Sandri ishte ulur në krah të Doktorit. Në krahun tjetër kishte Bashën dhe Fevzon me zonjat e tyre. Regjisori ishte porositur që sa herë që Sandri të afrohej nga Doktori për t’i thënë diçka, ta kalonte në transmetim, ndërsa Lulin duhet ta fuste në transmetim sa herë që Luli i kthente përgjigje Sandrit, për të treguar një farë bezdie prej tij.
Kështu filloi kënga e parë. Pasi kaluan disa sekonda, Sandri u afrua nga Doktori dhe i tha:
–Mirë duket ë, shumë mirë, punon mirë ky Arditi!
-Shumë mirë Sandër, përgëzoje. Me thënë të drejtën unë nuk është se i ndjek këto festivale po mirëëë.
Sandri ndenji dhe pak duke e dëgjuar derisa pa se drita e kuqe e kamerës u fik dhe u drejtua në karrigen e vet. Kishte filluar kënga e dytë.
Sandri u afrua nga Luli dhe i tha:
–Të fortë e tha Doktori për ty, le se nuk ta them, dhe shkeli syrin nga kamera. Luli u përkul i gjithi nga Sandri duke i thënë:
–Çfarë tha, çfarë tha se nuk e dëgjova?
Sandri rrinte me kokën drejt dhe nuk e përfillte, ndërsa Luli u bë urë derisa Sandri t’i përgjigjej. Kur e pa që llampa e kuqe e kamerës u ndez, Sandri i foli diçka me indiferentizëm:
-Pyeti Doktori a e ka marrë bukën me vete Luli apo e ka hëngër në Bashki para se të dalë.
Luli u tërhoq i qetësuar. Kamera fiku sinjalin e kuq. Sandri qeshi i çliruar dhe u kthye nga Luli:
-E fortë?
Luli qeshte gjithë admirim duke parë nga Doktori, i cili s’po kuptonte ç’kishte për të qeshur. Sandri, që e kapi momentin e hutimit të Doktorit, ju afrua tek veshi dhe tha:
-E di ç’tha Luli një të fortë apo jo? Mirë gjithë ditën që pres popullin, por më duhet të rri pa bukë dhe për të parë Këngën Magjike..
-Ashtu, qeshi Doktori, në të vërtetë punon shumë, por ka dhe ngarkesë. Shiko, nuk është se ka qenë shumë punëtor dhe më parë se e njoh unë, por këtë punë e ka marrë me qejf. E shikoj, më pyet për çdo gjë. Kjo do të thotë që punon.
Sandri tundi kokën i kënaqur dhe bënte sikur qeshte me vete në mes. I shkeli syrin Lulit. Atij nuk i rrihej më në karrige pa marrë vesh çfarë tha Doktori për të. U zgjat nga Sandri duke i thënë ‘çfarë tha’.
-Asgjë, asgjë, ta them pastaj, i tha Sandri. Le se e tha të fortë.
Luli iu zgjat prapë të merrte vesh çfarë tha.
-Me gjithë këta vetë që ka takuar Luli sonte i raporton takim me qytetarët, tha. Le se e la të fortë.
Luli u skuq deri tek veshët dhe u kthye në vend. Ktheu kokën nga ana tjetër dhe pa Fevziun që qeshet vetëm se qeshte Sandri.
-Ça ka, tha ndonjë gjë për librin, pyeti Lulin.
-Po jo, e ka me mua, i tha Luli.
U afrua prapë nga Sandri dhe ju lut që të mos tallej me Doktorin për punët e Bashkisë se hapet llafi dhe i bie autoriteti. Sandri qeshi me të madhe.
-Çfarë ka, pyeti Doktori.
-Thotë Luli, tha Sandri, mos e zgjasni shumë këtë spektaklin se do kthehem të punoj në zyrë dhe nuk ngrihem dot para kohe se bie në sy.
-Ashtu, e shikon, tha Doktori. Ç’është e vërteta e ka marrë me qejf. Dhe ka mobilizu gjithë njerëzit e vet. Ka hequr arkitektin nga pallati i vjehrrit në Vlorë, e ka marrë në Bashki, ka hequr kushërirën e gruas nga puna, e ka marrë në Bashki, ka shku ka marrë motrën e shoferit të gruas në punë. Shiko, nuk kam pa asnjë tjetër që të mobilizojë gjithë fisin e gruas për punë shteti si ky. Jo, e ka të rrallë këtë.
Sandri tundi kokën në shenjë pohuese dhe u rehatua në qendër.
-Çfarë tha, çfarë tha, pyeti Luli gjithë kureshtje.
-Më tha mua i thuaj Lulit mos të ikë derisa të recitojë Agron Llaka atë poezinë erotike të Sokol Olldashit.
-Ashtu, ua, pse i pëlqen Doktorit, i pëlqen, apo e thotë me të tallur?
-S’e di po me seriozitet ma tha.
-Ashtu ë, nuk është poezi e keqe, në fakt dhe mua më pëlqeu.
-Si mor të pëlqeu, ajo ishte tmerr, po e lexove atë do një vit të shkojë mendja për gruan.
-Nejse, dakord, nuk është se unë e llogaris këtë kohën kaq saktë, po çfarë tha Doktori, çfarë, duhet të rri ta dëgjoj patjetër? E shikon pra që i ka pëlqyer…
Sandri qeshte nën buzë për ngatërresën që bëri dhe i bëri shenjë Gonit të dilte në skenë gjatë pushimit.
Goni doli dhe filloi të recitojë poezinë.
Doktori filloi të qeshte me lot. Basha shikonte me cep të syrit dhe qeshte pa fund duke duartrokitur.
Sandri qeshte me lot ngaqë e dinte se ata të dy po ngatërroheshin. Kthen kokën nga Doktori dhe thotë:
-Ky Luli e dashka shumë këtë poezinë e Olldashit!
–Ashtu, tha Doktori duke parë nga Luli që duartrokiste dhe qeshte gjithë entuziazëm. Mos mendo se ka lexuar ndonjë tjetër, do jetë e para, i tha duke qeshur.
Sandri qeshi me të madhe.
-Çfarë tha, çfarë tha, pyeti Luli gjihë shqetësim.
-Më tha që Luli i ka rënë hiles, më mirë të duartrokasë poezinë se sa Olldashin.
-Ashtu ë, ashtu tha vërtet, pse, pse, çfarë do ta bëjë Olldashin, më thuaj…
Sandri qeshte me të madhe ndërsa Berisha dhe Luli zgjasnin kokën përse qeshte. Kamera rrinte në të kuqe. Kaq i mjaftonte Sandrit që telefoni të mos pushonte të nesërmen. Dhe Zamiri të vraponte i pari për ta pyetur ‘çfarë tha, çfarë tha për mua’.
hahahahah moti skam qesh keshtu :D. Faleminderit Tema ?
ha ha ha o mero sa bukur qe ja u qendis……….te lumte.
Mero, rrofsh se na kenaqe.
Mire qe je gatuar per mire se te ishe gatuar per keq me keto “intriga “qe te vijne mendje do kishe ngaterruar dynjane…hahaa
Je i modh Mero Baze! Aman na thuaj sekretin qe te bejme nga nje te vockel edhe ne per mengjes kur pijme kafen me shoke.
Aman o Mero; na thuaj ndonjë gjë nga ato se çfar i thoshe ti dhe çfar të thoshte doktor rrumpalla ty, kur ty të deshte më shumë se Sandrin që e kishte futur në burg.
Ti o Mero e njef Salih Rrumpallën me dhëmbë e me dhëmpallë, tamam siç e njifte edhe ai Arifi i Vangjo Furxhiut ne filmi “I teti në bronx”, Sali Protopapën.
I paharruar do të mbetet i miri Vangjo Furxhiu, i pavdekshëm do të jesh dhe Ti o Mero për kontributin që po jep për demokracinë në Shqipëri.
E bukur eshte Mero, veçse, sipas mendimit tim, e ka nje gabim: shume te zgjuar na e ke nxjerre kete Sandrin, kur e dime te gjithe sa sa koqe eshte…
Humor i zgjuar, urime! ?