Flamuri sqarohet se kush e prishi Parkun Rinia

17 Nëntor 2011, 21:30Antena TEMA
Flamuri sqarohet se kush e prishi Parkun Rinia

Flamuri pati dje një kërkesë për takim nga një burrë i vrenjtur hijerëndë, që e shikon edhe në Rogner, edhe në Sheraton. U çudit kur e pa se mendoi se do t’i kërkonte punë.

Burri hijerëndë u ul në karrige, mori një pamje serioze dhe filloi të flasë.

-Ngrije kokën, i tha, dhe dua të më shikoç në sy. Nuk jam nga ata që flas pas krahëve unë.

-Çfarë halli ke, i tha Flamuri, pasi rregulloi pantallonat dhe drejtoi kravatën duke u siguruar se dhe jakën e këmishës e kishte drejt.

-Unë jam Mithati, besoj ma ke dëgjuar zënë.

-Si fytyrë e parë je, i tha Flamuri, të kam parë në kafe.

-Mos më shiko në kafe se unë e di si shkoj në kafe. Kam dhjetë vjet që shkoj në kafe vetëm për hundë se kam burrërinë time, i kam thënë gruas 60 mijë lek në muaj i dua mënjanë të shkoj të pi kafen në Rogner, mos të ulim hundën para atyre.

-Para kujt, i tha Flamuri.

-Para pushtetarëve. Unë jam Mithati, vazhdoi burri. Kam prishur Parkun Rinia dhe kioskat në Tiranë…

-Ah, ti je Mithati që desh vrave Azemin tek Ura e Milotit….

-Leri ato, janë keqkuptime dhe nxitime të asaj kohe, unë jam Mithati i parkut Rinia dhe kam ardhur këtu të denoncoj Edi Ramën.

-Fol, tha Flamuri dhe nxori bllokun…

-Parkun Rinia nuk e prishi Rama, po e prisha unë. Mua më urdhëroi Ilir Meta. Ilir Meta e bëri t’i tregonte vendin Fatos Nanos, se mendonte se shumica e njerëzve në park ishin të Fatos Nanos…

-Po të kujt ishin në të vërtetë, pyeti Flamuri.

-Nuk e di, tha Mithati, por Iliri i binte shkurt se ishte burrë i zoti. Derisa nuk janë të mijtë, thoshte, të atij qorrit do jenë, dhe dha urdhër të prishej. Edi Rama vrapoi i pari tek Fideli, i tha prishe vetë kioskën që mos ta prishë Mithati, dhe kur shkova unë, ai e kish prishur. Të tjerat i prisha unë.

-Po çfarë do denoncosh, i tha Flamuri, që nuk po kuptonte gjë.

-Po ja, i tha Mithati, se ai ka shkruar në libër që ka prishur Parkun Rinia me mua dhe më quan dhe burrë llafeshumë…

-E kuptova, tha Flamuri. Si informacion është i rëndësishëm dhe unë të falenderoj. Mes të tjerash kjo më ndihmon të kuptoj edhe çfarë paska shkruar ai i gjati në libër. Por puna është që unë nuk e çoj dot më lart këtë denoncim.

-Po pse nuk e çon, pyeti i habitur Mithati.

-Po s’kam si i them atij Burrit që ka ardhur një burrë në zyrën time dhe ka lexuar librin e atij burrit tjetër. Po ta marrë vesh këtë ai, më shumë mërzitet që ti ke lexuar librin e atij se sa dëgjon denoncimin. Është pak problem. Ja për shembull kur e takojnë këta të Klanit, Fevzo, Sandri, Zamiri, i thonë pak a shumë kështu: Doktor, ai libri i Ramës ishte kot fare. Ne nuk e kemi lexuar, po na tha Ben Malaj, që nuk e kishte lexuar, por kishte dëgjuar në mëngjes në kafe njërin që nuk e kishte lexuar, po i kishte thënë vjehrra që ai është për në kosh të plehrave.

-Po pse mo zoti Flamur, çfarë më bëre mua ti, psikopat nga ata që lexojnë libra. Po mua Ilir Meta ma tha që ka tallur trapin Ed Rama dhe atij ja kishte thënë Haxhinasto, të cilit ja kishte thënë një këshilltar i tij, se atë kanë ngarku për të lexu libra, atë këshilltarin që pi kafe tek Rogneri me një puro në dorë.

-A, kështu dakord, i tha Flamuri. Thashë se mos ke lexu librin se pastaj s’të ndihmoj dot. Kështu po. Po ja them Doktorit këtë, duke e nisur nga fakti që ti nuk e ke lexuar librin, po ta ka thënë Ilir Meta, të cilit ia ka thënë Haxhinasja, i cili paska ngarkuar Gimin ta lexojë, po nuk e ka lexuar se e di çfarë mendon Ed Rama. OK, tani më thuaj çfarë kërkon ti?

-Nuk dua asgjë, po të vijë dhe një herë ajo ditë që të më urdhërojë ai Ilir Meta për një detyrë dhe t’ia tregoj qejfin ça i bëj këtij Ed Ramës.

-Vende bosh ka plot. Një të tretën e LSI së Tiranës e kena arrestu sot. Puna është se ti do një vend pune kundër Ed Ramës. Janë zënë këto vende. Kena fut Kaçin, Benin dhe nja dy- tre të tjerë, që pagun Zamiri. Po u hap noj vend, të lajmëroj.

-Po jo atë vend, nuk dua vend politik unë. P.sh më ngeli qejfi që nuk më thirrët mua të prishja sheshin. Po them se ka plot punë të tjera të tij që duhen prishur. Fasadat që ka njollosur si katran me bojë, pemët buzë Lanës, kumbullat e kuqe tek Rruga e Kavajas. Ka plot punë. Unë dua të angazhohem patjetër, ja tregoj unë pastaj llafet dhe veprat atij.

 

 

 

 

 

 

5 komente në “Flamuri sqarohet se kush e prishi Parkun Rinia”

  1. Anon Ymus says:

    Andropauza ben te veten edhe te Mithati: shnderrimi i burrit ne grua!

  2. Titi says:

    Ne asnje vend te librit te tij Edi nuk thote se e ka prishur ai parkun Rinia. Perkundrazi, shkruan qe kazmen e vuri Ilir Meta dhe Mithati e zbatoi. Lexoni me vemendje cdo rresht dhe pastaj komentoni si t’ju vije pas karakterit.

    Titi.

    1. Fatmir says:

      Anon Ymus
      Zanafilla eshte “kurbani”, apo jo? I bie qe edhe autori i librit te jet pak llafazan…

    2. Petrit Ago says:

      Anon Ymus
      Duket se e njeh Mithatin nga afer, kjo tregon se interesi per te eshte i madh, keshtu qe fejtoni kthehet ne nje reklama per kete zotnine. Ti Anon Ymus ben mire te mos perzihesh se historia ka treguar se zemerimi kalon e njerezit pajtohen. Mos i fryni shume zjarrit, se Edi Rama e Mithat Havari nuk jan earmiq, e nuk kane gj eper te ndare
      gjithe te mirat

  3. Fatmir says:

    Nuk i vjen e keqja Edi Rames nga Mithat Havari, se ai vete ka thene se ishte i vendosur, sa me pare dorezonte çelesat, dhe kjo eshte cilesi e njeriut me moral. Ndoshta edhe Edi eshte nxituar pak. Nuk meritonte kaq vemendja nga ana juaj, zemerimi i Mithatit kalon shpejt, besoj eshte vetem nje prekje ne seder, dhe besoj me te drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje