Taqi kishte dalë në aeroport për të pritur Gorbaçovin. Ish- udhëheqësi sovjetik u shfaq tek dera e avionit i qeshur. Taqit i kishin thënë se duhet ta njohësh nga ajo vula që ka në lëkurën e kokës, por ai kishte vënë kapele dhe po të mos kishte bërë atë gjestin e udhëheqësit, nuk do ta kishte njohur. Gorbi hipi në makinë dhe një përkthyes e prezantoi me Taqin.
-Ky është bosi më i madh i naftës në Shqipëri, tha, d.m.th ai që të paguar udhëtimin.
-Gëzohem, i tha Gorbi. Kompaninë shtetërore ke marrë?
-Po, i tha Taqi.
-E kuptova nga honorari, tha Gorbi. Tani të më falësh po do të bëj ca pyetje për këta politikanët që do të takoj. Këta janë të rinj dhe unë nuk i njoh. Me sa mbaj mend nga zyra ime kur kam ikur nga pushteti, në Shqipëri ka pas dy njerëz të rëndësishëm, Ramiz Alia dhe Sali Berisha. Po tani kush është?
-Ramiz Alia ka një muaj që ka vdekur i tha Taqi, kurse Sali Berisha të pret në zyrë.
-Ou, shumë mirë, u keni dhënë zyrë ish- presidentëve, tha Gorbi. Atëherë në fillim dua të takoj këta politikanët në pension si puna ime.
-Po, nga këta ke Fatos Nanon, Rexhep Mejdanin dhe Alfred Moisiun, i tha Taqi. Ky i fundit ka mbaruar dhe në Bashkimin Sovjetik.
-Shumë mirë, tha Gorbaçovi. Kjo është gjë e mirë. E kemi pasur në rregullore që ata që studionin në Bashkimin Sovjetik në shkollat ushtarake ishin automatikisht pjesëtarë të KGB dhe kam hequr shumë derisa e hoqa atë ligj më 1990. Më bënë namin ata të KGB.
-Më vjen keq, i tha Taqi, Moisiun e kemi pasë kryetar të NATO para se të bëhej president.
Gorbi qeshi.
-E di, e di, dhe ne kemi pasur plot njerëz në NATO.
-Po Ramiz Alia kur vdiq? Më pat marrë inat që po ndryshoja kursin, por kur e zunë hallet vetë, më kërkoi ndihmë.
-Ka nja një muaj që ka vdekur, i tha Taqi. Thonë që ishte burrë i mirë, por s’kishte lek. Pinte kafe të lirë dhe ecte në këmbë. Një herë desh e shtypën këta bodigardët e mi, aty tek stadiumi Dinamo.
-Ah, mos harro, i tha Gorbi. Para se të shkojmë të takojmë Presidentin, kryeministrin dhe kryetaren e parlamentit, dua të takoj dhe Sali Berishën, se mbaj mend që kur unë ika nga politika, ai u bë president.
-Jo, jo, ai është kryeministër tani, por Nr.1, si i thonë rusisht, i tha Taqi.
-Si ka mundësi, tha Gorbi. Ai ka 20 vjet dhe akoma s’ka ikur?
-E do populli, tha Taqi. Ka bërë shumë për këtë vend. Ka pare. Është bos. Me një minutë mbaron punë. Të thotë ik tek studioja ligjore, rregullo letrat dhe vazhdo punë. Është njësh.
-D.m.th nga kjo histori unë dhe Jelcini paskemi dalë budallenj që e lamë vetë dhe ikëm, tha Gorbi. Ku juaji nuk ikërka.
-Është Njësh, dëgjo mua. Ka lek, e di sa lek ka apo jo? Ka lezet. Dhe kur del ka roje, ka bodigardë, mban antiplumb. Është shumë serioz. Jo si këta që ikin si lapangjoza rrugës me duar në xhepa.
-Ju me se merreni, pyeti dhe një herë Gorbi që e kishte humbur fillin nga fakti i ri…
-Me naftë, naftë, petrol, Azerbajxhani, Kazakistani, Lukoil. Naftë, naftë… dhe i tregoi një fotografi me një grua.
-Interesante, tha Gorbi, kjo gruaja më ngjason me gratë e këtyre sulltanëve të ish republikave sovjetike. Azere është…
-Jo, jo, zonjë e parë këtu, gruaja e Njëshit. E kam mike. Naftë, naftë, kjo ka fondacion për fëmijë, bëjmë lek, unë naftë…
-Qartë, qartë, tha Gorbi. Ngjaka si ato kukullat kineze, mu duk si nga ish- republikat tona lindore. Shumë mirë, shumë mirë. Një familje jemi. Akoma qenka Berisha d.m.th? Sa budallenj qenkemi treguar ne që ikëm.
hahahahhah e forte kjo
E forte fare.Po pse shkruani Taqi me q,dhe jo Taci?
tAQI I THOTE JOZI E CILA FLET SHQIPEN EPASTER
Pse o taqiii…edhe me gorbaçovin ke filluar ta krruash?
hahahahahaha
hahahahaha C`fare perralle kane thure tema , e lezecme
EKSTREMI PRODHON EKSTREME…LYPES DINJENJETOZ KY GORBI, por bamiresia e kesaj flliqesire siTACI TE LE TE FANTASOSH OSE ME SAKKTE TE NGERSH PYETJEN…PSE NUK NDIMON TE VARFERIT QE JAN TE SHUMTE NE SHQIPERI???? BESOJ SE DHE TACI NJE DIT DO PAGUJ,….