Fahro kërkoi dje një takim me Doktorin. Meqë ishte diskutimi për buxhetin, i ishte hapur papritur një telash i madh. Në buxhetet e viteve të kaluara, nga 2007 deri më 2011, çdo bashki dhe komunë që ishte e PD kishte dhe një fond shtesë në buxhet për të blerë librin e Fahros ‘Zonja e Zezë’. Këtë vit Fahro nuk pati mundësi ta kontaktonte Doktorin ngaqë i ndodhi dhe ajo punë e videos. Me të vetmen pjesë të qeverisë që i kanë mbetur kontaktet janë ministrat e LSI, pasi ata nuk e quajnë gabim atë punën e videos. Atëherë vendosi ta marrë vetë në telefon.
-Doktor, të kam marrë për një çështje shumë të rëndësishme për buxhetin, duhet të bësh disa shkurtime.
-Ku, na thuaj, i tha Doktori i lehtësuar që për herë të parë Fahro nuk po kërkonte lek.
-Bashkinë e Sarandës, të Kavajës, të Laçit, të Burrelit, të Rrëshenit, duhet t’i rishikosh grantet se secila prej këtyre ka pasur një buxhet dhjetë milionë lek shtesë për të blerë librat e mia. Por tani i kanë marrë këta socialistët si Bashki dhe kam frikë se me ato lek blejnë librin Kurban.
-Ashtu? D.m.th ti thua që këto e kanë në buxhet zë për blerje librash?
-Po, e futa unë disa vjet më parë, se ky botimi në shqip më eci, po botimi në gjermanisht dhe anglisht nuk po ecte. Atëherë unë mendova që të bënim një projekt për turistë që vijnë në Shqipëri që të blinin këtë libër. Kështu këto bashkitë e blenë këtë libër dhe ua dhuronin turistëve. Për shembull Bashkia e Sarandës ka blerë 5 milionë lek libra anglisht dhe gjermanisht, e Kavajës po ashtu, e Laçit po ashtu, e Shkodrës vazhdon të blejë, asaj mos ja pre.
-Nejse, qenka problem serioz, tha Doktori. Po e rishikoj urgjent dhe po ua heq. Po kemi dhe një problem tjetër. Mos fol me njeri tjetër se dëgjon Fevziu dhe do dhe ai. Dhe ka të drejtë d.m.th, se nuk ka kuptim që njerëzit të blejnë një libër për gruan e Enver Hoxhës dhe mos të blejnë libër për Enver Hoxhën.
-Shiko Doktor, unë nuk dua t’i bëj qejfin vetes, por nuk mund të krahasohet krijimtaria ime me librin e Fevziut. Ai është një surogato. Ai ka dashur të tregojë që Enver Hoxha nuk përfillte Nexhmijen, dhe këtë e ka bërë me qëllim që të hedhë poshtë librin tim, ndërkohë që dihet botërisht që Nexhmija nuk ka pyetur për Enver Hoxhën.
-Mirë, dakord, shiko, dakord, dakord, nuk them ashtu xhanëm, por dëgjo, ta dish mirë ti se shqiptarët janë mendjeshkurtër dhe pa vizion. Nuk i bien kaq gjatë. Ata po lexuan libër për gruan, duan dhe për burrin, por mos na e hap tani këtë muhabet se nuk kemi asnjë lek. Unë po marr lek borxh për rroga, pensione dhe i vetmi investim janë këto shtëpitë e pushimit në bregdet, ndaj mos e bëj muhabet me të tjerë.
-Jo, unë nuk kam me kë bëj muhabet, por thjesht dua që të mos u lihen lekë në duar këtyre të zgjedhurve të PS se do blejnë të gjithë ‘Kurban’-in.
-Mirë, dakord, shiko, po mirë ti ku e shet tani këtë libër?
-Në komuna Doktor, s’kam ç’a bëj, ato na kanë ngelur. Biles në disa komuna duhet më i gënjy këta kryetarët duke u thënë që është pozitiv për Nexhmijen se u mërzitet elektorati.
-Nejse, dakord, se Fevziu në fshat nuk e shet se i vjen zor, por sidoqoftë mos e përhap këtë muhabet.
-Patjetër që nuk e hap, por të lutem bëj kujdes tek buxhetet e atyre bashkive që të thashë dhe të lutem se kam dhe unë problemet e mia, por mos më krahasoni me Fevziun se unë kam një personalitet timin. Unë nuk u vjedh të tjerëve dokumentet Doktor siç ka bërë ai me Luan Malltezin. Më vjen keq që po ta them këtë se e ke dhe krushk, por ai thjesht ka vjedhur librin e Luanit dhe bën dhe si i çuditur që ka dokumente të tilla. Se kur i botonte Luani e tallte, thoshte ja ka dhënë Saliu, tani ca gjëra duhet t’i themi. Tani unë ç’është e vërteta po të them t’i shkurtosh këto buxhete se kam hall se blejnë ‘Kurban’-in, por në fakt mund të blejnë dhe Fevzon, se në fakt ai i ka shërbyer Enverit me atë libër dhe këto bashkitë socialiste fiks atë libër duan, që dhe të jenë distancuar nga Enveri dhe ta adhurojnë.
-Mirë, dakord, mirë, e marr me mend, por shiko, ka një problem, nejse, s’ka rëndësi xhanëm, ti mos u ndje një herë. Nejse, merrem unë me atë punë. Se në fakt e ka tepruar, ke të drejtë d.m.th.
-Mirë, kaq kisha, të falënderoj, i tha Fahro.
-Të përshëndes, i tha Doktori. Prit, prit, cilat bashki më the të heq dhe një herë se i harrova… dhe mos i ngatërroj.
-Po hiqi të tëra përveç Tiranës se i kemi humbur, tha Fahriu. S’ke pse ngatërrohesh.
Mero je i papare, ndersa Fahro i palare, pavaresisht se vishet me Louis Vuitton. O Zot, kur u bene keta fshataret!!!
Mero je i papare ndersa Fahro i palare!
Mero eshte e sakte jo shaka, shkova ne nje dasme ne Moker tek fshati i Fariut si hengrem e pime mire eshte logjike qe do te shkosh ne wc si mbarova pune sheko reth e rotull per leter higjenike hic me vene syte ne nje qoshe te varur nje liber e shikoj libri i Faros per Nexhmien desha sdesha e fshiva menderen. Ne obor pyeta te zotin e shtepise pse e kishte varur ate ne wc me tha se nuk kemi lek te hame e jo te bleme leter higjenike, tani po presim librin e Fezos se eshte dhe i trashe do tia kalojme mire disa dit se ketej ne na i jep komuna falas.