Berisha, leksione pushteti Gorbaçovit

1 Dhjetor 2011, 21:32Antena TEMA

Kishte kohë që flitej se Gorbaçov do të vinte në Tiranë për finalet e shahut, por askush nuk ja kishte vërshëllyer Taqit. Madje, vetëm pak ditë përpara fillimit të finaleve, bosi i naftës rimori presidencën e federatës, nga e cila e përzunë pa ia kursyer edhe paratë që ai kishte shpenzuar. Gjithsesi finalet u zhvilluan, pavarësisht shurdhërisë së shtetit, për një ngjarje nga më të mëdhatë që ka zhvilluar Shqipëria ndonjëherë në sport. Taqi kish premtuar se do të sillte Gorbaçovin për të dorëzuar trofeun dhe premtimin e mbajti, ashtu siç edhe bëri me Realin e Madridit. Edhe pse kishte kohë që një gjë e tillë përflitej, asnjë nga shteti nuk ia vuri veshin. Vetëm në ditën kur u shfaq në Rinas, ish sekretari i parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, të gjithë nxituan që të bëjnë foto.

Nuk kishte se si të mos i shpëtonte një gjë e tillë edhe kryeministrit Berisha. Pa shumë bujë, por me një dëshirë të madhe, Berisha i kërkoi takim Gorbaçovit në rezidencën e tij në plazh, larg vëmendjes së medias, por shumë i përzemërt.

– Harasho i madhi Gorbaçov!

– Harasho z. Berisha! Më vjen mirë që takohemi sërish bashkë. Ju vazhdoni të jeni akoma në pushtet?

-Patjetër. Ju u nxitut. Jo, u nxitut, s’kishit pse iknit. Jo, bëtë gabim.

-Epo thamë të vendosim rregulla të reja zoti Berisha, tha Gorbaçovi. Dhe unë u pendova kur pash ç’bëri Jelcini më pas që ia futi me top parlamentit.

-Ka bo mirë. Ndryshe nuk zgjidhej ajo situatë. Mu nuk më rezistoi shumë se e futa në burg në atë kohë. Aty rezistuan, me top do t’i binte. Ashtu veprohet.

-Po unë kisha keqkuptimet e mia për demokracinë zoti Berisha, i tha Gorbaçovi.

Berisha u ngrit nga tryeza e tij e punës dhe ju afrua Gorbit me një album në dorë.

– Ejani zoti Gorbaçov. I shikon ata të tre, njeh ndonjërin prej tyre, tha Berisha.

– Nuk e di, vitet kanë kaluar, unë jam plakur, nuk di ç’të them. Duken shumë të rinj për mua.

– 2 janë ish kryeministra, tjetri është presidenti në ikje…

– Si në ikje?

– Po, unë e vura në vitin 2007, dhe pasi zbulova që ishte një horr bulevardi që më tradhtonte dhe ushqehej te mensa e socialistëve, vendosa ta sakrifikoj. Në fakt më mirë mendova ta eliminoj. Ja ushqeva pasionin dhe tani ia kam marrë identitetin.

– Si ja ke marrë identitetin? Nuk e kuptoj?

– Dikur ju na mësonit të forconim luftën e klasave, të luftonim grupet armiqësore dhe forconim unitetin. Në partinë time imuniteti është thelbësor. Të gjithë miqtë dhe mbështetësit e tij ushqehen në pushtetin.

– Ju kuptoj, tha me qetësi Gorbaçov.

– Ai mjekroshi është Fatos Nano. Ky mbahej si më i mençuri i të gjithëve, shumë i pushtetshëm dhe i zoti, por i ç’thurur dhe pa ambicie. E lashë të kulloste ku deshi dhe si deshi, tani ja kam lidhur këmbët me recipetat e së shoqes. Kur do, bëhet lojtar dhe në fakt më duhet. Është shumë i rafinuar politikisht, sepse është më i miri që ka nxjerrë shkolla e Partisë së Punës dhe të gjithë socialistët e besojnë verbërisht. Me votat e tij jam në pushtet që nga viti 2005 dhe mund të qëndroj edhe për 25 vjet të tjera. I kam premtuar vendin e presidentit.

– Po ai që e ka kokën të zhytur mes jakave të xhaketës?

– Eh, ai është ushkuri që ma bëri dhuratë Nano. Ka qenë kryeministër në vitin 1999 dhe tani ushqehet me pushtetin tim. Është pak hamës, por arrij ta ngop sa herë që ma kërkon. Zgjuarsia e tij fillon te injoranca e dy të parëve. Pra, me pak fjalë më duhen më shumë muskujt e tij, tha Berisha duke u rikthyer sërish në tavolinën e tij të punës.

– Po me opozitën si ja bën, tha Gorbaçov që gëlltiti plot etje Vodkën që mbante në një gotë të kristaltë.

– Ju keni ardhur për kampionatin e shahut z. Gorbaçov dhe më lër të flas me këtë gjuhë. Imagjinoni një ndeshje shahu, ku kundërshtari juaj ka vetëm ushtarët, ndërsa figurat i mbaj unë.

– E keni fjalën për ata të 3 që folëm më përpara, pyeti plakushi që shikonte në si Berishën, që pohoi duke buzëqeshur.

– Po me Evropën si ja bëni?

– Ah, dikur ishim ne që kishim nevojë për ta, kurse sot ata janë të varur prej nesh. Herë i afrojmë e herë i largojmë. Të fortët i mbështesim, më të vegjlit i injorojmë. Evropa është si një varkë prej letre, që kur e shtyn në fillim në rrëkenë e ujit lëviz drejt, por kur i laget fundi anohet dhe rrezikon të përmbyset. Mua më pëlqen të qëndroj aty në fund, e mundësisht të lagem shpejt, më kupton?

– Po Ramiz Alia si vdiq?

– Si të gjithë komunistët. Të them të vërtetën, jo më dëgjo, nuk desha ta bëja si me të tjerët, por e lashë të vdiste natyrshëm. Kam frikë se ka vdekur nga marazi. Sigurisht nderimet ja bënë komunistët.

– Çfarë shkolle keni bërë ju zoti Berisha, sepse unë u bëra 80-vjeç dhe nuk kam parë e dëgjuar njeri me një pushtet të tillë?

– Shkollën e Partisë, tha Berisha duke qeshur. Po natyrisht mor zotni asgjë më shumë se ju, kupton apo jo? U rrita në Bllok me ideologjinë marksiste, por u ushqeva në perëndim me filozofinë kapitaliste. Përvetësova në perfeksion pushtetshmërinë e Enver Hoxhës, ndërsa frymëzimin e gjeja te liria që bota perëndimore të ofron. Kam marrë pak nga të gjitha.

– Si Stalini, tha Gorbaçov.

– Eh…

– Po Enver Hoxha si ka qenë, më kanë thënë se keni qenë mjek i tij dhe e keni njohur?

– Ka qenë burrë mizor, dhe kursimtar. Kurrë nuk ta jepte dorën. Një vit resht jam sjell rrotull, çfarë s’kam sajuar dhe s’ma ka dhënë dorën. Një herë ma dha dhe një javë nuk bëra dush se nuk doja me prishë magjinë. Por ishte njeri mizor, zemërgur.

– E bukur, tha plakushi Gorbaçov. Vërtetë shumë e bukur. Eh, ikin vitet dhe tani një rus i rreshkur prej viteve i dorëzon kupën e botës një kinezeje të etur për sukses, në Shqipërinë ku mbretëron Sali Berisha!

– Faleminderit që patët kohë të më dëgjoni z. Gorbaçov, tha Berisha që përcolli me shumë përzemërsi plakushin Gorbaçov.

 

8 komente në “Berisha, leksione pushteti Gorbaçovit”

  1. Vlora says:

    ti ben humor dhe ben shum mir o mero baze……………….
    po kjo eshte per te uleritur na iken 20 vjet nga jeta duke u mar me kete monster………
    denimin qe i japim ketij njeriu eshte : e marte nga bytha dhe e ngrente ne goje………

  2. Lenci says:

    Bukur e ka thene plako. Nje rus, nje kineze dhe nje shqiptar, 3 ish vende kmuniste. Ndryshimi i madh eshte se ai rus ka pranuar ndryshimin, Kina qe rritet ne menyre progresive dhe ne qe mbeti te izoluar nga i njejti diktator

  3. Zhodri says:

    Po normal qe ka bo shkollen e partise se ku msoi ky maloku atje me dhit apo me ate kalin e xhajes.e sterviti enveri e boni si vetja dhe po a bo tani tgjitheve.i doli huq me ket Gorbacovin se nuk ja vari shume

  4. gentiD says:

    hahahaha e papame plako, shume e shfrenume fantazia hallal

  5. ALDRI says:

    o sa bukur qenka kjo?Shume,bravo e paske qa fare.Kjo esht 1 nga me te bukurat qe kam lexu deri tani.shume shume e bukur

  6. nito says:

    humori eshte vrtet shum I holle po ai Berisha duhet larguar sa me pare se na e ka marr peng vedin dhe jeten.
    Bravo Mero baze per batutat dhe humorin po duhen dhe shume si puna jote qe tja tregojn vendin ketij diktatori qe nuk paska te ngopur

  7. Komuna Parisit says:

    o kush sha komunistet,koministi me i modh nplanet. po zbi rrufeja nhale me e shujt me gjith rracen e qelbet

    1. tiku says:

      rrufeja nuk bi pplako po osh populli qe duhet me e heq ket kerme

      bravo merio per batutat e ke gjet perfekt biseden

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje