Flamuri debaton me Sali Shehun se kush i ka ngjitur posterat në fushatë

1 Nëntor 2011, 20:40Antena TEMA
Flamuri debaton me Sali Shehun se kush i ka ngjitur posterat në

Flamuri kishte marrë përsipër udhëheqjen e seancës së dëgjimit në Komisionin e Ekonomisë. Foli me atë Burrin dhe mori masat që gjithçka të shkonte siç duhej.

-Unë do t’i them që na duhesh në PD, i tha Flamuri, se je akoma anëtar i PD-së. Kështu t’i thotë dhe Igli.

-Shumë mirë Flamur, kështu t’i thoni. Në fakt, shiko, ta them unë ty, ai në fakt, nejse, shiko, dakord, nuk është se na duhet, po ti kështu thuaj.

-Dakord, tha Flamuri, por kemi ca deputetë të lëkundur. Këta dy deputetët e Dibrës nuk janë në rregull. Janë dhe nja dy- tre të tjerë që po i shmangen debatit. Më ka ngelur mua gjithë pesha.

-Tani Flamur to do t’i thuesh atij që ne jemi të vjetër në PD dhe ti na duhesh në PD. E kupton vetë ti, do qeshin aty njerëzit, po ti rri serioz. Shiko, e di unë si e ka planin ai, se ai don me kandidu në Dibër për Bamir Topin, por nuk kena ça me i ba, duhet me rrëzu njëherë për njëherë.

-Unë e kam lehtë Doktor, se unë kam qenë në fushatën e tij më 2001, se mbaja qendrën e zërit. E di shumë mirë, ai po të mos shkonte qendra e zërit, nuk bëhej miting. Unë u nisa që në mëngjes herët dhe kur zbardhi isha në Klos, hëngra një pilaf me kos tek ai klubi në anë të rrugës dhe i thashë ‘paret t’i paguaj kur të kthehem se ma ka marrë kuletën makina para’. E mbaj mend shumë mirë se kur mbaruam punë që i çuam qendrën e zërit i kërkova lek të paguaja kosin dhe pilafin që kisha lënë pa paguar në Klos dhe më dha dhjetë mijë lek, futi dhe një pilaf në ikje, më tha. Kemi kalu mirë atëherë, dhe ai s’mund të mohojë sakrificat e mia.

-Nejse Flamur, këto mos ja përmend, por thuj na duhesh në PD.

-Jo, do t’ia përmend, si nuk do t’ia përmend, se dua të bëj të besueshme që na duhet në PD.

Filloi mbledhja. I erdhi radha Flamurit.

Flamuri kruajti zërin, nxori letrën që kishte shkruar tekstin, pa nga kamerat, kruajti pak veshin dhe hundën dhe nisi të lexonte. “Ju zoti Shehu jeni ende pjesë e PD dhe unë e mirëpres këtë kontribut tuajin, dhe ne nuk mund të lëmë të ikë nga partia një aset i tillë…”

-Boll mor ti idiot, se ty të kam pasë për të më ngjitë posterat, ti do më japësh mendje mua…?

-Gënjen, gënjen, jo ta dish mirë që gënjen, u hodh Flamuri. S’kam pasë punë fare me posterat, merrej Visi, unë erdha për qendrën e zërit…

-Ashtu, i tha Saliu duke parë vëngër, po mos të duket gjë mikrofoni si qendër zëri që nuk pushon akoma. Na merr 5 mijë lek dhe shko ha një pilaf, mu hiq sysh.

Flamuri u skuq i tëri deri tek veshët.

U çua e doli jashtë. Mori atë Burrin në telefon.

-Ja thashë të gjitha, tha, po ai është mashtrues. Thotë që unë jam marrë me ngjitjen e posterave të tij, ndërkohë që dihet që unë merresha me qendrën e zërit. Posterat i ngjiste Visi. I thashë që ti gënjen, por përsëri ne ngulim këmbë që t’i duhet të kontribuosh në Partinë Demokratike…

-Çfarë tha, pyeti Doktori kurioz.

-Më fyejti Doktor. Tha po ti o Flamur ç’fiton nga kjo punë. Ti një Saliu do t’i shërbesh prapë, o mua, o Sali Berishës. Ç’punë të prish ty se ku do kontribuoj unë, ti pilaf me kos do. Ma kujtoi atë pilafin që më dha atëherë në fushatë.

-E shikon, të thashë mos ia kujto, nejse, e bëre tani, shiko, ai, dakord, po në fakt ai, shiko, duhet të bëjmë diçka që të nxjerrim që ai do me ble deputetë, shiko, kjo që ka thënë është shumë e rëndë, se do me tregue që ai do t’i blejë deputetët me një pilaf e kos, d.m.th do shiten lirë. Shiko, duhet me e denoncue.

-Nuk shitet më njeri për pilaf dhe kos Doktor. Ata të LSI pa 700 mijë nuk lëvizin nga vendi. Po dhe këta tanët i kanë hapur sytë tani…

-Nejse, dëgjo mua ti çfarë them unë, shiko, nejse, dakord, ashtu është, po shiko, ai është i rrezikshëm, ti nuk duhet ta kishe lënë të të fyente, dakord, ti e di, po nuk është mirë…

 

2 komente në “Flamuri debaton me Sali Shehun se kush i ka ngjitur posterat në fushatë”

  1. Vlora says:

    ha ha ha sa lire shiten keta te PD per nje kos-pilaf..
    ka lezet andej nga lsi e moren tavon per 500 mije euro

  2. ARTAN USA says:

    hahahaha … i lutem Gazetes tema qe ta mbaje kete Flamurin tek antena se eshte personi me i duhur per te qeshur…ky njeri eshte me te vertet lapanjoz dhe c….sucker i Sali Krokodilit….Byreke blinte tek PD ,Dhe nuk linte njeri te blente byreke se thoshte per c’fare jam une ketu??? kot rri une ketu???? nuk i ha Ai i madhi byreket po qe se nuk i blej une thoshte…..Pis of shit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje