Flamuri lexoi i tronditur lajmet për Kunatin. Po i ndodhte ajo që Flamuri kishte frikë qysh në fushatë. Ky Luli nuk do pyeste fare për partinë, por do merrej vetëm me njerëzit e vet. Dhe ja ku doli.
Emërimet i ka bërë të gjitha me gruan dhe Kunatin, lejet e ndërtimit i ka arkitekti i pallatit të vjehrrit, taksat motra e shoferit, kuadrin ‘Tezja’ e famshme, panairet, festat, dekorimet- Kunati. Flamuri, i cili mezi ka pritur që të bëjë ndonjë punë të paktën me festa e koncerte, për të kompensuar lekët që ka harxhuar për mitingjet e PD-së, tani ka ngelur me gisht në gojë.
Vendosi ta thërrasë Kunatin në takim në zyrë. Kunati i shkoi pak me vonesë, pasi siç i tha i kishte dalë një punë urgjent Lulit.
-Dëgjo, dua të të bëj të qarta disa gjëra, i tha Flamuri, se e di që nuk ke lidhje me këtë parti.
-Jo, kam, i tha Kunati, unë kam që më 2005 këtu, nuk e mban mend?
-E di, e di, po varja se s’ta ka vërshëllyer njeri ty, se duke qenë familje komuniste të kemi pranu si kunati i Lulit.
-Jo, po ne jemi kthyer, i tha Kunati. Tani dhe babi voton për PD.
-Mirë, mirë, dakord, po të kam thirrur për diçka tjetër. Kanë ardhë shumë letra dhe ankesa në PD për bashkinë. Keni monopolizuar gjithçka në një dorë. Kam folë dhe me atë Burrin dhe më tha fol një herë ti me ta, se po fola unë pastaj prishet muhabeti….
-Jo, nuk është e vërtetë që i bëj vetëm unë me motrën gjithë punët, dhe Luli na ndihmon, i tha Kunati. Na ka hapë rrugë për çdo gjë dhe ka firmosur gjithë ato shkresa.
-Mirë, mirë, por desha të të them që gjithë punët po i merrni si familje, nuk duhet të harroni që për të fitu Luli ka punu gjithë PD-ja, biles këtu e themi, këtu e lëmë, kemi punu të gjithë sa më s’ka e na është dashtë me harxhu qimet e kokës ta nxirrnim kryetar. Tani duhet t’i shpërndajmë ca punët.
-Për Zotin i kemi shpërnda, mos beso gazetat. Ja ta shpjegoj unë punën e fundit. Ti e njeh Odetën, është ajo vajza që punon tek revista e motrës për reklamat. Dekorimin e Tiranës me flamuj ia lamë asaj në dorë, i thamë bë një kompani dhe e ndajmë fitimin në gjys. Dhe ajo e bëri. Iku kjo. D.m.th nuk e bëmë vetëm ne. Erdhi tani radha e këtij fshatit të Krishtlindjeve. Unë dija ta bëja dhe vetëm, po s’e bëra. Ti e njeh atë ortakun tim tek Megateku, Teqen. I thashë atij bë një kompani reklamash, e bëri ai. Tani i thashë merr ti këtë punën se është e bukur shumë. Ai në fakt kishte dhe një hall. Ti e di që Megateku po na shkon keq dhe na kanë mbetë dhe këto kioskat pa shit. Kishte nja 40 copë gjendje ai. Atëherë i thashë merr ato 40 kioskat, u marrim nga 3 mijë euro bizneseve për një muaj dhe ti shet kioskat, unë marr fitimet e tjera. Ashtu e bëjmë, tha. Ja që dhe këtë punë e kemi shpërndarë. E kam nda mendjen unë. S’i bëj më vetëm të gjitha. Më mirë marr pjesën dhe shikoj punën time.
-Po pra, tha Flamuri, këtu është problemi se pjesë duan të gjithë. Dhe kompania e Visit di të bëjë koncerte, dekorime qyteti apo panaire si ky që bëni. I kemi dhe lek borxh nga fushata në PD. S’ka pse i fitoni vetëm ju.
-Po jo mo Flamur se s’jena vetëm ne si motër e vëlla se e keni keqkuptu. E kena shpërnda punën, e kena shpërnda. Është dhe ndihmësja e motrës, dhe ortaku im, dhe goca e tezes, dhe motra e shoferit, dhe arkitekti i babit. E kena shpërnda.
-Si e keni shpërnda mo zotëri, e kupto ti ça thonë në Tiranë apo jo, tani rrugës Murat Toptani i thonë “Rruga e Kunatit”.
-E kanë gabim, i tha Kunati. Unë dhjetë përqind kam aty. Është ortaku im dhe e fejuara ime. Secili emër të vetin.
-Ore e kupton ti që nesër në mëngjes shko Ed Rama tek rruga Murat Toptani, heq tabelën dhe vë një tabelë Rruga e Kuantit, ça të bëjmë ne. Na ke bë gazi i botës në gjithë Tiranën. E kupton ç’i keni bërë Lulit apo jo?
-Mos e ngatërro Lulin se ai s’di gjë fare në këto gjëra, i tha Kunati. Më ka bërë një firmë në formë vule mua dhe punët e mia i firmos dhe vulos vetë. Atij i dërgoj një memo po ai s’para i lexon.
E kemi vendos si familje që ai është i lodhur dhe ka nevojë të çlodhet. I kena thënë mos bë asgjë se na ke ne. E kemi lënë pak si pushim. Është lodhë me thënë të drejtën në fushatë, pak pushim e meriton. Se ne jemi shumë dhe i kemi shpërnda punët. Iku ajo kohë që bëja çdo gjë unë dhe motra. Kena futë dhe njerëz të tjerë, shoferin, rojen, pastruesen, sekretaren, ortakun, kena futë shumë.
-Dakord, dakord i tha Flamuri, por po vazhduat kështu, PD –ja shkon për lesh dhe të na rrojë Luli pastaj.
-Po pse mo burrë i bi më qafë Lulit, s’ka gjë në dorë për Zotin, as di gjë fare ça bëhet se po merrem unë me motrën me krejt punët.
FLAMURI ESHTE NJE COPE DRUVAR QE MERITON NJE SEPATE NE KRAHE, NJE PALE BREKUSHE DHE TE SOFISTIKUAR KESHTU TA LESHOSH RRUGEVE TE TIRANES PER TE PRERE DRU E BERTITUR NE CDO QOSHE: HEJ KUSH KA DRU ME PRE, HAJDE DRU ME PRE, DRU ME PREEEEEEEE. DHE JEHONA E RRUGEVE TE TIRANES, PER TE E CDO MALOK TJETER ESHTE “PREFSH KOKEN TENDE MORE”.
Z. Cfurk i bie me qafe kot Flamurit sikur gjoja eshte dru me pre. Flamuri eshte intelektual me diplome ne mjekesi me dy mastera te privati(diplomat e masterave te Flamurit jane me bojra shume te bukura). Flamuri qe adoleshent ka bere trajnime nderkombetare si ai qe kreu me KOS-in e ushtrise serbosllave(jugoslavenska vojska), atehere kur Feimi-Flamuri kaloi kufirin shqiptaro-jugosllav pa leje. te lutem ,per njohuri akademike Flamuri vjen ne vend te dyte pas Jozefines, e cila po behet doktore e shkencave me nje punim shkencor komplet origjinal por me nje fije plagjiature brenda.