Flamuri sqarohet për takimin e Jozefinës me Ramën

9 Nëntor 2011, 23:29Antena TEMA
Flamuri sqarohet për takimin e Jozefinës me Ramën

Flamuri dje u trondit. As që e dinte fare se Jozi do të shkonte në një takim ku ishte dhe Edi Rama. Më keq akoma, nuk i kish shkuar në mendje që ajo do t’i jepte dorën dhe nuk do tu përgjigjej batutave të tij. I tronditur nga çfarë pa dhe çfarë dëgjoi, shkoi në zyrë t’i raportonte atij Burrit.

E mori në telefon ndërkohë që ai ishte në Maqedoni në takime.

-E di që je i zënë, po kam diçka urgjente, i tha Flamuri në telefon.

-Po Flamur, fol, i tha Doktori.

-Jozi ka takuar Atë, i tha.

-E di, më patën ftue dhe mue, po e kisha planifikue vizitën.

-Po, por ajo e ka takuar dhe ai e ka tallur.

-Pse, çfarë i ka thënë?

-Jozi ka thënë që burrat janë shkatërrues nga natyra dhe gratë ndërtuese, kurse ai i ka thënë kjo që thotë Jozi vjen nga përvoja e saj pranë atij Burrit, dhe akoma më keq edhe kjo imiton atë Burrin, që d.m.th dhe Jozi është shkatërruese….

-Flamur, mos u mërzit. Ma rëndësi ka që e ka quajt besnike timen se sa që asht shkatërruese. Mos u shqetëso….

-Janë mërzit shumë demokratët Doktor, nuk di si tua shpjegoj.

-Qetësoji Flamur, ka mbrojt Doktorin thuej, nuk ka dasht ta përgënjeshtrojë që është e kundërta e tij.

-Dakord, i tha Flamuri dhe mbylli telefonin.

Pasi u qetësua mendoi ftohtë këtë punë dhe doli që Doktori kishte të drejtë. Po sikur Jozi të kish thënë nuk asht e vërtetë, Doktori asht vërtet shkatërrues, po unë ndërtuese, do kish qenë më keq.

Vendosi të marrë Jozin në telefon.

-Të përgëzoj, i tha. Fola dhe me atë Burrin, i njoftova për takimin tënd dhe më tha fjalët më të mira. Është tregu burrneshë, tha, që ja ka plasë në fytyrë unitetin tonë.

-Po mar Flamur, se ai donte me provoku me më distancu mu prej Doktorit, por nuk e ha unë atë kokërr ullini. Kuku ça e kam torturu, i kam shku gjys oret me vonesë me e lënë me më prit, dhe s’kish lënë gja pa thënë. Po ka qëllu zotni burrë ky ambasadori i OSBE, më ka thënë pa ardhë ti nuk filloj takimin. Asht burrë shumë i mirë. Jena nda në familje në dy pjesë, tha. Unë jam me ty, gruaja ashtë me Lul Bashën. Hajt mor i thashë, mos u mërzit, s’ka gjë se gratë aq mend kanë. Asht burrë i mirë Flamur. I thashë eja në Bushat tek impianti i plehnave me mbrojtë ligjin për plehrat, erdhi. Ene këtu sot, nuk u mërzit gjysëm ore me prit. Ene kur e kish provoku ai plehra që i kish thënë pse këto që e presin çfarë janë, burra, nuk kish reagu, e kish mbajtë veten. Asht zotni.

-D.m.th ti thua që takimi shkoi mirë dhe Edi Rama humbi pikë para grave?

-Jo mor kush po pyet për ato farë grash në sallë, po kishte lezet, se ambasadori i OSBE nuk dorëzohej. I kish ardhë shumë inat që nuk thoshte nji llaf të keq për mu.

-Mirë shumë, i tha Flamuri. Si me ua bë militantëve se ata kanë pa vetëm foton që i ke dhënë dorën dhe janë mërzitë. Fola dhe me Doktorin, ai tha shpjegojua që ka mbrojtë Doktorin.

-Po Doktorin kam mrojt mar Flamur, se kam thënë asnjë lider përveç Berishës nuk bën aq shumë për gratë sa bën ai, krejt punët e qeverisë i bën me gruan e vet e krejt punët e shtëpisë me bashkëpunëtorët e veta. Kurrkush nuk u ka dhanë grave aq pushtet në parti mor Flamur sa u ka dhënë Doktori. Lene tjetër muhabet që e ka tepru me do fytyra, por femna janë në fun të funit, ai për mirë e ka bë. Dhe e ka mirë se femnat s’e tradhtojnë kurrë. Krejt meshkujt e kan tradhtu 20 vjet, asnjë femën. Kam 15 vite që se kam tradhtu noji ditë. Ua ka pa hajrin grave në politikë.

-Dakord, dakord, i tha Flamuri. Keni meritat tuaja po dhe ne të tjerët nuk është se e kemi tradhëtu.

-Lene mor Flamur se nuk e kam për ju, ju jeni krejt si femna, s’keni si me e tradhëtu, e kam për do të tjerë.

 

 

 

 

 

 

2 komente në “Flamuri sqarohet për takimin e Jozefinës me Ramën”

  1. Vila says:

    Mos u merzisni per nje lajm te keq qe kam per qoftexhinjte, baristet e lokaleve ku shitet birre me kriklla, madje edhe per mejhanexhinjte ku kernackat kercejne ne zgare dhe tymi te lengezon gojen dhe stomakun. Zotnine qe e kemi ketu peshqesh nga OSBE-ja, me sa duket se fundi do e kthejne ne shtepi: back home mister Wolfart. Aresyeja: nje komision i krijuar nga parlamenti shqiptar, ku bejne pjese figura me rendesi kombetare, konkretisht Jozi Toppalli, nje deputet beratas me emrin Mali-qi, Fahrua i 55 qe i pelqen 69, me ate surratin si petull me origjine nga Peqini, Sander kallami qe fishkellen si nje fyell prej Lezhet, Gim bidoni dhe Zamir leppri, te dy nga Erseka, nen kryesine e Flamurit pe Kuksi, kane marre ne provim kete ambasadorin Wolfart dhe kane konstatuar se anglishtja e tij vleresohet me note “pakaluese”, qe nuk e kupton dot madje as Saliu dora vete. Kane kerkuar ose ai te ike andej nga ka dale, pra ne te semes, ose te marre teseren e PD dhe te kaloje ne nje kurs intensiv albanishte nen kujdesin e Jozi-fines dhe Flamurit. Na iku me duket qoftelargu i qofteve, na iku bashtua i OSBE-se, na la mejhanet pa pune, na fiku deren.

  2. 21janari says:

    Ku je ore Mero?!
    Kaq shume te ka terhequr “Kurbani” sa harrove edhe te shkruash?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje