Flamuri u shqetësua të premten pas emisionit të Arjan Çanit. I bëri përshtypje fakti që tani të gjithë librat lexohen tek emisioni i Çanit. Dhe Fevzo, dhe Avokati, dhe Blushi, bile dhe kritikët e Kadaresë shkojnë aty. -Duhet të ketë një rregull, tha Flamuri, se po i ikën rëndësia partisë sonë fare. Mirë që nga ne nuk shkruan njeri libra, por as për të debatuar nuk debatohet më tek ne, por tek Çani.
Shkoi në zyrë dhe thirri kryeredaktorin e RD.
-Më dërgo pak gazetaren e kulturës në zyrë, i tha, se dua t’i jap ca udhëzime që më ka dhënë ai burri për librat.
Pas pak në zyrë të tij hyri redaktorja e kulturës, shumë e gëzuar, dhe shkoi drejt e tek kolltuku.
-Jo, jo, ulu këtu, i tha Flamuri, tek tavolina se do diskutojmë. Desha të pyes një herë si shpjegohet që kanë dalë gjithë këto libra kohët e fundit dhe ne kemi dalë pak jashtë loje si parti se as kemi shkruar, as kemi lexuar, por as kemi diskutuar për to.
-Nuk e di, tha vajza. Shefi s’më ka thënë gjë. Vetëm librin “Berisha mes kalandrave” kemi në zyrë, të Fahri Balliut.
-Ou, e ça thotë ai në atë libër, e pyeti Flamuri.
-I ka kaluar koha tani, tha vajza. Aty thuhet që Berisha është i rrethuar nga njerëz që duan ta rrëzojnë si Arben Imami, Genc Ruli, Neritan Ceka, etj…
-Po qenka shumë realist, i tha Flamuri.
-Jo, jo, e ka për vitet ’92-’96, tha gazetarja, jo për tani. Tani nuk është aktual se i ka aleatë.
-E ke gabim, i tha Flamuri. Paska shumë të drejtë. Duhet ribotuar.
-Mund t’i thoni zotit Balliu, tha vajza, por atë e ka sponsorizuar Xhaferi atëherë, sot nuk di kush bankë është e ngjashme me të.
-Ashtu ë, mirë, lëre, tha Flamuri. Po për këtë librin e Blushit çfarë mendon?
-Nuk e kuptova mirë, tha vajza, bën ca si paralele mes Lek Dukagjinit dhe Doktorit, duket që e ka me hile, por nuk di të them nëse është roman, apo libër historie, apo ese filozofike. D.m.th më thuaj si ta quajmë dhe unë e bëj…
-Mirë, të pyes, tha Flamuri, cila është më e keqe nga këto të tria dhe ashtu do ta quash. Po kam idenë që kjo eseja do jetë më e keqe. Dhe dëgjo, duhet të bësh një shkrim që dhe gruaja e Blushit po bën një libër për dashnoret e Blushit t’i nxjerrë bojën.
-Dakord, tha vajza, po e bëj një si boks poshtë shkrimit.
-Ah, se harrova. Këtu fut dhe gruan e Fevzos dhe kunatën e Fahros. Ta ndjejnë pak frikën që do tu dalin dhe atyre horllëqet. Se e duan nga një paralajmërim ata. Sidomos ai Fevzo e do një paralajmërim se po bën sikur ka bërë libër për Enver Hoxhën. Unë kam një vit që merrem me librin e tij. Kam urdhëruar arkivën se më tha ai Burri të gjendet ditari personal i Sulo Gradecit, nuk e gjenin dot, shkuam deri në Paris, gjetëm Sulon, e kërcënuam dhe na e tregoi ku e kishte maskuar në arshivë. Pastaj shkova në arshivë, urdhërova drejtoreshën dhe ka një vit Arkiva dhe Biblioteka Kombëtare që punon. Dhe ai vetëm sa e ka prishur se e ka bërë joserioz. Na e nxjerr Enver Hoxhën si diktator steril, pa gabime, që ka bërë gabime vetëm se ishte komunist…
-T’i shkruaj këto, tha vajza.
-Jo, jo, vetëm kërcënoje pak, që të vijë të ankohet dhe t’ia tregoj në fytyrë se çfarë libri ka bërë ai pis. Ah, harrova, atë Çanin duhet ta lavdërosh. Thuaj që ai është neutral ndaj librave dhe pyetjet i ka interesante se shuan dhe kuriozitetin e tij për librat.
-Dakord, po e bëj, tha vajza.
-Ka dhe një problem tjetër, tha Flamuri. Fahro ka bërë një libër për Nexhmijen që tregon se ajo i ka bërë gjithë të zezat, Fevzo ka bërë një libër për Enverin që e tregon të pafajshëm, dhe del që ne qenkemi qeverisur nga një grua e keqe. Kjo duhet kritikuar.
-Dakord, tha vajza, dhe vazhdonte të mbante shënim.
-Ndonjë gjë tjetër Çfarë mendon që duhet të bëmë ne si parti për librat, i tha Flamuri. Na ka gjet belaja, gjithë këta që shkruajnë libra kanë ikur nga partia. Bile nuk ka as nga ata që lexojnë përveç meje dhe atij Burrit. Bile dhe unë më shumë nga ai Burri i dëgjoj se ai i lexon. Këtë mos e shkruaj, i tha kur pa se vajza po mbante shënim.
-Dakord, i tha vajza. Tani jam e qartë. Duhet të mbajmë qëndrim për këto librat dhe t’i quajmë banalë me qëllim që në popull të ngulitet ideja që kush shkruan libra është budalla. Kështu e shkatërrojmë dhe Edi Ramën, tha ajo shumë e vendosur, se dhe ai ka bërë libër.
-Po pra, kjo është e gjitha, tha Flamuri. Duhet të godasim si parazitë dhe të papunë ata që shkruajnë libra, dhe si njerëz të indoktrinuar ata që lexojnë libra të tilla. Po të ishin të mirë librat, shkruante dhe ai Burri, e mbylli Flamuri. Derisa nuk shkruan ai, s’ka si të jetë gjë e mirë kjo që shkruajnë libra.
FLAMURI ESHTE NGA AI SOJI QE LIBRIN E KA PERDORUR VETEM NE WC. A MENDONI SE MERRET KUTURA ME PRAPANICE? E KJO ESHTE KULTURA E FLAMURIT TE FLAMUR.