Flamuri dje thirri i pezmatuar në zyrë Leskajn, që presidenti ka dekretuar për kryetar të Kontrollit të Shtetit. I shqetësuar se po i ikte grupi nga duart, Flamuri foli me atë Burrin dhe ia mori përsipër se do ta zgjidhte vetë këtë punë.
-Tani dëgjo Flamur, shiko, ti duhet të thërrasësh atë dhe duhet t’i thuash dy fjalë atij zotërisë, jo, do t’ia thuash, se i ka kaluar të gjithë kufijtë… të harrojë ai dhe cilido tjetër që i bën presion Sali Berishës me njerëzit e vet, jo këtë vetëm një bandit mund ta bëjë, një trafikant droge, një njeri i përzier me krimin, jo, ta them unë ty, më dëgjo me kujdes, se ca gjëra nuk i di ti zotëri, ca gjëra i di unë, dhe po të them t’ia thuash dy fjalë, dakord… mirë, mirupafshim.
Kjo ishte gjithë biseda që kishte bërë me atë Burrin. Ai as nuk e kishte lënë ta pyeste, as të merrte përgjigje. Thjesht i kishte lënë të kuptojë se duhej thirrur Bokja, siç e përkëdhelin vlonjatët Leskajn.
-Tani Boke të kam thirrur për të të thënë dy fjalë, i tha Flamuri.
-Po, fol o figurë, ç’është ajo fjalë që thua, ne ty të kemi të parë dhe të fundit në këtë parti, llaf është ai…
-Shiko, tani se unë fola dhe me atë Burrin dhe d.m.th ca gjëra nuk bëhen shoqërisht se ne jemi parti, kemi parimet tona, dhe ca kritere nuk i shkelim…
-Po ça thua ore, ça kritere do shkelim, unë i plotësoj të tëra, kam tre diploma, 2 specializime, doktoraturë, pse o, kush ka më shumë se mua…?
-Jo, dakord, po ne vendosëm disa kritere me Sali Shehun dhe ti na prish punë se ti i përkeqëson ato kritere…
-Çfarë thua o, je në vete, pse o ç’kritere kam më keq se Saliu unë…?
-Shiko, të jem i ndershëm me ty, unë u çova në komision dhe thashë që Sali Shehu është burrë i mirë, por nuk e votoj dot se është anëtar i PD-së. Çfarë mund të them unë për ty që je jo vetëm anëtar i PD-së, por dhe anëtar i Këshillit Kombëtar dhe në listën aktuale të kandidatëve për deputet. Pra, kriterin që rrëzoi Saliun, ti e përkeqëson, d.m.th e bën më të rëndë. Çfarë do thotë Igli Cara, që i tha Saliut ti na duhesh në PD se je anëtar aktiv i saj. Për ty duhet të thotë nuk të lëmë kurrë të ikësh nga PD-ja.
-Ue, ue çfarë thotë ky o, pse o, me vërtet ja thatë ju Saliut ato o?
-Nuk është se ja thamë vërtet, po nuk e dinim që do vije ti nga pas dhe e vumë kriter që kandidati të mos jetë i PD-së. Tani ne e vumë këtë kriter, mirë, keq, e vumë. Ti je tre herë më shumë ngelës se Saliu. Dhe ai Burri kështu më tha.
-Ça thua ti o, po unë isha me Gonin sot gjithë din nga Blloku, ai më tha fola me Doktorin, mos ça kokë.
-Ou, Goni ashtu u thotë të gjithëve kur ua merr lekët pa mbaruar puna, kur nuk mbaron, ua kthen.
-Jo re, ça thua ti, unë jam vlonjate, e kam për turp të paguaj. Po s’është aty puna, pse ore njësoj me Saliun më bëni mua ju o? Ç’bëni ju o, jeni në vete?
-Ça të të them unë, fola dhe me atë Burrin.
-Po ça thua ti ore, unë isha mbrëmë me Fahriun, tha e mbylla dhe me Metën, e kam mbyllur dhe me ca socialistë, si o do ma bëjë partia ime këtë?
-Ça të them unë, fola me atë Burrin, s’kam ç’të bëj.
-Po mirë o, vetëm një kriter kam më keq se Saliu, po tre diplomat që kam?
-I kemi verifikuar tre diplomat dhe i ke formale, tha Flamuri, d.m.th nuk ke punuar kurrë në ato zanate. Ke marrë diplomë për inxhinier shpimi, nuk ke punuar asnjë ditë, ke punu sekretar rinie, ke marrë diplomë në ekonomik, nuk ke punuar asnjë ditë ekonomist, ke marrë diplomë në juridik, nuk ke punu asnjë ditë jurist. Saliu kishte punu nja dhjetë vjet si konsulent në një firmë private.
-Ue, ue, ue ça thua ti o, as diplomat s’më quani? Ue, po qekeni fare! Po mirë, po kontributi im në PD, ka vite…
-Më vjen keq, po ai Burri është xhindosur shumë që ja ke bërë fakt të kryer dhe po i përçan grupin. Më tha i thuaj mos të vazhdojë më se do ketë punë me mua personalisht. Nuk ka lindur njeri të më përçajë mua grupin dhe partinë me paratë e drogës dhe krimit, tha. Nuk komandohet partia ime me celular nga burgu, i thuaj.
-Ua, ua, ça thua ti ore? Po mirë o, mirë, si të doni, po mirë o, Goni s’ka folur fare me atë thua ti, nga koka e vet doli xhiro me mua?
-Unë të thashë si e ka stilin Goni. Ua merr të dy palëve para se të bëhet puna dhe ja kthen atij që humbet dhe i ka lekët qyl në xhep. Në këtë rast nuk di ç’bën.
-Mirë o mirë, si të doni. Të paktën nuk dua sulme personale, se dhe po më dogji, partia më djeg. Ua, ua, po mirë o, Goni nuk ka lidhje me Doktorin thua ti?
-Ka o zotëri, ka, po jam dhe unë dhe këto punë i bëj unë, nuk i bën Goni. Goni është njësh për lidhjet me krimin, me partinë i mbaj unë.
Haaha bravo Muli. ja ke fut kembet ne nje kepuce.hahaha Ka perkeqesuar kriteret.ahhaha Flamuri si Fyle
HAHAhaah sa kam qesh. Kjo e Gonit qeka e madhe qe ti ktheka leket po ste beri pune. Ky ja ftuka dhe Prel Martinit. Po TanDajtit ja ka kthy?
Po c’keni o njerez me Bujar Leskajn? I doli per mbare dhe rastesia kemi thene qe eshte fat, po ku ka te tille sot perpara besnikerise ndaj Partise, ndaj keto pne po shkojne lesh Arapi e Shqiperia eshte kthyer si Somalia qe qeveriset akoma nga fiset.
Se kuptoj si nuk i kujtohet Flamurit qe ky djali ka qene kandidat i ramiz alise me 91 kur flamuri ishte ne burgun e prizrenit se i kish kalu mushka ne anen tjeter te kufirit
Ky Bokja e meriton. Qe nga ikja e Blerim Celes kryetaret nuk kane qene serjoz.
Pergjigje Shabes,pak me larte. Ore Shabe po me 1991 ky Bujari ka qene vetem 25 vjeç (nga nje biografi ne nje gazete tjeter) dhe ti mendon se Ramiz Alia i vinte kandidatet e vet ne kete moshe. Jo o Shabe , te kane genjyer, me sa me thane ca qe e njihnin, ka qene ca muaj si instruktor rinie ne qytet, per te mos vajtur per te punuar ne nafte,qe nuk e pelqente. Kjo o Shabe eshte e gjitha dhe e bukura eshte se ai qe ta ka thene e di mire kete ,por ta ka futur per ta thene ti. Nejse, gjera qe ndodhin
Shenim per komentuesin.
Administratori ka vrejtur se nje eprson me disa nicname te dnryshme ka bere 5 komente per te njejtin shkrim, duke maskuar emrin. Ne e kuptojme deshiren e tij te mire per te mbrojtur dike qe do, por mjafton dhe nje here. Ja pes nicknam-et nga e njejta IP adress. Shpresoj te na mirkuptoje per redaktimin e tyre pas ketij konstatimi duke lene vetem nje prej tyre.
Administratori
Ne shkrimin Flamuri, i pakënaqur me Leskajn se thellon shkeljen e kritereve
Edmondi
Nukkam
[email protected]
109.69.6.245
Kastriot
Nukkam
[email protected]
109.69.6.245
Fatmiri
Nukkam
[email protected]
109.69.6.245
Arian
nukkam
[email protected]
109.69.6.245
Rolandi
Nukkam
[email protected]
109.69.6.245
administrator kjo qe thua ti eshte normale dhe nuk eshte e thene qe te jete i njejti person qe komenton por te ndryshem pasi IP qe ke treguar ti eshte IP publike dhe jo ip lokale,,mund te jene 5-6 veta ne nje zyre qe komentojne tek gazeta juaj dhe keta prezantohen te gjithe jashte dmth ne net me te njejten IP pasi ISP qe u jep net u jep vetem 1 ip…besoj me kuptove..edhe ju en zyren tuaj keni nje ip publike nga ISP-ja dhe shume ip lokale te krijuara nga IT-ja juaj ose sic quhet ndryshe rrhet i brendshem..
flm
Mund te jene ne nje zyre,ne shtepi,por jane me nje k/familjar…