Puros ? Ai ka shok nje komshi te nje pastrueseje te shtepise te goces se tezes te nje gjykatesi italian

  3. Artemis.S says:

    Edhe ajo pjese seshte per tu perjashtuar Aqif…te qajme apo te qeshim…

  4. CFURKU says:

    ILIRI KA SHITUR MONIKEN PER SKRAP. HAHAHAHAHAHAHAHA

  5. ditmarku says:

    e forta eshte se ka rene vete brenda me kembet e tij se jep nje deklarate te 24news qe eshte dhe tv i tij. hahaha ca kokbolke

    Solo che, nel pomeriggio, le cose cambiano. A Meta, intervistato dal canale televisivo di informazione albanese “News 24” e dal quotidiano “Gazeta Shiptare”, torna la memoria: “La persona in questione (ovvero Lavitola ndr) era da tempo a me conosciuta come direttore del quotidiano L’Avanti”.

  6. Caci says:

    O Fahroooo a ke kapur ndonje lek keto kohet e fundit apo jo ?! Ha ha spo ta varin me o Fahro, po kunaten si ke mo ?

  7. mesuesi says:

    Gjynah mos qofte,por gje me te peshtire se ky farsoji,Fahri Balliu,veshtire se mund te kete te dyte mbi dhe !!!??? Pas marteses se gjarperit me kermillin ,lind Balliun .Gje shume e rralle por ndodh !!!!!!

  8. Jacie says:

    I’m not quite sure how to say this; you made it exertmely easy for me!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje