Njeriu më i çoroditur nga fjalimi i Doktorit në Jerusalem ishte Zeni. Në fillim nuk ju besoi veshëve për lajmin, por më pas u pa qartë se ai ashtu e kishte thënë. Kishte fyer palestinezët. Telefoni i binte pa pushim. “Çunat” që takohen të premte tek Rruga e Kavajës donin sqarime. Zeni e kishte humbur fare. Vendosi ta marrë në telefon të sqarohet.
E gjeti vonë në mbrëmje në dhomën e hotelit.
-Si është kjo punë e deklaratës për Palestinën se po më marrin çunat në telefon?
-Zeni, tani shiko, ta them unë ty, një herë duhet të dish, nejse, i lëmë këto, po unë isha aty në një takim shumë të rëndësishëm. Tani çfarë ndodhi aty. Ta them unë ty. Mua më duhej të bëja një deklaratë të fortë kundër tyre, se atyre u duhej. Shiko, Netanjahu ka një problem me Obamën, ka një problem me amerikanët dhe duhej ndihmuar. Ata e akuzojnë si antimysliman të tërbuar dhe atij i duhej një deklaratë në favor nga një mysliman.
-Si, d.m.th ti e ke bërë atë?
-Shiko, ta them unë ty, se aty e sqarova më mirë. Se duhet shtjelluar gjatë. Tani Jaser Arafati ishte një mashtrues. Jo, ishte mashtrues, e kam takuar dy herë. Bile herën e dytë donte dhe të kërcënonte se i kishin humbur ca armë nga ato që kish blerë dhe donte lekët. Nejse, e mbyllëm atë punë se ishte para fajdeve, kishte lek nëpër këmbë. Tani çfarë ndodhi aty, ta them unë ty. Ata donin një gjë, se në fakt ata më bënë një nder. Kam dy vjet pa dalë nga Shqipëria, dhe ata e bënë. Më ftuan. Jo, ma bënë këtë nder dhe nuk është pak. Tani, që ajo nuk është një deklaratë kundër Palestinës është e qartë, por është kundër mënyrës se si duan ata ta zgjidhin çështjen.
-Po unë, unë ça tu them çunave të premten se do më pyesin. Bile ata më thanë që nëse nuk e përgënjeshtron të premten në xhami, do flasin kundër teje.
-Shiko, ti shko aty, jo, shko të premten ti aty dhe ata le të flasin. Unë nuk mund t’ia lija izraelitët Edi Ramës. I thashë mor zotërinj rivali im çudit gjithë shqiptarët se thotë kam një çifut këshilltar. Dhe gjithë Shqipëria ka marrë inat kombin tuaj pse këshilloni kundërshtarin tim. Ja ku po u them, u thashë unë, që mue më ka bë nder se e ka këshillu keq. Unë ju këshilloj ju që t’i çoni një këshilltar tjetër… U çuditën në fakt se nuk e prisnin. Nuk e njihnin. Jo, nuk e njihnin. Një prej tyre kishte dëgjuar diçka, po nuk e njihnin.
-Më morën dhe ca shokë nga jashtë, tha Zeni. U thashë që kanë manipulu mediat çifute se nuk është e vërtetë. Po, më thanë, e kemi digju me zë e figurë.
-Dëgjo, ç’është e vërteta e thashë. Ta them unë pse e thashë. Ata duan me na shkatërru. Nuk e di me kë janë lidh, por dhe këta palestinezët dhe iranianët po përgatisin disa shpifje kundër meje sikur unë u kam kërku ndihmë kundër amerikanëve në ‘97. Në fakt ma thanë këta këtu se ti e di këta të shërbimit këtu përgjojnë çdo gjë. Folëm gjatë dhe u thashë si t’ia bëj. Ke vetëm një rrugë, më thanë, bjeru fort që çdo gjë që të dalë më pas të quhet sikur ta bën nga inati. Kanë shkuar deri aty, sa shpifin sikur unë kam bërë fëmijët e mi mysliman që të luteshin kundër Amerikës më ‘97. Janë plehra.
-D.m.th na paskan përgjuar, tha Zeni. Po unë ça tu them çunave se duan një gjë ata të qetësohen. Tu them që kanë shpifur çifutët…
-Shiko, thuaja se këtu s’merret vesh. Po këta e kishin kapur. Kanë dashtë me më sulmu. Atëherë thashë ata duan një përgjigje. Dhe kam mbajtur një fjalim që është duartrokitur në fakt. Asnjë lider perëndimor, dhe jo më mysliman, s’ka folur kështu në këtë tribunë, më tha Netanjahu. U kënaq shumë në fakt. Do vij në Shqipëri, tha. E dua shumë atë vend. Më ka tregu një kushëriri im si ka jetu aty i fshehur nga gjermanët. I vetmi vend korrekt, më tha. Paguanim rregullisht dhe nuk e vrisnin mendjen fare nga gjermanët, na mbanin fshehur.
-Nejse, po unë tu them çunave që kanë shpifur çifutët. Se dhe lajmet sot ishin shumë keq. I kishin numëru çunat, nga 14 televizione vetëm një nuk e kish dhënë lajmin, gjithë të tjerët e kishin dhënë që ti ke sulmu Palestinën dhe Iranin. Duhet me bë një balancë pak se janë mërzit shumë çunat.
-Dëgjo, kam qenë tek varri i Jezusit, dhe tek vendi ku ul pejgamberi kur u hapën 7 qiejt. Ishin shumë afër me njëri- tjetrin. Këtu është qendra e botës. Unë e preka me dorë. Nuk mund të mos flisja.
-Po ça tu premtoj ndonjë gjë çunave se janë mërzit?
-Xhaminë. Do bëj xhaminë e madhe, thuaj. Jo, thuajua këtë. Jo atë projektin e Edi Ramës, por një më të madhe. Jo, do tua bëj atë. Me rastin e 100 vjetorit do ta bëj. Dhe ndoshta i kërkoj Netanjahut ca pare. Shiko, i japin këta për myslimanët shqiptar. I duan shumë.
-Po, po, por nuk hyjnë çunat brenda po ka pagu çifuti. Nejse, ai le të na japë lekët se ne e paguajmë me lekët e qeverisë pastaj. S’ka shumë rëndësi. Rëndësi ka të qetësohen çunat që ti do bësh xhamin. Se janë hutuar shumë. Dhe ato lekët merrja se gjejmë lek të tjera për xhami që të jenë hallall. Ato na duhen për punë tjetër. Ka plot punë haram me këto tokat.
Po kure ka dite te flase Sali Berisha?
kurre ne jeten e tije,tashti shkoje ne Izrael nji vizite shume mallshtore,kete kishte mangut Shqiperia edhe marrin e radhes te Saliut.
Po mose ju idhnoni populle kaqe dine kaqe flete,sahere hape gojen vetem rrena leshone…keshtu thone gojet e “LIGA” PO NA KURE PO KONKUROJME AMERIKEN DHE GJERMANIN ME RRITJE EKONOMIKE KUSHE GUXONE ME FOLE KEQE PER KETE SALI SADAMIN NE BALLKANE.
TASHTI I KA ARDHE RADHA GADAFIT TE BALLKANIT QE TA GJYKOJE POPULLI DUKE E SHTYPURE DIKTATORIN E FUNDIT NE EUROPE DHE BALLKANE.
DIKTATORET MBARUANE !SALIU MOSE SHKOJE NE IZRAEL PER TE SIGURUARE NJI AZIL POLITIKE?NUKE ESHTE CUDI PASI E DI FUNDIN E VETE SE CFARE E PRET.
DEMOKRACITE POI DERMOJNE DIKTATORET DHE HAJDUTET MAFIOZE TE TIPIT BERISHI DHE TOPALLI,FUNDI NUKE ESHTE I LARGET…………ZOTI VONON PO NUKE HARRONE…….
idiot i ati, idiot i biri, idiot ai qe i beri te jatin. idiote dhe ata qe do vine nga fisi i idioteve ne vijimesi ne jete te jeteve. ruhuni nga idiotet, mos i lini tu marrin neper kembe.
avash ti avash
po e ke fjalen vetem per ne izrael eshte i justifikuar
Kishte haruar ilacet ne shqiperi dhe ishte i coroditur
O Sale ruju prej cunit se ka me te heqe qafe ne emer te allahut.Si vjen kjo pune te vjen nga se pandeh.Zeni me heq qafe baben.Allah, allah.
Kush eshte Zeni?