Fevzo zbardh 3 lutjet e kryeministrit

24 Nëntor 2011, 21:12Antena TEMA

Ndryshe nga të gjitha vizitat e tjera jashtë vendit, këtë herë fluturimi drejt Izraelit i Doktorit nuk pati jehonën e duhur mediatike. Lajmet në kanalet informative vinin gjithnjë me vonesë, ose pa shumë detaje, ndërsa mungonte zëri, intervistat, që ne jemi mësuar t’i shikojmë me ‘stand up’ nga vetë shefi i qeverisë. Më i çuditshëm ishte fakti, që në delegacionin që shkoi në Izrael ishte edhe vetë Fevzo, që për të thënë të vërtetën nuk u kujdes aspak që informacionet drejt Tiranës të përcillnin mesazhet e duhura.

Ky fakt e shqetësoi jo pak Doktorin. Madje më e rënduar u bë situata pas telefonatës së Zenit. Për minuta me radhë Doktori foli në telefon, duke bërë lëvizje me këmbë dhe duar me të birin që ndodhej përtej telefonit mijëra kilometra larg. Deklarata për Palestinën kishte krijuar reagime të forta në Tiranë dhe këtë fakt e tregon edhe telefonata e Zenit në atë orë të natës. Menjëherë pas këtij momenti, Doktori thirri në dhomën e tij, Fevzon. Ky i fundit po vononte. Pas 15 minutash Fevzo ja behu në derë duke rregulluar kollaren.

– Të kam çuar që para çerek ore një mesazh në BBM, nejse, dakord, erdhe tani, s’ka problem.

– E kisha harruar në dhomë Doktor, isha në pishinë bëra dhe pak saunë se në fakt ky hoteli është shumë i mirë, por kur kemi qenë një herë në Ritz në Bahrein ishte shumë më i madh….

-Nejse, mirë, dakord, shiko pse të thirra, tani diçka duhet bërë se në fakt ka një keqkuptim në Tiranë dhe nuk është se nuk e kam bërë dhe pa qëllim…

– Po ç’ke pse mërzitesh, bëjmë një intervistë paraprake këtu, pastaj do bëjmë edhe një speciale të mirë kur të kthehemi në Tiranë.

-Dakord, e bëjmë atë, nuk na prish punë ajo, por shiko një histori u duhet krijuar atyre për vizitën, që të merren me këtë çështje dhe jo me fjalimin tim.

-Le se e zgjidh unë këtë punë, tha Fevzo. Ti vetëm thuaj që kam futur një zarf me tre kërkesa tek Muri i Lotëve, unë do të pyes dhe ti i zbardh për publikun. Pastaj njerëzit merren me ato.

-Kjo ishte, tha Doktori i gëzuar dhe u ngrit në këmbë duke u sjellë nëpër dhomë. Jo, është. Jo, ta them unë ty, ka shumë rëndësi se shqiptarët janë supersticiozë. Tani fillojmë intervistën, gati jam.

Fevzo bëri gati kamerat dhe pas pak filloi me pyetjen e parë.

– Vizita juaj në Izreal ishte shumë e ngarkuar dhe ndër të tjera shumë e larmishme, jo vetëm në aspektin qeveritar dhe në ato të biznesit, por si rrallëherë ju patët mundësi t’i dedikoni më shumë kohë për të vizituar Vendet e Shenjta.

– Është e vërtetë, kjo ishte një nga vizitat më të bukura të jetës time. Jo, shiko, ishte diçka shumë e bukur. Ju ishit prezent që krahas takimeve të rëndësishme në nivelin qeveritar, edhe pse koha ishte shumë e kufizuar, unë nuk mund të lija pa vizituar disa. Sigurisht vizita në vendin e shenjtë. Siç e dini unë isha në qendrën e botës. Unë pata mundësinë të prek rrasën mbi të cilën u vendos trupi i Jezu Krishtit dhe tek vendi ku ul Pejgamberi. Pata mundësinë të prek dorën e Maria Madalenës, eh, ajo ishte një femër e përkryer! Këto pjesë mos i lini në intervistë, e di ti Fevzo. Pra isha në një prej tempujve më të rëndësishëm të planetit…

– Më falni Doktor, pjesa e rëndësishme ishte edhe momenti kur ju vendosët edhe një letër me lutje…

– Po, pooo, është e vërtetë. Po, poo, kjo ishte një nga më të rëndësishmet! Unë shkruajta 3 lutje të rëndësishme për shqiptarët. 3 lutje të reja, ndryshe ç’bëra në vitin ’92 në një vend të shenjtë dhe që nga ajo kam patur vetëm mirënjohje. Këtë herë bëra 3 lutje dhe jo një. Ishte 3 lutje për të gjithë shqiptarët.

– Pra ju mendoni se lutjet tuaja do të dëgjohen sërish?

– Po, po, patjetër. Unë ato i bëj për popullin tim, ta them unë ty, njeriu që beson me shpirt i ka të gjitha lutjet të realizuara dhe unë e kam të vërtetuar.

– Dhe cilat janë këto lutje, sepse kjo ka shumë interes për të gjithë shqiptarët?

– E para, jo ta them unë ty, është shumë e rëndësishme. Fillimisht kërkova që bota të mos bëhet xheloze për Shqipërinë dhe shqiptarët. Xhelozia është një keqe e madhe për njerëzimin. Zhvillimi ekonomik dhe social është galopant për qeverinë time, ndaj nuk do të doja që vende si Greqia, Italia, Portugalia të bëhen xhelozë për të mirat që qeveria ime ka sjellë.

– Keni të drejtë z.Kryeministër, Shqipëria mund të konsiderohet një vend…

– Ta them unë ty, e bukura e dheut, është ajo që kam thënë gjithnjë dhe e gjithë bota tani e di. Dhe për kjo ishte edhe lutja ime e dytë.

– Shqipëria e bukura e dheut?

– Jo! Shqiptarët të duan Lulëzimin e Tiranës!

– Z.Kryeministër kjo duket më shumë si një slogan për Bashkinë e Tiranës?!

– Përkundrazi. Ne duhet të lutemi për Lulëzimin e Tiranës, sepse është zemra e të Bukurës së Dheut. Imagjinoni një Shqipëri të tillë, arra, lajthi, ullinj, shegë në të gjithë vendin dhe në qendrën e saj një Lulëzim i Tiranës. Ka pas përpjekje të shëmtuera, ka pas njerëz që kanë bë letra që shpirtrat e atyre që deshën të sulmojnë qeverinë time, pushtetin tim, të shkojnë në Parajsë, por unë kam shkru në letër se ata ishin ca kokëpalarë rebelë, që duhet të shkojnë në ferr. Dhe kanë për të ma dëgjue fjalën.

Dhe e treta, e kam thënë edhe një javë më parë në Panairin e Librit. O Zot ruajna nga politikanët shkrimtarë! Dhe ju e dini mirë si është kjo punë. Libri i tij është shitur me detyrim nga te të gjithë militantët.

– Këtë e di Doktor sepse libri im vazhdon të jetë 4 mijë kopje përpara.

– Të them unë ty sa e rëndësishme është kjo punë, Rama merr vesh nga letërsia aq sa Luan Hajdaraga merr vesh nga dietat, apo jo. Dhe imagjino që këta dështakë të marrin në duar fatet e një populli kaq të ndjeshëm. Kjo është e tmerrshme ta them unë ty. Mos dëgjoni gënjeshtrat e djemve të Çakallit. Letra që u vura në Murin e Lotëve ishte një letër për të gjithë shqiptarët, kam lënë edhe numrin e telefonit. Ata që janë të mençur do të dinë ta përdorin.

– Doktor, mendoj se mjafton me kaq.

– Dakord, si të mendosh ti. Ta them unë do të ketë shumë efekt. Sepse njerëzit duan detaje të rëndësishme. Do t’i them edhe Zenit. Alo Zeni! Po, po sapo e bëra, do ta nisim për lajmet. Kam sqaruar gjithçka.

 

 

5 komente në “Fevzo zbardh 3 lutjet e kryeministrit”

  1. sofra says:

    —JA E SHIHNI! djemete e çakallit genjyen perseri.Ata donin tu shisnin shqiptareve nje realitet qe s’egziston.Pretendonin se “mosad”-i u kish çuar atyre letren origjinale qe mbante brenda lutjet e ATIJ BURRIT.
    Sot fale temes(dhe kjo me habit) doli e verteta dhe manipulimi me montazh i djemve te çakallit.ata genjyen per 3 urdheresat e ATIJ BURRIT!
    Bravo tema na hape syte!PS-te sigurte qe ishin 3???(se ai genjen gjithmone)

  2. tila says:

    hahaha , tani po qe do na eci mbar…

    1. Cfurku says:

      GOMAR – SIPAS RITIT CIFUT ATJE BEHET VETEM NJE KERKESE. NESE BEN ME SHUME – PERENDIA NUK MERR NE KONSIDERATE ASNJEREN. PO GOMARI NUK MERR VESH NGA RITET FETARE – KUJTON SE ESHTE NE VICIDOL KU KERKON SA TE DUASH DHALLE.

  3. lenci says:

    hahahaha
    ajo kerkesa e dyte eshte me e bukura, nje shqiperi me arra dhe lajthi dhe ne mes me lule…

    hahahaha

  4. MEMEDHETARI says:

    – Rdhe nje pyetje,Doktor,midis nesh kjo,jashte intervistes-tha Fevzua-.
    Cfare ndjesi patet kur vendoset zarfin tek “Muri I Loteve”?
    – Ah,po,ta them une ty,po,po!Ta them une ty!!!…Mendja me punonte vetem tek emri qe i kishin vene : “Muri i Loteve”!!!…Rrenqethese…Po,po,ta them une ty,dua te jem i sinqerte,po,po,e di cfare mendova ne moment,Blendi?
    – Jo,…e nga ta di-ngriti supet Fevzua.
    – Mendja me shkoi tek Deti i Loteve qe u kam shkaktuar shqiptareve,popullit tim dhe…
    – E kuptoj,tha Fevzoja- dhe u ndjete i prekur per ato gjema qe ke bere…
    E kuptoj,-vazhdoi perseri Fevzua-por lere se ju jeni i ndjeshem,Doktor,ju lutem mos e vazhdoni se persiatjet nuk ju bejne mire per shendetin…
    – Shiko,jo,po,…Po,po,do vij une dhe atje,po,po,do vij une,…Do vij une edhe atje,por…ku e pata fjalen?…He,po!Ishte nje moment shume reflektues,ta themi..ne te qindten e sekondes…Fap-fap…Me shkrepi ne koke nje ide e madhe:
    -Dhe kush ishte kjo ide Doktor?-pyeti Fevzua qe po degjonte gojehapur…
    -Ideja ishte kjo-tha Saliu.- Perse te mos krijojme edhe ne ne Shqiperine tone,ne Te Bukuren e Dheut,po,po,ta them une ty,…perse te mos krijojme… “Detin e Loteve”???!!!…
    -I MADH!!!Si perhere I MADH!!!-shpertheu Fevzua ne ovacione…OH,SA I MADH!!
    Dedikimin do ta shkruaj vete:”Ky Det eshte krijuar me kontributin e cmuar te Kryeministrit Sali Ram Berisha…Prej Vicidoli”…
    Saliut iu mbushen syte me lot…Permendja e emrit te babes e mallengjeu setepermi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje