Sandri zbulon vjedhjen e librit të Ramës nga India

10 Nëntor 2011, 23:35Antena TEMA
Sandri zbulon vjedhjen e librit të Ramës nga India

Sandri u surprizua nga lajmi që i dha Luli dje mbasdite. Pasi kishte vizituar Panairin dhe kish pirë kafe me Fevzon, kishin zbuluar që në Indi ka një libër me të njëjtin emër si i Ramës. Sandri entuziast vendosi ta fusë menjëherë lajmin në televizion. Fevzo me takt ia kërkoi që po kishte për ta dhënë, ta jepte para se Rama të shkonte për të dhënë autografe, dhe pastaj ishte e sigurt se njerëzit nuk do ta blinin librin e tij, por vetëm atë të Fevzos dhe Blushit.

Si zakonisht në këto raste Sandri thirri Bejten për t’i mbushur mendjen për lajmin. Ja shpjegoi emrin e shkrimtarit indian dhe titullin e njëjtë të librit. Për ta bindur më shumë, i tregoi që Lul Basha, i cili lexon libra në anglishten e Indisë, kish gjetur dhe kopjen dhe ja kishte një gazete të tij për ta botuar.

-Osht punë e madhe Sandër, s’e boj dot, i tha Betja, se jam dhe pa qejf.

-Po ça punë është mo k…, dy minuta lajm, fut emrin e shkrimtarit indian, ca pamje nga India që i kemi, dhe aq.

-Jo mor burrë se nuk është aq e thjeshtë. Duhet me marrë nj ëekip xhirimi me e nisë në Indi ku zhvillohen ngjarjet e shkrimtarit indian. Duhet me shku në atë vend dhe me gjetë kush nga ata burrat është Sali Berisha, a ka qenë a jo komunist, a ka pasë aty lëvizje demokratike, a është bo ai kryetar i PD, a ka fut në burg kryeredaktorin e gazetës Koha Jonë d.m.th ty, a ka bë luftë civile e plot gjana të tjera ça ka kopju ky Rama. Pastaj duhet vazhdu a ka pasë luftë civile, si është rikthy në pushtet, a ka bë fabrikë demontimi armësh, a ka qenë i përzje çuni i vet, a vjedhë gruaja e tij, vajza, njerëzit e Familjes. Duhen me u gjetë gjithë ato detaje që ta bëjmë copë fare.

-Ça thu me k…, pse ti e do identik fare ë? Unë të them e ka kopju, ti s’beson.

-Po mirë se Doktori të dhimbset. po të paktën të gjejmë që në Indi ka një njeri si Ilir Meta, si e përshku Rama, rrumbullak, që bën atë pasthirrmën Ë, Ë kur dëgjon dhe hahaha kur do të pyet, që fut dorën tek rripi i mesit për të hequr sikletin, që nuk kupton ça i thu, që ka pasur pazar em Doktorin, që i ka ikë kot nga koalicioni, pastaj që ka dalë në kasetë etj.

-Ore ti qenke bole, pse mo identik e do ti, si Metën këtu dhe Metën në Indi, po unë të them që e ka vjedhë, ti besoje, ja pyet Lul Bashën se ai na e tha.

-Po mirë, vari trapin, tha Bejtja, atëherë të paktën të ketë një personazh si Fatos Nano, siç e përshkru Rama që është më rrugaçi i politikanëve, ose më politikani i rrugaçëve…

-Ore ti paske rrjedhë fare më duket. Po pse mo identik e do ti, unë të them që e ka koju se na e tha Luli, bile për ta bërë fakt e botoi dhe tek Standardi që e ka të vetën.

-Ça të thotë Andi Sandro, s’e boj dot, duhet një grup xhirimi me e çu në Indi me taku atë shkrimtarin, me ja tregu librin e Ramës të thotë dhe ai dy fjalë si ia ka vjedhë personazhet, si ka ndodhë dhe në Indi njësoj që janë vjedhë votat me Gjykatë kryebashkiakut. Duhen ca detaje të tilla se e bëjnë të besueshëm lajmin.

-Ore ti qenke bole. Unë kam kaq kohë që du me të shpëtu nga Fevzo që thotë e mban kot atë Bejten se ti ia bën gjithë punën, ti do me i bë karshillëk atij që të mos i shitet libri, por t’i shitet Ed Ramës. Le se e bëj vetë lajmin. Ulem vetë në montazh e ke për ta pa.

-Ore, që ka plot indianë në Shqipëri e besoj se dhe nga censusi kanë dalë nja 200 mijë romë që janë me origjinë nga India, por që ka shqiptarë në Indi s’e besoj, i tha Bejtja. Këshu që s’beso njeri në Indi.

-Po ça më duhet India mua mo burrë, ma kërkoi Fevzo urgjent me ja bë një nder në lajmet e drekës dhe as këtë s’e bën. Dhe pastaj më thu ça ka Fevzo me mua.

 

 

 

 

 

1 komente në “Sandri zbulon vjedhjen e librit të Ramës nga India”

  1. sorge says:

    I MADH JE MERO BAZE!!JE BERE TAMAM SI SERVANTESI NE VAKTIT!!KU I GJEN KET DON KISHOTET E SANCO PANCOT E KOHES TONE!!TE LUTEM HAP NJE RUBRIKE HUMORISTIKE ME PERSONAZH SHVEJKUN,SE E QAN!!!MATERIAL KE PLOT PER DITE!!!”SHQIPERIA” E SALI BERISHES ESHTE BERE VENDI ME SATIRIK NE BOTE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje