Sandri në telashe me këngën e Kozma Dushit për festivalin e RTVSH

2 Nëntor 2011, 22:52Antena TEMA
Sandri në telashe me këngën e Kozma Dushit për festivalin e

Një sherr i madh ka plasur në Festivalin e Këngës në Radiotelevizion. Petrit Beci ka lënë jashtë festivalit Kozma Dushin. Këngëtari i njohur ka bërë një këngë me titullin “Vagabondi” dhe ka ngelur jashtë festivalit. Kozmai i shqetësuar mori në telefon fillimisht Petrit Becin.

-Babusho, po pse o tu bëfsha, mua më gjete ti të më heqësh nga Festivali, po mua s’më ka hequr Foto Çami a tu bëfsha, ti do më heqësh?

-Shiko, vallai ca të thotë Titi, ti e di që unë kot jam këtu, se ti nuk e di sa punë kemi, dje ishte prishur gjeneratori në Dajt, nuk punonte antena, u nisa të rregulloj vetë, kur vajta në mes të rrugës më mori ky i magazinës, më tha që janë mbaru kasetat VHS, i thashë një mikut tim na sill ca copë, t’i japim lekët më vonë se deri në katër milionë i paguaj pa tender, pastaj u nisa prapë, kur arrita…

-Ça thu o babush, ç’punë kam unë me këto që thua ti, unë them më ke lënë këngën jashtë festivalit a tu bëfsha…

-Ça të të thotë vëllai Kozi, ti e di që unë kam respekt për ty, dhe s’ta bën kurrë Titi këtë ty, po unë nuk merrem me atë punë se ti s’e ke idenë ça telashesh kam, se kemi një vit që punojmë me arkivën të nxjerrim gjërat që do Fevziu se do bëj një dokumentar për Enver Hoxhën dhe ai m’i lë gjithë punët mua…

-Ça thua o babush, ore jam Kozmai unë ore, ça më thua ti, më ngatërron me ata kokëpalarët e Klanit mua ti ë, po ne kemi qenë miq bashkë, nuk të mbaj mend unë kur ishe magazinier në Kinostudio ti e…?

-E di mo të keqen vëllai, e di, po ça të bëj Titi se mos ka gjona në dorë Titi, bëji një tel atij Sandrit një herë se ai merret dhe me festivalin të keqen vëllai.

I dha numrin e Sandrit dhe i mbylli telefonin.

Kozmai mori Sandrin.

-O Sandro, si je o tu bëfsha? Ore, o, çke me mua a të keqen vëllai, mua më gjete të më heqësh nga Festivali ti e?

-S’e di vallai Kozi, më tha pak Tit Beci, po ai është legen se ka marr noj lek për ato kurvat e reja që i fut, se është bo dhe qejfli femrash tani dhe të ka lënë ty jashtë.

-Orem po ai po ka futur kurva, le ta fusë dhe këngën time a të keqen se ‘Vagabondi’ e ka emrin kënga, po nuk është për keq ore se mos e merr për keq.

-Po jo o Kozi si do ta marrim për keq fjalën vagabond ne, ty të kemi dhe me LSI.

-Eh, a tu bëfsha, mirë që ma kujtove, ore po mirë o çfarë qeverie keni ju kshu që gjoja koalicion o, po unë jam me LSI o, mos shiko titullin e këngës ti ‘Vagabondi’ ore se flet për njeri me shpirt të lirë, jo ashtu kurvarë o, jo.

-Po Titi më tha që janë plotësu vendet Kozi, ça të them unë se është bërë një kokërr legeni ai, ka rënë në para dhe kurva dhe s’do me ja ditë më për televizionin. Lajmet ja bën Doktori, menaxhimin e televizionit e bëj unë, festivalin ja bëjnë të tjerët, ai vetëm bën noj lek e shko me kurva.

-Po mirë a të keqen, po rregulla nuk ka këtu ere, po mirë, a ka 20 për qind LSI në pushtet, pse s’ka dhe ne festival a të keqen? Vetëm Eneida Tarifa është nga LSI, 4 për qind i bie, duhet të ishin 5 këngë nga LSI në festival, mua më kanë thënë do këndosh tek ajo mbrëmje ‘gallatë’, si quhet ajo pas festivalit.

-Ah, mbrëmja gala, po shumë mirë.

-Si o shumë mirë thua ti, pse ça jam unë, çingije të këndoj për të zbavitë udhëheqjen ë? Se gjithë këto çupëlinat hynë drejt e në PD të keqen dhe na zunë vendet, unë thashë po rri në LSI se mendova respektohet 20 përqindëshi, po këtu s’pyet njeri fare e?

-Ca të thojë Sandri, të drejtë ke, e ka fajin ai Tit Legeni, se ai duhet ta zgjidhte këtë punë. Hajt se ja ndreq unë tani se po vijnë zgjedhjet e Drejtorit të ri, po s’i çova prapë Tur Zhejin, se ai ja di lezetin atij vendi pune.

-Aman o, bëj ça të duash me të, po Kozit zgjidhja këtë hall. Kam moshë unë tani të këndoj tek mbrëmja ‘gallatë’, si quhet ajo e? Po pse, meqë janë bërë këto gjoksderret me PD, leni Kozin jashtë ju ë?

-Të drejt ke Kozi, do përpiqem ta zgjidh unë këtë punë, po ndrysho atë mut teksti, bëj ndonjë këngë për integrimin apo ndonjë gjë tjetër që t’i themi Doktorit që është me tematikë.

-Ca tematikë do më ti e, po ‘Vagabondi’ e ka kënga emrin s’ndryshoj dot unë…

-E mirë se po i them Doktorit që ka bërë Kozmai një këngë kundër Edi Ramës me emrin Vagabondi dhe s’do me ja fut ky Tit Beci. I ulëret ai dhe e fut Beci. Pastaj ti shtoji ndonjë rresht në fund që ta lidhësh pak. Për shembull

Vagabond, o Vagabond,

Ti që rrugëve kërcënon,

Na pengove për Evropë,

Por populli s’ta harron.

-Ça thu ti ë, po humbet kuptimi i këngës?

-Hajt o Kozi se kush e mban mend kuptimin e këngës, boll të hapet fjala që e ke për Ed Ramën, futesh në festival bile dhe fiton.

 

 

5 komente në “Sandri në telashe me këngën e Kozma Dushit për festivalin e RTVSH”

  1. Malosmani says:

    I bie ne koke me keto humuristiket. Eshte e vertete qe Beci ka rene ne kurva. E ka per here te pare. I fut edhe ne pune ne TV se kujton se po t’i lere jashte ia marrin! E keni parasysh si ata pleqte e rrjedhur qe zene nga nje dashnore dhe kujtojne se ajo eshte yll dhe te gjithe te tjeret mezi presin qe t’ia bejne.

  2. LORA says:

    Sikur kishte me lezet Antena me Flamurin apo me Gimin e puros.

  3. bbb says:

    Po cdeshe o Kozi a me qefsh…cdeshe qe tu krrujt kurrizi e re me vagabonda?? Pse nuk gjete ndonje kenge per plerat ti reeee?

  4. Lekov says:

    Kozma Dushi kengetari i par qe i kendoj dashurise se vertet.Por kendoj ne kohen e duhur dhe ma mere mendja qe nuk meret me keta idjoter te pa fe.Nuk besoj qe mund tja pranojne kengen ne festival se teksti bene fjale per Sandrin,Salen,Titin e RTSH qe nuk dine te bejne gje tjeter vetem te gllaberojne leket e paguara nga taksat e Popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje