Sandri u gjend para faktit të kryer që Gymyshi duhet të vinte në TV Klan. Kur mori vesh që do paguante 25 mijë euro për ardhjen e saj, i iku truri.
-Ky Gjebrea nuk vuri mend kurrë, tha. Me 25 mijë euro unë mbaj TV Klan, Zamiri mban gjithë rrogat e ABC, ky do të m’i marrë për një budallaqe turke që e shikojnë vetëm gratë e papuna në Shqipëri dhe Turqi.
I nxehur siç ishte, thirri Nexhin e pareve.
-Dëgjo, tha, ato lekët asaj turkes mos ia jep njëherë, le t’ia japë Arditi nga të vetat. Ne s’na janë bërë akoma pagesat.
-Po si t’i them unë, tha Nexhi.
-Thuaj do t’i paguajë Zamiri dhe lidhu me Zamirin.
Nexhi mbylli telefonin dhe mori Zamirin.
-Më tha Sandri, tha, të të kujtoj për ato 25 mijë euro të Gjymyshit se do t’ia paguash ti Arditit.
Zamiri u përtyp pak në anën tjetër të telefonit.
-Mirë, dëgjo, i thuaj Arditit ja paguaj unë, por po pres të më bëjë pagesë kjo firma që po më bën rrugën për tek Carrefour-i në Sauk.
-Po ti e paguan atë, apo ajo ty, e pyeti Nexhi i habitur.
-Atë e paguan shteti, i tha Zamiri, por ngaqë vonoi pagesat shteti dhe ata s’kishin lek, ua kam paguar unë punëtorët dhe do m’i kthejnë lekët. Ja të jap unë telefonin dhe lidhu me ta.
Nexhi mori telefonin e firmës që bën rrugën dhe u lidh me pronarin.
-Më tha Zamiri duhet të na bëni një pagesë 25 mijë euro se vjen Gymyshi dhe s’kemi ta paguajmë. I ke tek llogaria e Zamirit.
-Patjetër, i tha pronari, por kjo nuk është puna jonë, është punë e Bashkimit, ne jemi nënkontraktorë, kështu që duhet t’i thuash Bashkimit.
Pas pak Nexhi u lidh me Bashkimin.
-Jam Nexhi, i tha, më tha Sandri t’i them Zamirit, që t’i thotë asaj firmës rrugëve që të na paguajë 25 mijë eurot që vjen Gymyshi se s’kemi ta paguajmë. Atë të firmës më thanë që është puna jote.
-Të drejtë ke, puna ime është, e kam marr në emër të atyre, po jam pak hollë se i kam futur paret tek kjo firma që çan rrugët dhe shtron kabëll interneti. Lidhu me ata se janë nënkontraktorë dhe mos u ka ngelur ndonjë lek.
Nexhi lidhet me firmën që shtron kabllot e internetit. I përsërit kërkesën që Sandri i tha t’i paguante Zamiri 25 mijë euro se vjen Gymyshi, po Zamiri e çoi tek firma e autostradës, ata tek Bashkimi dhe Bashkimi tek firmë e këtyre.
-S’ka problem, i tha pronari, ne ja njohim borxhin, por kemi bërë ca punime tek Banka e Shqipërisë, dhe nuk na kanë dhënë lek dhe na kanë thënë që t’i japim. Lidhu një herë me të është një djalë nga Kavaja që rri me Sandrin. I thuaj nga ana jonë.
Nexhi e mori djalin nga Kavaja që po rindërton Bankën e Fullanit. Ja shpjegoi gjithë zinxhirin e gjatë që e kish çuar aty.
-Dakord, i tha djali nga Kavaja, po pagesën e fundit që më bëri Fullani ma mori se bëri ca pagesa për emërimin dhe e kishte dorën e rëndë, shkoi tek 700 mijë euro. Po s’ka problem, mua më ka ca lek Sandri, se kur e kemi ndarë pjesën kemi rënë dakord që ai do më marrë lekët nga qeveria, unë do t’i jap 40 përqind. Ai s’mi ka marrë akoma, kështu që 25 mijë euro ia kam falë. Merre në telefon i thuaj t’i jap lekët e Gjymyshit nga pjesa ime se e di që në Kavajë vdesin për atë filmin, gjithë gratë myllen mrena në atë orë.
