Sandri vendosi të bënte një surprizë për Ed Ramën. Dje qysh në mëngjes i telefonoi Nishanit dhe i kërkoi që RENEA të bllokojë tunelin për në Kosovë.
-Bujari ju dëgjon, u përgjigj Nishani. Ç’ka ndodhur?
-Nisi se ta them unë, i tha Sandri. Nuk ta shpjegoj dot arsyen se dekonspirohet. Ta them kur të shkojnë atje.
-Kuptova, tha Nishani. Si urdhëron.
Në orën 9 forcat RENEA bllokuan tunelin. Komandanti mori në telefon Drejtorin e Policisë për të marrë urdhrin e punës.
-Çfarë të kontrollojmë, i tha komandanti, se kemi mbërritë në vendngjarje. Drejtori mori Nishanin, Nishani Sandrin dhe pasi ky u sigurua se forcat ishin në vendngjarje, i shpjegoi planin e punës. Do ndaloni çdo makinë që ikën nga Tirana në Prishtinë, i tha. Fillimisht nuk do t’i kërkoni dokumentet, po do hyni në muhabet. Do t’i thoni p.sh për ku e keni rrugën. Ata do thonë në Prishtinë. A, shumë mirë, do t’i thotë polici, ka lezet se ka dhe festa tani. Po, do t’i thotë pasagjeri.
Pastaj polici do t’i thotë po ndonjë libër ke me vete. Po tha kam, atëherë kontrolloji makinën, dokumentet dhe ktheje pas.
Komandanti po mbante shënim.
-Nuk di si t’ia bëj, tha, qenka tekst shumë i gjatë. Kam hall se ngatërrohemi.
-Po qe se ngatërroheni, bjeri shkurt, i tha Sandri, thuaj ke libër me vete, kam do thotë, epo kthehu pra se s’më do trapi.
Polici u vu në siklet.
Mblodhi policët dhe u shpjegoi detyrën. Të gjithë filluan të mbajnë shënim dhe u shpërndanë.
Makina e parë që erdhi u ndalua. Hapi krahun dhe polici u afrua tek xhami.
-Për ku kështu, e pyeti.
-Për Kukës i tha shoferi. Kam qenë në Tiranë se çova do patate.
-E çfarë bleve në Tiranë, e pyeti polici.
-Vallaj nuk mora gjë veç do rroba për fëmijë tek ky supermarketi i ri, por ata të jepnin falas dhe një libër.
Polici qeshi vesh me vesh.
-E çfarë libri, i tha.
-Vallaj s’e di veç për Enver Hoxhën më duket, që ma dha ai dyqani i ri i Zamirit si resto për rrobat.
-Kthehu mbrapsht, i tha polici. Librat për komunizmin janë të ndalum, kena urdhër nga lart.
-Jam nga fshati i Flamurit, do ik në Novosej, bërtiste shoferi, por polici i bëri shenjë të hapte krahun.
Erdhi makina e dytë. Polici filloi sërish bisedën duke e pyetur ç’kishte nga Tirana.
-Asgjë, i tha shoferi. Ja po ik në Kosovë.
-Ça ke ndonjë gjë në makinë, i tha polici.
-Asgjë, i tha shoferi. Gruaja ka marrë një libër që po shtyn rrugën.
-Çfarë libri është, pyeti polici.
Gruaja i tregoi kopertinën, një dash që po therej dhe një pikë gjak. Sipër lexonte Kurban.
-Çfarë është ky libër, pyeti polici.
-Është për Lul Bashën që ka bërë atë dashin kurban në Bashki, i tha gruaja.
-Bravo, i tha polici. Kaloni, hallall e paçi. Dhe kujdes rrugës se pas Suharekës është rrugë e keqe.
Erdhi makina e tretë. Në kroskot të makinës shoferi vendosi shpejt e shpejt një gazetë 55, kur pa se policët po kontrollonin për libër.
-Çfarë e ke atë, e pyeti polici.
-Është një gazetë, tha shoferi.
-Ka bërë ndonjë libër ky gazetari, e pyeti.
-Po, ka bërë, tha shoferi, më duket një libër për Nexhmije Hoxhën.
-Ktheu mbrapsht, i tha polici. Ca u është tek sot krejt komunista me kalu këtu. Kthehu.
Shoferi nisi të shfajësohej, por ishte e pamundur. U fut dhe ai në radhë.
Vargu i makinave u bë i gjatë. Polici nisi t’i kontrollojë të gjithë dhe fare papritur u pa se të gjithë tregonin librin dhe kalonin.
Shefi i policëve u bë merak.
-Diçka ka ndodhë, tha.
-Çfarë të tregojnë ty që i lë të kalojnë pa kontroll, e pyeti policin.
-Vallaj shef ua kam mbledhë, tha polici. Kush nuk ka ble atë librin me dashin që ka bë kurban Lul Basha, nuk i lë me kalu. Janë do që kanë libra për Enver Hoxhën dhe Nexhmijen, i kam kthy. Krejt komunistat i kam kthy.
-Çfarë paske bë mo idiot, i tha shefi, ata janë libra kundër Nexhmijes dhe Enver Hoxhës, kurse ai me dash me gjak është kundër Lul Bashës, ata duheshe me i ndalë.
-Vallaj shef ma ke ba rrëmujë krejt. E kishit shumë të gjatë udhëzimin, s’mujta me mbajtë mend. Tash ngelet me i ndalë kur të kthehen.
Shefi i mërzitur shkoi tek makina që kishte ndal polici dhe që e kishte ble librin në supermarketin e Zamirit se ja kishin dhënë si resto kur kish ble rroba për fëmijë.
Shoferi i çuditur ishte ulur dhe po lexonte librin për të kuptuar pse e kishin ndalur.
-Hë, e kuptove pse të kemi ndalë, i tha polici që nuk donte ta jepte veten për gabimin që kish bërë.
-Po vallaj, e kuptova, tha. Qe ky libër thotë marrina. Thotë që Enver Hoxha paska qenë pederast. Hej nanën, po ku me e gjetë atë burrë me pasë para Enver Hoxhën e xhveshun dhe me ju ngrit me ba seks. Ku ku çfarë rrenash, keni të drejtë që më ndalët.
-Ok, ik tani, kalo, i tha polici, librin po e mbajmë ne. Dhe mos e bë të madhe që të ndalëm se na e dhanë urdhrin gabim. Na thanë ai për të cilin është shkrujt libri është pederast, ndaj duhet ndalur libri. Ne e kemi ditur se e kanë pasë për këtë librin e Fevziut, por e paskan pasë për një libër për Bashën.
z.Mero e kuptoj natyren satirike te shkrimit dhe rubrikes ANTENA por policia e shtetit ka mjaft njesi operacionale ne sherbim dhe nuk eshte mire qe te flitet ne kete menyre per RENEA.Besoj sarkazma eshte e tepert,cunat e repartit nuk e meritojne.Vertet ne vite eshte abuzuar dhe u eshte kerkuar shume dhe dhene pak djemve te Reneas por sinqerisht nuk jane per barsaleta banale.prsh.
E kuptojme,qe jeni te shqetesuar per IRONINE ME DJEMTE E RENEAS,por mos harroni se me keta lloj djemsh po e mban SUNDIMIN KRIMINAL KY BERISHA JOT!!!Edhe gardiste teorikisht te mire jane,por na DOLEN VRASES!!!!VETEM NJEREZ INJORANTE E FRIKACAKE TE NENSHTRUAR NDAJ SUNDIMTARIT, MUND TE MBUSHIN RADHET E USHTRISE KRIMINALE TE BERISHES!!!
Edhe une jam me ty Lezhiani pavarsisht se shkrrimi eshte i shkelqyer artistikisht nuk jam dakort ashtu si ju .Duhet te ndahen gjerat jo vetem ne polici por edhe ne shume dege te rendesishme te administrates punojne njerez te ndershem dhe profesioniste,por qe buka e familjes i ka ulur koken dhe ne shume raste loxin rolin e NAIVIT ose me shqip te Budadhait por per kete duhet luftuar shkaku dhe ai eshte lart ne kupola qe qeveris se bashku me Saliun.
O Lezhjani, satira e ketij shkrimi nuk eshte per dejmte reneas por per ate pushtet koqesh e debilash qe komoandoeht nga koqe si Fahri Plehra dhe Sander Trapi, qe bejen lufte edhe kudne rlibrave nen urdherat e te cmendurit Sali Zagari
Keni fytyre ju te RENEA-s apo FNSH-te te flisni nen emrin”lezhjani”. Ju jeni rrace e keqe. Ju perdorni force edhe ne femije edhe gra dhe ne njerez te pafajshem, madje jeni edhe pjese e se keqes dhe krimit. Keto dite ju keni udhetuar shpesh ne nje fshat te varfer te pushtuar nga mafia e mineraleve.Mamez i thone fshatit. Ju aty keni perdore dhune te urdheruar nga krimi i mafia.Madje krimi e mafia ju kane paguar edhe ushqimin dhe fjetjen ne Hotel Gjallica. Pasi ushqeheshit mire e mire me parate e krimit, ju pedornit forcen ndaj fshatarve barkthare. Ja pra kush jeni ju policet e RENEA-s, FNSH-ve apo kushdo qofshi ju. Te gjithe juve ju tundon paraja, ku kjo para eshte ne dore te krimit dhe jo ne ate te fshatareve barkthare dhe te pafajshem. Ja pse ju jeni rrace e keqe.
me vjen keq qe nuk eshte kuptuar sarkazma shume e holle. qellimi i satires nuk eshte te tallet me policet,por me ata qe japin urdhra kupola saliramvucidoli,i cili nga cmira e xhelozia pa kufi, qe seshte ne gjendje te shkruj nje liber, merret me cmendurira qe te kujton filmin”viti 1936″ kur beu i fshatit vuri te kendonin grate e bordellos kunder kengetareve patriote tefta tashko koco dhe ajo pianistja. per te qesh e per te qare, kryeministrin truthare…ha ha ha
I nderuar Sorge,
Renea ka vepruar gjithmone ne zbatim te urdherave qe ka marre nga kjo qeveri ashtu dhe nga ajo e krahut tjeter.Shume here kane qene te ligjshem,ndonjehere edhe eshte abuzuar si ne rastin e gjendjes se jashtezakonshme apo ne periudhen e qeverisjes socialiste.Realiteti eshte qe 88 ka pasur sukses ne punen e saj,qeverisjen e kane votuar dhe Renea zbaton urdherat.Ka 20 vjet jete,sukseset,deshmoret dhe plaget e saj.ka plot shembuj qe sben te permenden edhe kur nuk jane zbatuar urdhera te padrejte.
thelbi i pergj time eshte qe ndoshta eshte me mire nje artikull mbi repartin dhe nevojat e problemet qe ka me shume se sa te perfshihet ne nje fejton me te tille personazhe.
Dhe meqe dhe shembullin e Gardes dhe Janarit,je i lutur te shikosh videot.Do e kesh te veshtire te gjesh nje efektiv qe qellon siper kokave,por do gjesh nje oficer qe po i heq duarsh 712s nje protestues qe e kishte pisk punen.
Ernest je i lutur te mos kalosh ne ofendime.Kush jam une pak rendesi ka.Jam nje lexues i temes qe kam shoke e miq te RENEA.
perpara se te shkruash informohu.Ne Mamez ka vepruar FNSH ku ka mundesi punon edhe ndonje efektiv kushuri i atyre fshatareve qe thua ti.
sa per tundimin e parase Ernest,kush eshte pa mekate te gjuaje gurin i pari,thote nje rresht nga bibla.Tung
Z. Lezhjan,
ti kem shume te drejte kur thua qe ka edhe polic te mire. Por populli eshte i nxehur me policine si koncept i pergjithshem (polici, ushtri, garde etj) sepse per momentin po mbrojne nje rregjim. nqs. ne kemi deshire te bejme nje demonstrim perpara qeverise duhet te matemi mire sepse mund te lejme femijte jetim. Besoj se kjo vjen perpara kujdesit per te mos ofenduar ndonje polic te mire.
JU VERIORET DHE SKRAPALLINJTE KENI QENE KURDOHERE TE MIRE PER KAPTERE DHE PER TU SJELLE SI QENER BESNIKE TE QEVERISE. E CFARE RENDESIE KA KETU ETIKA KUR POLICIA ESHTE E QELBUR QE NGA KOKA? E KUSH I BERI ATA POLICE ME 21 JANAR TE SILLESHIN SI BISHA MBI DEMOSTRUESIT PLEQ? SAPO TE ZGJIDHET KANCERI BERISHA – DO PASTROHET POLICIA DUKE LENE NE TE VETEM ATA QE I SHERBEJNE POPULLIT – TE TJERET TE KAPIN SHATIN. POLICIA QE MBRON RREGJIMIN QE DHUNON POPULLIN KA NJE EMER – POLICI PLEHRASH E BASTARDESH.
Ore, kam kohe qe i lexoj keto shkrime me Sandra e Fevzira. Ndonse nuk i pergjigjen realitetit, te bejne per te qeshur. Por kisha nje pyetje: ky Sandri, ai Fevziu e ndonje tjeter, a jane persona reale apo jane personazhe artistike qe tregojne thjesht shume nenpunes te larte te qeverise aktuale? Ne emigrantet nuk i njohim as emrat e ministrave, pale me te te tjerve! Nuk e di kush mund te me sqaroj per kete mosdije timen mbi keto emra!
Vila une e di se shqiptari eshte per natyre shpirt kritik dhe percmues po c’e do realiteti shpreh te kunderten.Nuk eshte mire te merresh me krahinorizma se pastaj vijne surpriza te hidhura ne lidhje me xhelaterine,ku ke perfaqesues te spikatur nga cdo kritike.Ta kesh parasysh qe te Renea nuk ke perberje aq homogjene sa aludon zoteria juaj.
Eshte teper e lehte te merresh me ushtarake qe zbatojne urdherat edhe ne kushte shume jo normale.Merruni me politikanet,shkruani ne forume per keqmenaxhimin e burimeve njerezore,per gjendjen e mjere materiale,per prurjet politike joprofesionale.Pse nuk shkruan asnjeri pse trimat e Greqise se ndaluan te ndjerin Pisli ne territor grek po na e lane kopilin ne dere neve?Pse asnjeri nuk pyet apo heton kush e dha urdhrin per eleminimin e pengmarresit para se te hynte ne Tr me cdo kusht?Pse askush nuk merret me ata trimat nga Vermoshi ne Konispol qe ju vu koka nen kambale sa here ish nevoja apo te tjere qe e lane ket vend per ne ferr?Apo ata qe lirohen me gjobe 300mije euroshe nga Krimet e renda?Sa raste ka more zoterinj te nderuar.
Perhere dora e ligjit e ka elementin e dhunes,ne te gjitha shtetet dhe periudhat e historise.Duhet ti lini ata e te merreni me autoritetin kushtetues,mos te merreni me krahinorizma.Se neser vijne te majtet ne pushtet,ja do heqin ca veriore e do punesojne ca leber;gabimi qendron tek politika e pandershme qe ka nevoje per aparat te fryre dhe qorr policor qe te ruhet nga zemerimi popullor.
ky eshte postimi i fundit.nuk do replikoja por thjesht per respekt ndaj TEMEs dhe miqve te mi te 88s.tung
Dy korrigjime te vogla,kerkoj ndjese por shkruaj me celular!
***…se pastaj vijne surpriza te hidhura ne lidhje me XHELATET ku ke perfaqesues te spikatur nga cdo KRAHINE
O Mero je i madh …ke shkraur një ralitet që do vuajmë shumë kohë akoma sa të jenë të paaftët në pushtet ….JE I MADH MERO….injorance e paparë e policëve që nuk e kanë idenë çfarë bëjnë,,thjest shikojnë si gallofë