Kozi ngeli përfundimisht jashtë Festivalit. Nuk donte të bënte sherr, por vendosi të marrë dhe një herë Becin në telefon sa për tu ndarë miqësisht. E mori në telefon.
-Nuk ta fut dot vëlla, i tha Beci sapo i pa emrin. Ashtu është një punë, se s’kam as kohë se ti nuk e ke idenë sa punë kemi, dje më thirri Kryeministria nga Norvegjia, më tha më duhet një lidhje direkte që ta kapi kamera kryeministrin norvegjez kur të dalë nga zyra se nuk do të dalë në konferencë shtypi dhe mu desh të shkoja në Dajt të rregullonim linjën satelitore se aty kishte ikur dhe korrenti dhe shkova mora gjeneratorë në Kinostudio, pastaj u ktheva prapë, kur më more ti për këngën, ata e kishin mbyllur repertorin…
-Ca thua a tu bëfsha, po ti paske pas gjithë ato halle, unë të bie më qafë për një këngë. Po nuk çan kokë Kozi se ku këndon o jo, Festivali bëhet atje ku këndon Kozi, jo atje ku e bëni ju. Ja, a do të të këndoj në telefon ta dëgjosh…?
-Jo të keqen vëllai, e di që është këngë e mirë, megjithëse Sandri më tha që ai titulli s’bën, po si këngë më kanë thënë që është e mirë, po ça të bëjë unë vëlla, ti e di sa punë kemi ne, merr shefi një herë në orë, le që është bërë bishë fare se aty i kanë nxjerrë princin e Kurorës, se dhe këta norvegjezët janë shkërdhata, kam dhe unë faj që nuk shkova vetë me të, po hajt se i kishte thënë vajza ta kam rregullu unë me këta klientët e tij të Devollit dhe ata pisat paskan qenë bythq… shkun e takuan me Princin e Kurorës Kozi, skandal Kozi, ai Princi i Kurorës ishte një tyç më tha ajo gazetarja, nuk dinte fare kush ishte kryeministri dhe pse kishte shkuar, dhe kur Doktori i foli për projektin e arrorëve u çudit shumë dhe e kishte marrë në telefon Mbretin dhe e kishte pyetur: “babi, paskemi toka dhe në Shqipëri ne si mbretëri se ka ardhë një burrë e kërkon arra”. Është toç fare, s’e ke idenë sa ishte mërzitur Doktori.
-Ashtu tu bëfsha, halle- halle kjo dynja. Unë kam hallin tim për këngën, po ky qenka hall mbi hall. Po kështu t’u bëfsha s’bën dot gjë ti ë? Se me kanë thënë që ke futë ca femra të reja a tu bëfsha, nga ato që marrin zërin hua dhe e shkëmbejnë me plaçka me klering.
-Ça thua o Kozi, pse e bën Titi atë, apo dëgjon ti që Titi shko me kurva dhe i beson…
-Jo tu bëfsha, jo, po ja Kozin e le jashtë dhe ke futë një tufë çupëlina brenda…
-Po m’i bien me Kozi, ça të bëj Titi, unë të thashë që kam dy ditë që merrem non- stop me Norvegjinë, s’e ke idenë sa jam mërzit, se gjithandej ja kanë sabotu vizitën, e kanë taku me zv/kryetarin e parlamentit, Princin, dhe s’kanë dalë as në konferencë për shtyp. Ka marrë dhe një tufë biznesmenësh me vete, dhe as ata s’i ka takuar. Ata kanë ngelë në hotel dhe më marrin mua ‘mos di gjë ku është Doktori’. Ça të të thojë Titi ty, ti ke të drejtë për këngën se më tha pak dhe Meta që është këngë e mirë. I thashë ‘po merre për kolonë zanore në fushatën e LSI’. Se e pashë që i shkonte si këngë LSI-së ajo.
-Jo t’u bëfsha, jo, aq do ai i gjati Edi Rama të thotë pastaj që është parti vagabondësh.
-Jo tekstin, jo, kolonën zanore, pastaj tekstin e bëjnë të ri. Ka plot njerëz shefi, e bën ai e qan. E nxjerr origjinale siç është. Ta bënte vëllai, po jam i zënë me Doktorin. S’e ke idenë sa punë kam. Se duhet t’i rrish gati se atij kur nuk i shkojnë mirë vizitat, zbrazet tek unë se mua më gjen në punë vetëm. Janë shumë legena Kozi, ça të thotë vëllai. Më tha dhe një që e shoqëronte. Vetëm ushqimi ka qenë i mirë deri tani, tha. Kemi ngrënë, jemi kënaq. Të tjerat shumë keq. Ça të thojë vëllai Kozi, s’e fus dot këngën.
-Mirë a tu bëfsha, mirë, andej s’më qas Topi, këtej s’më qas Gopi, ngeli Kozi pa festival. Po nuk çan kokë Kozi nga ju o jo. Se kam ku e këndoj këngën.
-Vëlla mos ma merr për ters se e di që të kanë thënë që Beci rri gjithë ditën me kurva, po ti s’e ke idenë sa punë kam, duhet të merrem me të gjitha vetë, me kasetat, me arkivën, me dokumentarët, me gjeneratorin, me parkimin, me antenat, me kamerat, me të gjitha, plus që merrem dhe me Doktorin, orë e minutë duhet të flas me të se ti nuk e ke idenë sa keq ishte bë kur i nxorën djalin e mbretit atje me e pritë, po mirë që foli me Fevzon dhe atij s’ju duk keq se kishte thonë duhet pa ana pozitive të kësaj pune se dhe këtu djali e paska pushtetin. Kështu që ta mbyllin gojën ata në Tiranë se Norvegjia di më shumë se ne.
Keto te Becit me duken shume te goditura. Eshte i njejti format me Fullanin. Duket sikur kane bere te dy universitet per t’u dukur sa me injorante. I njoh te dy. Beci behet edhe me i lezetshem kur pi ilaçet e grus dhe ze e bertet neper RTSH pa kuptim fare. I duket sikur te gjithe po ia hedhin dhe ai po e mban TV mbi kurriz. Pastaj merr ndonje telefonate nga Sandri apo shefi i madh dhe behet mehit, mbyll telefonin e s’ka zot se e gjen deri te nesermen nga eshte zhdukur.
Qekur Klan arriti ta beje magazinierin e vet Petrit Beci drejtor te pergjithshem te RTSH, ç’mund te beje ky i shkreti! Shefave te vet nuk ia prish dot. Keshtu pasi i jep Klanit ç’do gje qe i kerkon, fillon e mendon se per vete ka mbet pa gje, dhe ç’ben ç’ben e si çdo magazinier i ndershem ia ka marre doren te marre ndonje gje nga TVSH per vete.
Pastaj e mbyll me nje “Aj t’u bofte Beci”.
E di une.Beci eshte bere me dashnore. Ka marre nje folese te nje tv lokal te Kukesit dhe e ka çuar me pergjegjesi te larte editoriale ne TVSH.Pra nje folese nga Kukesi ne nje tv lokal pergjegjese lajmesh ne tv kombetar. Edhe burrin ja ka rregullu me pune, por ne Çervenake tek antenat qe te mos jete dy net ne jave ne shtepi. Nderkohe qe i ka rregullu edhe kredi pa interes. Ja pra kush eshte kurvari Beci i cili ka rene per here te pare ne dashuri me nje folese nga Kukesi. Kete fakt te gjithe e peshperisin ne TVSH.
Mendon se ka kaq tru Beci? Imagjino nje palle, por palle, palle fare, ky eshte Beci. Nuk mendon dot levizje dyshe. Kete qe thu ti mund ta kete bere ndonje tjeter. Kurvat i ka marre me vete nga Klani.
Beci ka shume halle. Punon shume. Per ta treguar sa pune ka kap çdo njeri ne TV dhe i thote se shkon ne banje si grate. Eshte bere gazi i botes.