Nexhi i dëshpëruar mori përsëri Sandrin në telefon. I shpjegoi që i tha Zamirit, ai e çoi tek ata të rrugës, ata tek Bashkimi, ai tek firma e kabllove të internetit, ata tek firma e Bankës, ata kishin harxhu lekët për Fullanin, por ishin gati t’ia falnin Sandrit pjesën e fitimit të tyre.
-D.m.th ti shëtit firmë më firmë, i pastrove të gjithë nga borxhet ata dhe ma rrase mua faturën, i tha Sandri. Çfarë bole je, po unë po të kisha pare nuk të çoja tek Zamiri. Puna është që duhen 25 mijë euro, se me të pritur unë bie në Tiranë dhe Zeta Jones-in.
I mërzitur siç ishte mori në telefon Taqin e naftës.
-Ore. se vetëm ti ke pare kesh në Tiranë ngaqë nuk t’i merr Ridvani tatimet. Na duhen 25 mijë euro se do biem këtë Gymyshin, i tha.
-Më vjen keq, i tha Taqi. Si mund të jap pare për atë katunare unë. Unë po sjell në Tiranë Gorbaçovin me 1 milionë euro. Do ta takoj me kryeministrin se dua të dal dhe vet një foto me të se më ka ngel fiksim, kam vetëm me gruan e tij.
-Po hajt mo se të çoj unë ta bësh foton pa pare, si harxhon 1 milionë euro për një foto. Pastaj ç’e di Gorbaçovin ti, shoku i tij vdiq para një muaji në Shqipëri s’i shkoi njeri në varrim.
-Është ky kampionati i shahut dhe thashë të tërheqim vëmendjen. Po më thanë që ka qenë burrë i zoti, po e emëroj këshilltar për firmën time në ish- republikat sovjetike, se e kam naftën lirë.
-Po më jep mua 25 mijë euro pa bë ç’të duash me të.
-Po jo mo Sandër se unë nuk do t’ia jap 1 milionë euro në dorë, do t’i them që je i emëruar si këshilltari im në Rusi dhe ke një milionë euro honorar sa të fillojmë punën. Pse, ça jam unë të paguj pare?
-Pu, pu, tha Sandri duke i rënë kokës, unë ngela më k… këtu, vetëm unë paguaj. Dhe për çfarë, për një debile që s’e kisha marrë në punë as në TV Klan.
te lumte MERO
ha ha ha shum e madhe o mero…..
qark i mbyllur.
I madh je Mero, kjo ishte sh e bukur.
je i pa pare mero baze
Mero, e ke hallal kohe qe kalojme duke lexuar temen.
Eshte shume per te qeshur .Hallall vertet,por
ka kosto me keta lloj njerezish.Dhe dihet kush
paguan.O zot ,cturp per ne qe durojme Frangajn
dhe faren e tij qe ,praplus,iu shofte fara!
Hahahaha, mos te te degjoje njeri duke share gymyshin se u ngriten ne protest. Ne jemi popull i papare mund te na shkelesh me kembe e sndihemi po te na shash mehmetin e gymyshin te gjithe i ke te kodra Skenderbe,me falni doja te thoja te sheshi Skenderbeut.
Te lumte Mero,i madh je.
bravo MERO je ne rruge te drejt. rrespekt maksimal
sandri pse sja kerkon fezviut se na cau bythen me ate librin deshtak qe ke takon ose interviston pyet,si te duket libri im
Na erdhi Gymyshi,qe eshte sa e njemijta e Luzes.Por Sandri e di qe gymyshja e vet,arditka keshtu e ka,ta fut nga prapa,se kjo eshte modernia.Eshte rrit vlera e…