Flamuri bën një plan dhuratash për gjyqtarët

14 Nëntor 2011, 22:45Antena TEMA
Flamuri bën një plan dhuratash për gjyqtarët

SMS e parë i erdhi nga Meta.

-Mbaroi vëlla, rrofsh. Do takohemi e flasim. E mbajtën fjalën, dhe unë do ta mbaj.

Flamuri e kuptoi që gjyqi kish mbaruar mirë. Shkoi në zyrë, u rehatua në kolltuk dhe filloi të mendonte se çfarë dhuratash tu bënte.

E mori Metën në telefon për ta uruar.

-Urime vëlla. Do ta mbanin fjalën se s’bën se kam bërë luftë për ata për t’i çuar aty ku janë. Mo të isha unë, i kishe rrugëve tani. Unë ua kam futur emrin në listë, kështu mos ki merak se e kanë marr shpërblimin.

-Mirë vëlla, po një gjë do tua japim. Më mendo ndonjë gjë të mirë se ti i njeh.

-Po ça të them unë. Tu japim nga një libër të Fevzos p.sh si dhuratë?

-Hahaha, po jo mo vëlla, ku lexojnë libra ata. Dhe ligjet i kanë me të dëgjuar në telefon.

-Po mirë, atëherë vendose vetë sa të dojë zemra jepu, s’di ç’të them.

-Mirë vëlla, pa merak, po me ato dy gratë si do bëjmë? Me njërën e kam mbyllur unë se kemi bërë pazar që në verë, po këtë tjetrën s’e njoh mirë.

-Po ku di unë, t’i paguajmë ndonjë operacion plastik se këto gjyqtaret më kanë thënë këtë “gjobë” kanë, për 3 vjet që të ulin, duhet tu paguash gjoksin, për 2 vjet buzët, dhe për 1 vit mollëzat. Botoksin e duan për tu lënë në fuqi të njëjtin vendim favorizues.

-Eh, janë ato të Plepave vëlla, që kërkojnë këto, këto të Gjykatës së Lartë kanë pazar tjetër. Nuk merrke vesh nga kjo punë, le se e zgjidh vetë dhe këtë.

-Po ndonjë mbjellje floku ata burrat apo kanë …

-Kanë ata, kanë flori, janë në Apel ata që mbjellin flokët..

-Nejse, unë them që përveç dhuratës t’i përshendesësh dhe nga ana ime dhe tua theksosh se është numri dy pas atij Burrit që nuk u përshëndet dot se jeni të depolitizuar.

-Patjetër flori, mos ki merak. Po e qanë vendimin sot, ë ë ë, e fortë ë ë, sa e fortë ishte ë, po si thoshte ai prokurori, çfarë bole, duhet ekspert evropian thoshte ë. Ë ë, e pe apo jo si ua futa, ë ë, i madh, i madh.

-Po me atë Burrin fole, i the që u mbyll…?

-Fola, ishte i qetë dhe i sigurt. Më tha janë gjyqtarë seriozë ata, nuk luajnë me karrierën e tyre. Asnjëherë nuk më kanë zhgënjyer, si u kam thënë kanë bërë.

-Ashtu ë, nejse, thuaja ti atyre gjyqtarëve që më tha Flamuri që ishte i sigurt tek ju se ka folur me atë Burrin dhe ai ka thënë fjalë të mira. Mos thuaj që ta tha ai direkt, se nuk është mirë. Thuaj që ta çova unë porosinë.

-Patjetër flori, patjetër. Po e fortë ë, po si thoshte ai sot, thoshte e duam nga Evropa, jo po nga Anglia, jo po nga Amerika. Gjeti vëllai atje tre bosa, njëri barist, një farmacist tjetri i papunë, e di si e hidhnin firmën apo jo, sikur firmosnin borderonë. Ë ë ë, u tërbua Rama ë? Besoj do jetë bërë vrer. Ë ë ë. Po donte të më bënte mua kurban ë… u bë vetë tani.

-Nejse, shumë mirë shkoi kjo punë. Tani merru pak me këto që të thashë se do pres këta tre akademikët e rinj që janë bërë. Dy nuk i njoh, por njërin ma ka sjell Fahro dhe më tha që e meriton se ka bërë 40 pallate.

-Priti vëlla, priti. Është burrë i mirë ai, se na çanë trapin këta, kanë bërë akademikë gjithë njerëz që kanë bërë libra. Puna është kush bën vepra, se libra bëjnë të gjithë. Ai ka bërë vepra, ka ndërtu pallate. Po atë Norën s’ma fute o flori në Akademi?

-S’e futa dot këtë radhë se nuk m’i solli gjithë CD-të e emisioneve ku del. Vetëm ato të paraditeve m’i solli dhe ma skualifikuan. Po ka shans herë tjetër. I thuaj t’i risjellë të gjitha dhe e fusim. Përse e kemi Akademinë apo për të na shitur pordhë këta intelektualët që bëjnë sikur shkruajnë libra.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje