Liri shtron pritje në Gji të Lalzit për tre ekspertët

31 Tetor 2011, 23:07Antena TEMA

Para se të shkonin në Gjykatë, tre ekspertët e  videos Meta shkuan në një takim konsultativ në Gjirin e Lalzit. Hynë në vilë, zunë vend në dhomën e ndenjes dhe u ulën po prisnin. E para hyri Mona.

-Liri po bën një dush, tha, sa të mbarojë ai, shikoni pak televizor dhe u ndezi ekranin. Në ekran u shfaq një pjesë teatrale. Tre ekspertët u bënë kurioz çfarë ishte dhe po shikonin me vëmendje. Ishte Makbethi. Monologu i famshëm “A është lamë kjo që kam para syve?…”

Tre ekspertët ja ngulën sytë pasi e panë si rast të mirë ekspertize…

-Si kamë duket, tha eksperti i parë.

-Jo, duhet parë mirë presa, tha eksperti i dytë.

-Unë mendoj se po nuk ka vrarë njeri, nuk quhet kamë, tha eksperti i tretë…

Ndërkohë që ata debatonin, ndërpritet pjesa dhe shfaqet videoja Meta- Prifti….

-Mua Gimi më tha për 700 mijë nga ana e tij…

Tre ekspertët ngrinë.

-Nuk qenka kanal televiziv, qenka video, tha i pari.

-Kanal është, tha i dyti, por s’qenka live.

I treti nuk foli dot pasi në derë u shfaq Liri.

-Hë mo flori, si jeni, u tha Liri.

Tre ekspertët u ngritën në këmbë, u përshëndetën njëri pas tjetrit dhe u ulën.

-Më tha Taku që keni bë punë të mirë, tha. U falenderoj shumë. U thirra për të bërë disa prova gjenerale para seancës që mos të ngatërroheni.

-Të jemi shumë mirënjohës për ndihmën, tha eksperti i parë.

-Na ke ndihmuar shumë duke na qëndruar pranë, tha i dyti.

-Pa ndihmën tuaj ne s’do kishim mundur të blinim as kompjuter, tha i treti, se janë bërë shtrenjtë.

-S’ka problem, tha Liri. Kam folur dhe me Takun dhe kemi biseduar afërsisht se çfarë duhet të thoni. Gjëja më e rëndësishme është se ajo video është fallco. Kjo duhet të jetë boshti i gjithë ekspertizës. Ai që ju shikoni në ekran nuk jam unë, por një punonjës i Top Channel, i maskuar si unë. Kemi rënë në gjurmë të tij, dhe sipas disa informacioneve ai mund të jetë Alban Dudushi. Tani flori ju do thoni që gjithçka është e montuar, nuk është origjinale dhe e ka sajuar Fiks Fare. Pastaj denoncimin e madh do ta bëjmë në një proces gjyqësor që do hapim ndaj Top Channel. Aty do provojmë që aty unë nuk jam fare. Aty do t’i shkatërrojmë fare. Ë, si thoni ju?

-Patjetër shef, thanë në një zë.

-Kam një pyetje, tha i dyti. Ju keni pranuar që keni qenë në zyrë të Priftit, si do t’ia bëjmë nëse na nxjerrin videot ku ke pranuar?

-Pas kësaj ekspert i dashur çdo video del fallco. Mos e vrisni mendjen për këtë. Të gjitha janë shpifje. Kemi prova shumë të forta. Siç e keni zbuluar dhe vetë ju, në atë kompjuter gjetët dhe një video të mikut tim Fahro, i ulur në të njëjtin vend ku isha ulur unë, dhe që fliste po për pazare me Dritanin. E kemi vërtetuar që është një punonjës i Top Channel, bile ka shuam shanse vetë Çakalli i maskuar. Do t’ia nxjerr bojën dhe për atë.

-Patjetër shef, thanë njëzëri ekspertët.

-Kemi dhe dokumente të tjera. Kemi kapur një video sikur Mona i thotë njërës, ja mora një milionë atij plehrës, për Fazlliçin… E kemi vërtetuar se Mona është një aktore e Portokallisë. Kemi dhe të tjera, do ta shkatërrojmë fare. Po një herë mbroni këtë tezën që video është fallco dhe gjithçka është e montuar.

-Patjetër shef, i thanë njëzëri ekspertët.

-Tani flori po ndahemi, u kam bërë dhe një dhuratë të vogël,  keni nga një pako aty. Nuk janë ndonjë gjë e madhe. Faleminderit për gatishmërinë tuaj.

-Shef, po për ato videot e tjera a do jemi prapë ekspertë, pyeti i pari gjithë kërshëri.

-Patjetër, i tha Liri. Bile do porosis tu blejnë dhe kompjuter.

 

2 komente në “Liri shtron pritje në Gji të Lalzit për tre ekspertët”

  1. Idriz Tafa says:

    Taku eshte i madh per te bllokuar te verteten.
    Ja pse: kur ishte prokuror ne Durres, ne kohen e Enver Hoxhes, denoi nje ushtar me burg pa e nxjerre ne gjyq! U be skandal, por “Xhaxhit” ia fshehen Sulo Gradecet e Skraparit.
    E hoqen prej Prokurorise dhe e çuan instruktor rinie dhe pastaj partie.
    Viti 1991 e gjeti kryetar te shoqates se vullnetareve te Enverit. Pastaj sekretar te deges se Ps te Durresit. Dy here deputet ne Sukth-Manez-Ishem-Maminas me ane te njerezve te forte. Madje, i vodhi vota dhe Muho Asllanit, qe e kishte epror kur Taku punonte instruktor.
    Prandaj eshte i madh.
    Nuk i hyn gjemb ne kembe. Fjala vjen, ne parlament dhe ne gazeta Berishen e ka quajtur kapter te UDB-se. Tani e ka mik per koke.
    I madh eshte Tak Skrap Ari.
    Por Liri nuk ia ka besen. Nuk e ben Prokuror te Pergjithshem. As minister.
    Por i jep rroga dhe privilegje per intriga dhe allishverishe ne dobi te Lirit. Sikurse ndodhi me videon e Priftit.

  2. elti says:

    Eshte e vertete. Vete Cakalli shkoi ne SHBA, te porosiste maskat. Kur i tregoi foton e F. Balliut, amerikanet i thane: Po ce do qe tani, hallowin eshte ne tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje