Luli sqarohet nga Kunati për bizneset e Bashkisë

28 Nëntor 2011, 23:08Antena TEMA
Luli sqarohet nga Kunati për bizneset e Bashkisë

Luli ishte dhe në Panairin e Prodhimeve Vendase në Tiranë. I organizuar nga Bashkia për Ditën e Pavarësisë, Panairi u bë me urgjencë dhe nuk arritën dot të gjitha produktet që duhet të dilnin.

Luli bëri një shëtitje në tezga dhe pa që ishin shumë të varfra. E vetmja tezgë pak më serioze ishte ajo e Birra Tiranës ku shquhej nga larg ambasadori Wollfarth, që po shijonte birrën me disa qofte Tirane nga ato të Tymit.

Basha shkoi dhe u përshëndetën.

-Janë vendase, i tha Luli, e kemi organizuar për Festën e Pavarësisë….

-Gut, gut , i tha Ambasadori. Birra, mirë, qofte mirë, Demokracia mirë… Gut, gut.

Pastaj Luli vazhdoi më tej. Panairi ishte i varfër dhe kamerat nuk kishin çfarë të filmonin.

Luli i skuqur nga inati i bën shenjë Kunatit të afrohet.

-Ça keni bërë kështu, i tha, si s’keni thirrë ndonjë prodhim tamam, po vetëm qofte, gjizë, fërgesë, trahana dhe raki.

-Ça me bo mo burrë, i tha Kunati, janë tregtarë legena, nuk paguanin. Ua bëmë në fillim 2 mijë euro, thanë o shtrenjtë. U thoshte Odeta që keni me dalë foto me Lulin, rrudhnin buzët. I thoshte do dilni foto me ambasadorin e OSBE, vetëm i Tymit pranoi me pagu 1000. Të tjerët thoshin 500 euro dhe janë shumë. Janë legena, s’ia vle me i marrë në panaire të tilla.

-Po të kishit marrë ca kot, sa për kamera, i tha Luli.

-S’kupto ti nga këto punët e biznesit. Unë fola me motrën, me Odetën, e lame me nxjerrë një 50 mijëshe për festa se thamë të ikim javën tjetër në Hollandë. Me këta pisa as dhjetë mijë s’kemi nxjerrë. Kujt i plasi për prodhimet e këtyre njëherë, po hajt se ua ndreq unë. Ua kam marr adresat gjithë atyre që s’pranun me pagu, nesër u çoj tatimet, nesër i thashë shoferit tim që i kam marrë motrën drejtoreshë tek tatimet të nisë aksionin. I mbajti shënim dhe shoferi.

-Pse, kë ke emru drejtoreshë tek tatimet se s’më ke thënë fare, i tha Luli.

-Po atë motrën e shoferit të Aurelës o burrë.

-Ah, mirë, po më lajmëro dhe mua për këto punët që të mos ngelem gafil ndonjë ditë kur më pyesin. Tani ik se do vijë Doktori për vizitë dhe e ka tmerr po të pa këtu.

-Pse, akoma më di socialist ai, nuk i ke thënë ti që jam bë me PD?

-Jo, nuk e ka atje, po ka digju që je përzier shumë në punët e Bashkisë dhe i ka ikë truri, i është anku dhe Zeni i ka thënë na ngeli Bashkia në dorë të Kunatit të Lulit e ne të tjerët s’po bëjmë asnjë punë.

-Po ça të bëj unë mo burrë, ja do bëj këtë panairin në dhjetor. E kam vënë atë gocën që rri unë të merret me klientët, unë dhe Odeta po shikojmë ku të marrim këto kioskat me qera, do bllokojmë gjithë rrugën Murad Toptani nga Ministria e Brendshme deri tek Bar Kalaja. Prapë 3 mijë euro e kena vënë çmimin dhe hezitojnë.

-Ashtu ë? Po thuj do vijë Luli për vizitë tek kioska jote, do dalësh në foto…

-U kam thanë mo burrë, po thonë nuk dum me dalë në foto me të.

-Po thuj do vijë Doktori.

-U kam thënë, nuk thonë gjë se kanë frikë, po duket që s’duan. Thonë s’kemi 3 mijë euro.

-Po thuj mo burrë që do bëjmë një listë me ju që do vini në panair dhe s’do keni taksa një vit.

-U kam than mo burrë po s’duan se thonë s’kemi ça reklamojmë.

-Po pse s’i thu një herë Fevzos, të marrë ai një shtëpizë me qera dhe të japë libra me autograf se me atë rast mblidhen njerëz dhe shtohen klientela?

-I thashë mo burrë po as ai nuk pranoi, tha Kunati, se tha është Rruga e Toptanëve, s’do t’i paguj Bashës pare për rrugën time.

-Epo thuj që do merrni një vërtetim që jeni klient të Gitës, të shpëtojnë nga tatimet, i tha Luli. Se flas unë me Gitën.

-Kjo po, tha Kunati. Kështu mund të na ecë.

 

 

 

3 komente në “Luli sqarohet nga Kunati për bizneset e Bashkisë”

  1. Neorealizmi says:

    Birra mire, qofte mire, Demokracia mire, ….Gut, gut.

    1. Cfurku says:

      JEPINI EDHE KETIJ NDONJE VILE ANDEJ NGA pOGRADECI DHE BEHET EDHE KY NJESH ME DEMOKRACINE. KETA JANE HAJDUTE XHEPASH, KY ESHTE ME LEGENI MES TRESHES SE PLEHRAVE TE AMBASADAVE.

    2. Arberia says:

      Birra Luan Bregasit mire,birra e Irfan Hysenbelliut mire.qofte gut.
      Pune plerash dava.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje