Një gjobë e rëndë mbërriti dje në zyrat e CEZ. Çeku që mbledh faturat dhe gjobat, fërkoi sytë i tronditur kur pa se duhej të paguante 500 mijë euro se u kishte shkaktuar telashe konsumatorëve. I shqetësuar kërkoi sqarime nga Ministria e Ekonomisë. Aty e përcollën tek shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve. Trokiti aty dhe doli një djalë ezmer, i edukuar, që i priti.
-Uluni, tha, dhe u sqarojmë ne për gjobën.
-Si është puna, çfarë kemi bërë, pyeti çeku i tronditur.
-Keni shkaktuar drama të mëdha familjare, i tha djali ezmer.
-Çfarë konkretisht, i tha çeku i tronditur.
-Ja të t’i lexoj, i tha djali ezmer. Hapi një dosje të trashë ku kishte brenda disa letra ankesa dhe në fund një gisht në vend të firmës.
-Janë disa banorë të komunitetit rom që tani janë zhvendosur në Sharrë. Ja se çfarë shkruajnë ata, po t’i lexoj, i tha djali ezmer.
“Ne që po ju ankohemi jemi fukarenj si gjithë njerëzit e dorës sonë. Na kanë ndjekur me dru nga vendi ku rrinim tek Farmacia Dhjetë dhe kemi ardhur në Sharrë. Kemi bërë ca çadra dhe jetojmë aty. Morëm dhe drita nga telat aty afër se s’kishim drita. Erdhi elektrixhiu dhe na i preu. Kemi disa muaj pa drita dhe flemë bashkë gjithë kallaballëk në një çati pa drita dhe turp është ta themi po ngatërrojmë ndonjë herë gratë me fëmijët tanë se nuk i shohim në errësirë. I kërkojmë qeverisë të vërë nderin tonë në vend ndryshe do ketë gjakderdhje se po ndodhin gjëra të rënda…”
Çeku po e dëgjonte gojëhapur.
-Ju po na akuzoni për dhunë seksuale, i tha.
-Po, i tha djali ezmer! Ne e kuptojmë që nuk është 100 përqind përgjegjësia juaj, por dhe ju keni pjesën e fajit. Tani ne e lexuam letrën në shoqatë, d.m.th e shkruam pasi na e tregoi ngjarjen pjesëtari i komuniteti romë, ngjeu gishtin dhe e vuri në fund të letrës që ishte dakord dhe vendosëm t’i kërkojmë Ministrisë së Ekonomisë tu vejë këtë gjobë. Ne mendojmë se është për të mirën tuaj të mos merren vesh pasojat e rënda që keni shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike, por ta lëmë si shërbim të keq ndaj konsumatorit.
Çeku tundi kokën i dëshpëruar.
-E kuptoj pozitën tuaj, i tha djali ezmer, por ne mbrojmë jo vetëm interesat e qytetarëve, por dhe të qeverisë, e cila nuk ka lek për rroga këtë muaj dhe na duhen këto lek.
-E kuptova, tha çeku. Atëherë kam një propozim!
-Urdhëro, po të dëgjojmë, i tha djali ezmer.
-Qeveria na ka 200 milion euro borxh se nuk paguan dritat dhe gjithë ujësjellësat prapë s’kanë paguar. Na i ktheni ato të gjitha dhe mbajini këto 500 mijë.
-Këtë nuk e kemi në dorë, i tha djali ezmer!
-Po a thatë ju që mbroni dhe interesat e qeverisë? Atëherë na bëni këtë nder dhe po ua paguajmë këtë gjobë.
-Dëgjo, i tha djali ezmer. Kjo që kërkon ti ka çmim tjetër. Zakonisht kur ke noj punë me qeverinë, duhet të lësh 20 për qind, d.m.th nëse ju doni të merrni borxhin 200 milionë, duhet të lini 40 milionë, jo 500 mijë euro. Këtë po ta them miqësisht nëse doni të zgjidhni hallin, i tha djali ezmer.
Çeku i dëshpëruar hodhi një sy nga fatura dhe e palosi gjithë dëshpërim.
-Na bie më lirë tu paguajmë gjobën, tha dhe u ngrit të ikte.
-Jo, prit se nuk kemi mbaruar, i tha djali ezmer. Për ta paguar gjobën pa zhurmë duhet të ndihmoni shoqatën tonë, d.m.th të na jepni një 20 përqindësh të gjobës si ndihmë, ndryshe do botojmë letrën e qytetarëve që ankohen për ju se keni krijuar incest në familjet e tyre në komunitetin rom.
-Më falni, pse i keni gjithë gjërat me 20 përqind, e pyeti Çeku.
-Po ne jemi me LSI dhe ajo ka 20 për qind të pushtetit, i tha djali ezmer.
-E kuptova, i tha çeku. Atëherë më lirë na bie të mbajmë komunitetin rom me pare se me sa dimë nga regjistrimi i popullsisë 3 përqind janë.
Qe keta te CEZ-it e kane hak gjoben e kane ore, por qe po e marrin ne nje kohe te tille se bashku me Albtelekomin, me duket se vjen pak era krize financiare dhe per kete perdoret bajoneta “Altin Goxhaj”.
Çerri i vogel i Lilit qe organizonte cdo jave proteste para Bashkise ka rene ne gjume tani, po lepin kocken e pushtetit.
Ku je o karagjozi Altin Goxhaj tani qe Saliu po na sjell nje mal me plehra peshqesh nga jashte?
EDHE UNE NE NJE MENDJE ME TY JAMO GJOBVENES SE SA HERENE TV PRO QEVERISENA DILTE KY PUFTJAGOXHAJ SE GJOJA NA MRONTE KONSUMATORE PO TANI KE PO MBRON LULKEN SE RACEN E TIJ ROME SE ZE NE GOJE FARE E MIRE THONE SE JEVGU KUR GJETI LEU DHE MENDEREN .
Po racen time ne maje te maleve te Kurveleshit ku ja bete analizen e ADN?;-p
A te ishe pjese e zinxhirit gjenetik te Goxhajve te respektuar te Kuçit nuk do beheshe laro i Ilir Metes, por kam frike se ADN-ja jote do jete deformuar gjate rrugetimit tuaj per ne Tirane.
Gjithesesi me vjen mire qe mesazhin e merr.
E verteta e gjobes eshte ndryshe.Nje besnik e Ilir Metes ka marre nje license per kolaudim privat te te gjithe matesave ne Shqiperi dhe CEZ-it i vihet gjobe se akoma nuk ka pranuar kushtet e ketij privati te LSI qe kerkon te kete monopolin e ketij aktiviteti