Dje pati një konsultë urgjente tek zyra e Haxhinases. Gimi i Puros, që kish lexuar RD qysh në mëngjes, vrapoi në Ministri për të biseduar me Haxhinasen si duhet t’i kundërpërgjigjeshin incidentit me zëvendësministren Haxhire tek Hotel Rogner.
-Ky është skandal i madh, tha Gimi i Puros. Ai kafsha ka fyer Haxhirenë. I ka thënë ti zonjë mbaj radhën. E kupton zoti Ministër sa e rëndë është. Ajo zonja mund të kishte një hall se helbete grua, shëndeti, të gjitha, si mund ta bëjë një xhentëlmen atë që ka bërë ai…
-Unë them ta pyesim një herë vetë Haxhirenë, tha Haxhinasia. Ndoshta ka ndonjë version më të qartë të ngjarjes.
Sekretaria thirri Haxhirenë dhe e njoftoi se Ministri e kërkonte në zyrë.
-Të vijnë tek zyra ime, i tha prerë Haxhireja, s’ua kam shumë ngenë.
Haxhinasia u pa në sy me Gimin e Puros dhe tundën kokën në shenjë pohuese.
-Po shkojmë zoti Ministër se ndoshta ka punë dhe nuk lëviz dot. Pastaj s’i dihet në moment e kemi kapur.
Haxhinasia e miratoi në heshtje. Njëri pas tjetrit dolën te dy nga zyra e Ministrit dhe shkuan tek zyra e Haxhiresë.
Trokitën dhe hynë brenda.
-Uluni, u tha Haxhireja rëndë. Më falni, ju kush jeni, i tha Gimit Puros.
-Është një miku im, e kam si këshilltar, i tha Haxhinasia i turpëruar.
-Njihemi, i tha Gimi, po nuk më mban mend. Ke qenë një herë tek Rogneri me zotin kryeministër, kalova unë, ju përshëndeta, d.m.th përshëndeta zotin kryeministër, më përshëndeti dhe ai me shumë ngrohtësi dhe ju tundët kokën, po ndoshta s’e mbani mend.
-Aha, në rregull, i tha Haxhireja e çuditur.
-Kemi ardhur për atë incidentin. i tha Haxhinasia i ndrojtur.
-Çfarë incidenti, i tha Haxhireja.
-Lexuam te RD që ai kafsha ju kishte ulëritur në mes të Rognerit dhe ju ka lënduar si femër, i tha Gimi i Puros.
-Aha, jo, s’ka problem, i tha Haxhireja. Ashtu ishte një punë. Unë kam një problem me shëndetin dhe po të rri gjatë në radhë më shkohet në tualet dhe ai zotëria e protokollit desh të më ndihmonte.
-Po është e vërtetë që ia kafsha ju bërtiti, i tha Gimi i Puros. Se unë mund tu ndihmoj ta ngre problem të madh tek amerikanët se unë kam shumë njohje në SHBA, nuk di a të ka thënë zoti Ministër, por unë për pesë minuta mund ta çoj fjalën në Departament të Shtetit pasi kur kam qenë në SHBA kam pasur një komshi që ka …
-E di, e di, tha Haxhireja, atë punën e hidraulikut që ka një njeri që punon në Departament të Shtetit…
-Hë, tamam, i tha Gimi i Puros. E madhe je, si i di gjithë gjërat. Kam shumë respekt.
-Faleminderit, i tha Haxhireja, por nuk kam shumë qejf të më mbrojnë këta amerikanët. E zgjidh vetë atë punë. Në fakt problemi më i madh më ndodhi kur hymë brenda në radhë. Është e vërtet që ai kafsha e vuri në pozitë të vështirë atë të protokollit, por puna është tek radha e njerëzve. Ata filluan të qeshnin, dhe kur hymë brenda në Rogner, ai kafsha kishte mbledhur një tufë diplomatësh të huaj dhe ca shqiptarë dhe u thoshte shiko kur ta mbaj vrapin drejt e në banjë tani. Unë në fakt doja të shkoja në banjë, po vetëm nga inati i tij nuk shkoja. Të gjithë m’i kishin ngulur sytë dhe prisnin a do shkoja unë në banjë apo jo. Ata shikonin mua, unë ulja kokën dhe shtrëngohesha që ta mbaja që mos të shkoja. Ata shiko mua, unë shiko përdhe… Ishte shumë siklet.
-Të besoj, i tha Haxhinasia, hajt të durosh dhe pordhët e tyre në ato momente.
Haxhireja u skuq në fytyrë.
-Të lutem, tha, më kujdes me fjalorin, por për hir të së vërtetës ata duhet të duronin të miat në ato momente se isha shumë në siklet. Po më në fund i thashë vetes: S’ke pse kompleksohesh nga ai kafshë. Thirra atë të protokollit, e pyeta ku është tualeti dhe shkova. Kur dola, bota më dukej ndryshe. Duhet të isha vonuar ca se pak vetë kishin ngelur në pritje. Atëherë mora në telefon Doktorin dhe i tregova gjithçka. Dhe ai e shkruajti tek RD.
-E madhe je. Ja ke bërë shumë mirë. Kot bile je vonuar. E shikon çfarë kafshe është, torturon femrat, nuk i lë të shkojnë as në tualet, i tha Gimi i Puros. Ja ke bërë shumë mirë. Kurrë s’ka pasur Ministria e Jashtme një lidership të tillë, tha Gimi i Puros. Nuk e them këtë se jeni ju zoti Haxhinase dhe ju zonja Haxhire, po unitet të tillë mes lidershipit, një ortodoks që i fillon mbiemri me Haxhi dhe një shqiptare e martuar në Turqi, që po ashtu i fillon mbiemri me Haxhi, nuk është parë kurrë. Në fakt isha i shqetësuar sa ta dëgjoja nga goja juaj se tani veproj vetë, i tha Gimi. Isha unë në Uashington para tri javësh, ua thashë të gjitha për Edi Ramën para Kongresit, i thashë që duhet ta zëvendësoni urgjent me Arben Malajn, dhe ca gjëra që bisedova me zotin kryeministër ja thashë, dhe ata më garantuan se do t’i bëjnë një për një çfarë u thashë. Por do tua nis dhe këtë fakt, me këtë vuloset gjithçka. S’ka më të ardhme në politikë një njeri që pengon femrat të shkojnë në tualet jashtë radhe. Është skandal.
po sikur e ka ndruar mbiemrin e ka haxhi pordha