Sandri, i hutuar nga llogaritë e Fevzos

11 Nëntor 2011, 22:10Antena TEMA
Sandri, i hutuar nga llogaritë e Fevzos

Lufta për të bërë reklamë për librat, e hutoi dhe Sandrin. Një titull i madh i gazetës njoftonte se Fevzo ka firmosur 1500 libra për 2 orë që ka ndenjë në Panair, kurse Blushi 1000 libra. Në fillim nuk e mendoi gjatë dhe e besoi. Ndërkohë që po shikonte titujt e gazetave, vjen Nexhi me një tufë të madhe faturash.

-Shefo, ke me firmosë gjithë faturat e muajit, tha.

-Sa janë, i tha Sandri.

-Janë plot, i tha, se janë edhe këto rrogat e gazetarëve që duhen firmos një për një edhe këto punimet e ndërtimit që duhen firmos një për një. Bëhen nja dyqind copë.

-Epo bjeri shpejt, tha Sandri, se dhjetë minuta kohë kam.

-Shefo, kjo punë i do mbi një orë, i tha.

-Si mo mbi një orë, Fevzo ka firmosur 1500 libra për dy orë.

-Më vjen keq shefo. Sikur për 30 sekonda ta hedhësh një firmë, për 1500 libra duhen 750 minuta minimumi shefo, d.m.th 12 orë afërsisht.

-Ça thu ti moj, tha Sandri, dhe filloi t’i llogarisë vetë shkurt e shkurt dhe aq i dilte.

-Çfarë mashtruesi ky Fevzo, tha, si paska firmosë 12 orë rresht në panair, po ai ishte gjithë ditën në punë dje.

Entuziast që e kapi në mashtrim, mori Blushin.

-Blusho, ça bëhet kshu mor burrë, ja q… nënën fare kësaj pune. Fevzo thotë që kam ndenjë 12 orë duke firmosur, ti thu kam ndenjë 9 orë.

-Jo mo burrë, ku kam thënë, tha Blushi.

-Ja mo po shikoj gazetat, i tha Sandri, ti ke firmos 1000 libra, ai 1500. Kam dhe Nexhin këtu, bëmë llogarit se firmos faturat dhe aq na del.

-Lëre Fevzon se na nxiu jetën, tha Blushi. Ka hapë llaf që Blushi me Ramën janë kokë më kokë në shitje, kurse ai dyfish para nesh. S’kisha nerva ta mërzisja dhe i thashë dhe “Kujtimet e Vegjëlisë” e Enver Hoxhës është shitur më shumë se “Kronikë në Gurë” e Kadaresë, por s’do të thotë që ishte më e mirë, se njërën e shiste partia, tjetrën e blinte populli. Qeshi hahahaha dhe iku.

-Po mirë, ky Henri ça thotë, pyeti Sandri Blushin.

-Henri i bën llogaritë me ato që nxjerr, jo ato që fut, i tha Blushi. Për mua ka nxjerrë dyfish e gjysmë më shumë se për Fevziun.

-D.m.th Ed Rama që ndenji tre orë në stendë, s’paska firmosë më shumë se 400 libra, tha Sandri.

-Aq besoj, tha Blushi, por po të kish ndenjë dhe Fevzo aq, do t’i kishte bërë 3.400.

-E mora vesh, tha Sandri. Po ky Doktori për ty dhe Ramën e kishte që tha politikanët e dështuar të mos ndotin letrat me libra…? I madh është, ku i gjen këto…

-Për ne do ta ketë pasë, i tha Blushi, se për Enver Hoxhën ka respekt si politikan i suksesshëm.

 

5 komente në “Sandri, i hutuar nga llogaritë e Fevzos”

  1. Neorealizmi says:

    Te merkuren u hap panairi i librit ne ambjentet e Pallatit te Kongreseve. Ne shumellojshmerine e librave te huaj dhe vendas, te shkrimtareve te njohur dhe te atyre medioker, te politikaneve dhe te gazetareve televizive (VIP), te poeteve dhe te bejtexhinjve, te perkthyesve dhe te copy-paste-ve, gjendet dhe MODUS VIVENDI nje liber modest me nje permbledhje aforizmash. Me gjithe mangesite qe ka (si pasoje e moseksperiences ne botimin e pare), besoj se mund te vleje permbajtjen, frymen, humorin, si dhe mendimin konciz duke huazuar autore dhe personalitete te njohur.
    Librin do ta gjeni tek Kioska e shtepise botuese DUDAJ.

  2. uturaku says:

    Nga haletë nuk mund të dali kurrë erë e mirë.Shqiptarët kur dhjesin kthejnë kokën pas dhe shohin produktin me shumë me krenari….!

    1. Agimi says:

      Tamom, UTURAK qenke!

      Por ti qenke uturak dhe me shkronja te vogla.

  3. diskretituesi says:

    Mungesa e profesionalizmit,mediokriteti,empirizmi,plagjiaturizmi,vjedhja e ideve etj.,i një kaste të caktuar e gazetarëve shqiptarë, (janë bajatosur për publikun),të cilët kanë pushtuar median shqiptare,lulëzon prej afro dy dekadash në Shqipëri.Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe nga fushat e tjera të jetës ku shqipëria meriton renditjen e saj.Të gjithë këta “analistë,”opinionistë”,”kolumnistë” etj, të vetquajtur me njeri tjetrin nuk ngurojnë të shprehin kinse me “stil”,vrerin apo lëvdatat sipas rastit dhe interesave vetiake.Madje disa prej tyre e shfaqin hapur pakënaqësinë se shoqëria shqiptare me strukturat e saj,populli letrardashës,Europa e bota po i ha hakun duke ia vonuar çmimin “pulitzer”,për veprat e tyre “madhore”,pra për shkrimet,”investigimet 20 vjeçare”,”publikimet e bujshme” dhe më së
    fundi librat monumentalë që sipas tyre do i kish zili çdo gazetar i huaj,madje edhe vetë I. Montaneli.
    E keqja në këtë rast qëndron në faktin se ndër ta është krijuar bindja që “e vërteta”, ose më mirë produkti i tyre gazetaresk apo libresk jo vetëm që ja u shton famën por u premton një treg fitimprurës.Kjo simtomë ka kapur edhe politikanë editorialistë që kanë zaptuar hapësirat mediatike,duke u mbyllur shtigjet specialistëve të mirëfilltë e të shkolluar në institucionet më të njohura e prestigjioze të Europës e më gjerë.
    Mbështetja e ndësjelltë e kësaj kaste, duket mëse e neveritshme kur e demonstrohet hapazi në pozicione sulmi ose mbrojtjeje, sipas interesave të çastit.Këtu nuk bën përjashtim as z.Balla me shokët e tij provizor ose të përhershëm.

  4. erlind says:

    hajde kac-im destruktiv hajde, ste del e keqja vella hahahhaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje